• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Ekspertët paralajmërojnë rreziqe nga injektimet estetike në fytyrë

Editor Nga Editor
3 Dhjetor, 2025
në Kryesore, Shëndet
A A
0
Ekspertët paralajmërojnë rreziqe nga injektimet estetike në fytyrë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Personat që kryejnë procedura estetike me injeksione në fytyrë duhet të jenë të vetëdijshëm për një rrezik serioz që lidhet me bllokimin e arterieve, i cili mund të çojë në nekrozë të lëkurës apo edhe verbëri, njofton BBC. Paralajmërimi vjen pas një studimi të ri ku specialistët përdorën ultratinguj për të analizuar 100 raste të injeksioneve mbushëse që nuk kishin rezultuar siç duhej.

Tani klinikave u rekomandohet të përdorin ultratinguj para aplikimit të mbushësve dermalë, me qëllim shmangien e dëmtimit të enëve të gjakut në zonat e rrezikshme të fytyrës.

Sipas Dr. Rosa Sigrist, e cila udhëhoqi kërkimin, rastet e “bllokimit vaskular” — kur mbushësi injektohet në ose pranë një ene gjaku — janë të rralla, por potencialisht shkatërruese. Nëse nuk trajtohen me kohë, ato mund të shkaktojnë vdekje të indeve dhe deformime të fytyrës.

Mbushësit dermalë përdoren zakonisht për reduktimin e rrudhave dhe rinovimin e lëkurës, si dhe për formësimin e hundës apo buzëve. Megjithatë, Dr. Sigrist thekson se zona rreth hundës është veçanërisht e ndjeshme, pasi enët e gjakut aty komunikojnë me struktura thelbësore të kokës. Dëmtimi i tyre mund të çojë në pasoja të rënda, përfshirë dëmtim të lëkurës, verbëri ose madje goditje në tru.

Studimi, i kryer në qendra të specializuara në Brazil, Kolumbi, Kili, Holandë dhe SHBA midis majit 2022 dhe prillit 2025, zbuloi se pothuajse gjysma e pacientëve kishin mungesë të rrjedhjes së gjakut në enët e vogla që lidhin arteriet sipërfaqësore me ato më të thella. Në një të tretën e rasteve u vu re mungesë rrjedhjeje edhe në arteriet kryesore.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e ultratingullit si para injektimit, ashtu edhe në rast komplikimesh, për të identifikuar saktë zonën e bllokimit dhe për të udhëhequr trajtimin. Sipas Dr. Sigrist, kjo qasje mundëson përdorimin e saktë dhe më të reduktuar të hialuronidazës, duke përmirësuar rezultatet e trajtimit.

Shoqata Britanike e Kirurgëve Plastikë Estetikë (BAAPS) njofton se, megjithëse ultratingulli po përdoret gjithnjë e më shumë në procedurat estetike, ai ende nuk konsiderohet standard i detyrueshëm. Sipas presidenteve të BAAPS, Nora Nugent, teknologjia po dëshmon vlerën e saj në identifikimin e enëve të gjakut para procedurave.

Ndërkohë, qeveria britanike po përgatit rregulla të reja, të cilat do të kufizojnë kryerjen e procedurave më të rrezikshme vetëm tek profesionistët shëndetësorë të kualifikuar.

Etiketat: injeksione
Artikulli para

TENDERËT/ Gjysma e AKSHI në SPAK, në qendër të hetimit Ermal Beqiri dhe “pronari faktik”

Artikulli pas

Komisioni Europian reagon ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama për fondet IPARD: Shqipëria, rast UNIK

Editor

Editor

Nga Kategoria

E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin
Shëndet

E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

22 Janar, 2026
Ataku në zemër, shenjat që i jep një javë para
Shëndet

Ataku në zemër, shenjat që i jep një javë para

22 Janar, 2026
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Aktualitet

Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

22 Janar, 2026
Ç’ndodh me trupin kur rritemi? Foshnjat lindin me më shumë kocka
Shëndet

Ç’ndodh me trupin kur rritemi? Foshnjat lindin me më shumë kocka

22 Janar, 2026
Çështja e “Ballukut” në GJK, Qeveria: Vendimi i GJKKO-së, në kundërshtim me Kushtetutën
Aktualitet

Çështja e “Ballukut” në GJK, Qeveria: Vendimi i GJKKO-së, në kundërshtim me Kushtetutën

22 Janar, 2026
25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë
Ekonomi

25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë

22 Janar, 2026
Artikulli pas
Komisioni Europian reagon ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama për fondet IPARD: Shqipëria, rast UNIK

Komisioni Europian reagon ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama për fondet IPARD: Shqipëria, rast UNIK

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ekspertët presin rënie të çmimit të apartamenteve duke nisur nga janari 2026
Ekonomi

Ekspertët presin rënie të çmimit të apartamenteve duke nisur nga janari 2026

Nga SkyWeb
27 Nëntor, 2025
0

Tregu i apartamenteve në Tiranë po hyn në një fazë pasigurie, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se duke nisur nga janari 2026...

Lexo të plotë
SKANDALI/ Kompania “FRUIT CO” importoi dhe iu serviri shqiptarëve 7 tonë pjeshkë dhe rrush me pesticide të ndaluara

SKANDALI/ Kompania “FRUIT CO” importoi dhe iu serviri shqiptarëve 7 tonë pjeshkë dhe rrush me pesticide të ndaluara

24 Tetor, 2025
BSH “fikson” në 2.5% normën bazë të interesit, Sejko thotë se kështu mbahet inflacioni nën kontroll

A quhet cënim i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë nëse SPAK heton Guvernatorin për SKANDALIN e mikrokredive?

13 Tetor, 2025
Wizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftojnë zgjerim të mëtejshëm për sezonin e verës 2026

Wizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftojnë zgjerim të mëtejshëm për sezonin e verës 2026

23 Dhjetor, 2025
Sejko zbaton strategjinë e Ramës për zhdukjen e CASH-it, i kërkon bankave lehtësimin e pagesave elektronike

Sejko zbaton strategjinë e Ramës për zhdukjen e CASH-it, i kërkon bankave lehtësimin e pagesave elektronike

22 Shtator, 2025

Të Fundit

Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës

Pasuritë që iu konfiskuan krimit/ Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?

22 Janar, 2026
NASA planifikon ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë

NASA planifikon ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë

22 Janar, 2026
E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

22 Janar, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit

Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit

22 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr