• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Me kristale e diamante, del në ankand veza e rrallë Fabergé, vlerësohet mbi 26 milionë dollarë

Editor Nga Editor
1 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Me kristale e diamante, del në ankand veza e rrallë Fabergé, vlerësohet mbi 26 milionë dollarë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një vezë e rrallë Fabergé prej kristali dhe diamanti, e krijuar për familjen perandorake ruse para revolucionit të vitit 1917, pritet të dalë në ankand me një vlerësim mbi 26 milionë dollarë.

Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, Veza e Dimrit është një nga shtatë vezët më të çmuara Fabergé që ndodhen ende në duart e koleksionistëve privatë. Ankandi do të mbahet të martën në Londër. Objekti i rrallë, rreth 10 centimetra i lartë, është punuar nga kristal i gdhendur hollë dhe i dekoruar me motive platin të ngjashme me flokët e dëborës, si dhe me rreth 4,500 diamantë të vegjël. Në brendësi të saj ndodhet një shportë e vogël me lule prej kuarci që simbolizojnë ardhjen e pranverës.

Margo Oganesian nga Christie’s e ka cilësuar Vezen e Dimrit si një vepër të jashtëzakonshme arti, madje “Mona Lizën e artit dekorativ”.

Veza është njëra nga dy krijimet e Alma Phil, realizuar me porosi të carit Nikolas II si dhuratë Pashkësh për nënën e tij, Maria Feodorovna, në vitin 1913. Veza tjetër e Phil ndodhet në koleksionin e familjes mbretërore britanike. Në total, Peter Carl Fabergé dhe kompania e tij prodhuan më shumë se 50 vezë për familjen perandorake ruse nga viti 1885 deri më 1917, secila unike dhe me një surprizë të fshehur brenda. Tradita nisi me carin Aleksandri III, i cili i dhuronte çdo Pashkë një vezë bashkëshortes së tij, dhe vazhdoi me Nikolasin II, që ua dhuronte nënës dhe gruas.

Familja Romanov sundoi Rusinë për tre shekuj, derisa u rrëzua nga revolucioni i vitit 1917. Cara Nikolas II dhe familja e tij u ekzekutuan një vit më vonë.

Pas revolucionit, Veza e Dimrit u ble për vetëm 450 paund nga një qytetar londinez në vitet 1920 dhe për shumë vite kaloi nga një koleksionist te tjetri. Gati për dy dekada ajo konsiderohej e humbur, derisa u rishfaq në vitin 1994 dhe u shit për 7 milionë franga zvicerane. Në vitin 2002 u rivlerësua dhe u shit sërish, këtë herë për 9.6 milionë dollarë.

Tani, ekspertët e ankandeve parashikojnë se ajo mund të kapërcejë rekordin prej 18.5 milionë dollarësh, të vendosur në vitin 2017 nga shitja e një vezë tjetër Fabergé të krijuar për familjen Rothschild.

Nga rreth 50 vezët perandorake Fabergé, besohet se 43 kanë mbijetuar dhe shumica ndodhen sot në muze. /Skyweb.al

Etiketat: ankandveze
Artikulli para

Shqipëria, ndër vendet me normën më të ulët të abortit në botë

Artikulli pas

Asnjë rrogë nën 80 mijë lekë: Tatimet vendosin dysheme pagash në ndërtim, sa e ka secila kategori

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Plas” në Kukës, ish-kryetari i Bashkisë Granit Gjana çon “në gjyq” Albert Halilajn për tenderin e kompjuterave
Ekonomi

“Plas” në Kukës, ish-kryetari i Bashkisë Granit Gjana çon “në gjyq” Albert Halilajn për tenderin e kompjuterave

10 Mars, 2026
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Ekonomi

Kursi i këmbimit/ Euro mbetet në nivelet më të ulëta, shënon rënie edhe dollari

10 Mars, 2026
Banka Botërore: Në Shqipëri, talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë
Ekonomi

Banka Botërore: Në Shqipëri, talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

10 Mars, 2026
Kushte skllavëruese, motoristët e Wolt nisin protestat: Edhe pajisjet po i blejmë vetë tani
Ekonomi

Kushte skllavëruese, motoristët e Wolt nisin protestat: Edhe pajisjet po i blejmë vetë tani

10 Mars, 2026
Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike
Ekonomi

Ekonomistët paralajmërojnë pasoja të mëdha globale nga rritja e fortë e çmimit të naftës

10 Mars, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë
Ekonomi

Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

10 Mars, 2026
Artikulli pas
Tkurren industria dhe sektori i energjisë, ekonominë e mban ndërtimi

Asnjë rrogë nën 80 mijë lekë: Tatimet vendosin dysheme pagash në ndërtim, sa e ka secila kategori

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Central Lux Apartaments, mashtruesi në mes të Prishtinës! Lë turistët jashtë pasi konfirmon Booking
Turizëm

Central Lux Apartaments, mashtruesi në mes të Prishtinës! Lë turistët jashtë pasi konfirmon Booking

Nga SkyWeb
29 Dhjetor, 2025
0

Një qytetar denoncon publikisht një rast të rëndë mashtrimi përmes platformës Booking.com, që përfundoi me prishjen totale të udhëtimit dhe...

Lexo të plotë
Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

4 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Turistët “pushtojnë” qytetin historik të Beratit

“Travel and Tour World”: Turistët “pushtojnë” qytetin historik të Beratit

26 Nëntor, 2025
Kamza, ndërtimi (dhe dështimi) i një “Dëshire Kolektive”

Kamza, ndërtimi (dhe dështimi) i një “Dëshire Kolektive”

23 Shkurt, 2026
Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

27 Maj, 2025

Të Fundit

Mercedes Benz tani fluturon, kompania prezanton helikopterin 10 milionë eurosh

Mercedes Benz tani fluturon, kompania prezanton helikopterin 10 milionë eurosh

10 Mars, 2026
“Plas” në Kukës, ish-kryetari i Bashkisë Granit Gjana çon “në gjyq” Albert Halilajn për tenderin e kompjuterave

“Plas” në Kukës, ish-kryetari i Bashkisë Granit Gjana çon “në gjyq” Albert Halilajn për tenderin e kompjuterave

10 Mars, 2026
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Kursi i këmbimit/ Euro mbetet në nivelet më të ulëta, shënon rënie edhe dollari

10 Mars, 2026
Banka Botërore: Në Shqipëri, talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

Banka Botërore: Në Shqipëri, talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

10 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr