• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Shqipëria, ndër vendet me normën më të ulët të abortit në botë

Editor Nga Editor
1 Dhjetor, 2025
në Shëndet
A A
Shqipëria, ndër vendet me normën më të ulët të abortit në botë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sipas të dhënave më të fundit të Guttmacher Institute, Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të ulët të abortit në botë, me vetëm 1.2 raste për 1,000 gra. Me këtë rezultat, vendi pozicionohet i dyti në nivel global, menjëherë pas Algjerisë, e cila kryeson listën me 0.4 raste për 1,000 gra.

Krahasimi ndërkombëtar tregon se Shqipëria qëndron ndjeshëm përpara shumë vendeve evropiane dhe botërore, një tregues që lidhet me kombinimin e faktorëve socialë, kulturorë dhe politikave në fushën e shëndetit riprodhues.

Raporti thekson se shkalla e shtatzënive të padëshiruara në Shqipëri u ul me 86% në periudhën 1990–1994 krahasuar me vitet 2015–2019, ndërsa norma e aborteve ra me 88%. Po ashtu, përqindja e shtatzënive të padëshiruara që përfunduan me abort zbriti nga 68% në 59%.

Në rajon, shifrat janë dukshëm më të larta: Turqia dhe Kroacia raportojnë nga 2.7 raste për 1,000 gra, ndërsa Lituania 4.3 dhe Sllovakia 4.4. Serbia (4.8) dhe Italia (4.9) po ashtu qëndrojnë mbi mesataren shqiptare.

Edhe vendet e Evropës Perëndimore shënojnë norma më të larta: Gjermania 5.4, Portugalia 5.6, ndërsa Spanja dhe Holanda arrijnë në 7–7.5 raste për 1,000 gra. Jashtë kontinentit, norma mbetet e moderuar në Singapor (5) dhe Japoni (5.1), por sërish dukshëm më e lartë se ajo e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, disa vende të botës regjistrojnë nivele tejet të larta. Groenlanda kryeson me 84.7 raste, e ndjekur nga Vietnami me 64. Në Amerikën Latine, Kuba ka 55, Argjentina 33, Brazili 32, dhe Meksika 31. Në Afrikë, Nigeria dhe Afrika e Jugut raportojnë 30–33 raste, ndërsa në Azinë Jugore India ka 48 dhe Pakistani 43.

Edhe vendet e zhvilluara paraqesin norma dukshëm më të larta se Shqipëria: SHBA (14.4), Franca (15.7), Australia (16) dhe Mbretëria e Bashkuar (20.6). Në Azi, Koreja e Jugut arrin 21 raste, ndërsa Indonezia 25. Në vende si Peruja dhe Kenia, normat shkojnë deri në 42–43 raste për 1,000 gra.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, norma të ulëta aborti lidhen shpesh me edukimin seksual efektiv, qasjen e gjerë në kontracepsion të sigurt dhe politika shtetërore që synojnë parandalimin e shtatzënive të padëshiruara. Faktorë kulturorë dhe ekonomikë po ashtu luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e këtyre treguesve.

Etiketat: abortetshqiperia
Artikulli para

Airbus teston në Francë kontrollorët e parë ajror AI

Artikulli pas

Me kristale e diamante, del në ankand veza e rrallë Fabergé, vlerësohet mbi 26 milionë dollarë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë
Shëndet

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru
Shëndet

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

20 Tetor, 2026
A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po
Shëndet

A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po

20 Tetor, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin
Shëndet

Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin

20 Tetor, 2026
Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës
Shëndet

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

19 Tetor, 2026
A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese
Shëndet

A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Me kristale e diamante, del në ankand veza e rrallë Fabergé, vlerësohet mbi 26 milionë dollarë

Me kristale e diamante, del në ankand veza e rrallë Fabergé, vlerësohet mbi 26 milionë dollarë

Të Përzgjedhura

LISTA/ Cilësia e jetesës, Shqipëria e fundit në Europë, më keq se vendet në luftë si Ukraina
Aktualitet

LISTA/ Cilësia e jetesës, Shqipëria e fundit në Europë, më keq se vendet në luftë si Ukraina

Nga SkyWeb
26 Qershor, 2025
0

Shqipëria renditet në vendin e 77 në botë për cilësinë e jetesës sipas raportit të fundit të publikuar nga platforma...

Lexo të plotë
Spiropali në kafe pranë Parlamentit, takimi i saj me personazhin Indrit Aliu Kolleshi që po “çmend” socialistët pas thirrjes për reflektim ndaj protestave

“Maxhorancës i duhet vetëpastrim” dhe një sqarim i nevojshëm nga Elisa Spiropali për takimin me një personazh si Indrit Aliu Kolleshi

4 Korrik, 2026
Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës

Përplasja në Aeroportin e Vlorës, gjykata i heq Pacollit të drejtën e votës

28 Tetor, 2025
“Leskoviku, destinacion i ri”, Travel and Tour World: Ka verë të mirë dhe “spa natyrale”

“Leskoviku, destinacion i ri”, Travel and Tour World: Ka verë të mirë dhe “spa natyrale”

10 Shtator, 2025
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Nis shqyrtimi i hartave kadastrale në Vlorë, çfarë duhet të dini

5 Tetor, 2026

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr