• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Taksa e re për pronën, Malaj: Në 2028 nis për ndërtesat, në 2030 për truallin

Editor Nga Editor
3 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
Taksa e re për pronën, Malaj: Në 2028 nis për ndërtesat, në 2030 për truallin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri publike për herë të parë afatet e zbatimit të taksës së re mbi pasuritë e paluajtshme, e cila pritet të kalojë në një fazë tranzitore deri në vitin 2026. Ai njoftoi se projektligji i ri për Taksën e Pasurisë është përfunduar dhe ka kaluar të gjitha fazat e konsultimit publik, ndërsa pritet t’i dërgohet shumë shpejt Këshillit të Ministrave për miratim.

Sipas tij, zbatimi i ligjit të ri do të nisë në vitin 2028 për ndërtesat, ndërsa në vitin 2030 për truallin.

Deklaratat u bënë gjatë eventit të mbylljes së projektit “ProTax Albania”, ku ministri theksoi rëndësinë e arritjeve të deritanishme dhe fazat e ardhshme të reformës.

“Sot, ne ndodhemi në një moment kyç. Kemi një sistem të ndërtuar dhe gati për t’u dorëzuar, një projektligj të hartuar sipas standardeve europiane, një bashkëpunim të konsoliduar me partnerët suedezë, dhe një vullnet të qartë institucional për të çuar përpara drejt fazës së fundit këtë reforme.”

Ai theksoi se deri në fund të vitit 2026 të gjitha bashkitë do të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale, çka përbën “parakushtin thelbësor për çdo hap të mëtejshëm”. Ndërkohë, në vitin 2027 do të realizohet vlerësimi kombëtar i pronave, ndërsa periudha 2026–2027 do të shërbejë si fazë tranzitore para hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

“Në vitin 2028 parashikohet futja e vlerësimeve të bazuara në treg për ndërtesat, si dhe përmirësimi i normave dhe lehtësimeve. Dhe në vitin 2030 do të nisë zbatimi i takës mbi tokën/truall, bazuar në një sistem të plotë të integruar dhe sipas standardeve europiane. Ky do të jetë edhe finalizimi i reformës.”

Malaj rikujtoi se hartimi i projektligjit të ri për Taksën e Pasurisë ka përfunduar, pas një procesi të gjatë konsultimi publik, dhe është gati të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave.

“Sot, ne si Ministri e Financave, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Suedeze për Zhvillim, përmbyllim një projekt tejet të rëndësishëm, siç është “ProTax Albania” e që ka të bëjë me reformën e Taksës së mbi Pronën. Ky projekt është i një rëndësie të veçantë dhe tërësisht në linjë me reformat që kjo qeveri po ndërmerr, edhe në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.”

Ai theksoi se objektivi i qeverisë është garantimi i një sistemi taksimi të drejtë dhe efikas për pronën, duke forcuar rolin e bashkive dhe duke krijuar një sistem të unifikuar sipas standardeve europiane.

“Zbatimi i një sistemi funksional, të unifikuar dhe sipas standardeve europiane edhe pse është një sfidë, është tërësisht i realizueshëm, ndaj dhe sot jemi këtu për të prezantuar rezultatet konkrete që kemi arritur.”

“Është e vërtetë që u deshën gati 7 vjet, pas një procesi shumë kompleks, që u vështirësua jo pak, për shkak të Tërmetit të vitit 2019, por edhe Pandemisë, për të arritur sot në këtë stad ku jemi.”

Ai nënvizoi se të ardhurat aktuale nga taksa e pronës arrijnë në rreth 0.3% të PBB-së, ndërkohë që vendet e rajonit mbledhin afërsisht 0.8%.

“Objektivi ynë është që ta çojmë peshën e kësaj takse në rreth 1% të PBB-së, në linjë edhe me standardet që kanë vendet e OECD-së. Ky objektiv është tërësisht i realizueshëm dhe ne kemi të gjithë potencialin e mundshëm për ta realizuar atë.”

Duke folur për pritshmëritë buxhetore, Malaj shtoi: “Natyrisht duhet një bashkëpunim akoma më i madh ndëristitucional me bashkitë dhe jo pa qëllim, për vitin 2026 parashikimi i të ardhurave nga taksa e pronës është në masën 10 miliardë ose rreth 100 milionë euro, një rritje prej rreth 1.4 miliardë lekë më shumë apo 14 milionë euro më shumë se sa në vitin 2025.”

Etiketat: Petrit Malajtaksa e prones
Artikulli para

Kapetanoviç hap Javën e CEFTA-s në Prishtinë, takim me Kurtin për nxitjen e tregut të përbashkët rajonal

Artikulli pas

”National Geographic”: Po kërkoni emocione? Provoni Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë!

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve
Ekonomi

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
”National Geographic”: Po kërkoni emocione? Provoni Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë!

”National Geographic”: Po kërkoni emocione? Provoni Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë!

Të Përzgjedhura

VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Skema Kombëtare 2026, shtyhet afati për fermerët: Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 11 shtator

Nga SkyWeb
31 Gusht, 2026
0

Fermerët e përzgjedhur në fazën e parë të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026 do të kenë më shumë...

Lexo të plotë
Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

21 Korrik, 2025
Pse restorantet preferojnë më shumë klientët “solo” se sa grupet

Pse restorantet preferojnë më shumë klientët “solo” se sa grupet

29 Shtator, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Shtohen kontrollet, fokusi te automjetet pa kolaudim dhe taksa të papaguara

7 Korrik, 2026
Gruaja zbulon tradhtinë e burrit gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergience

Gruaja zbulon tradhtinë e burrit gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergience

29 Shtator, 2025

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr