• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

EMRAT/ Goditet klani i fruta-perimeve, Konkurrenca: Caktuan çmimet

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për të mbushur barkun, arsimi, kultura dhe qejfi në FUND
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka goditur sot një skemë të koordinuar çmimesh në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve, duke gjobitur gjashtë ndërmarrje që operojnë në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Vendimi erdhi pas një hetimi të thelluar gati dyvjeçar, gjatë të cilit u monitoruan praktikat e tregtimit dhe u kryen analiza të detajuara të çmimeve dhe marzheve të fitimit.

Komisioni i Konkurrencës konstatoi se Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi (PF), Besim Thaqi (PF), Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK kishin bashkërenduar çmimet e blerjes së produkteve gjatë sezonalitetit, duke diktuar çmimet ndaj fermerëve dhe duke aplikuar marzhe fitimi të pajustifikuara, që në disa raste arrinin deri në 115 për qind.

Autoriteti e cilësoi këtë sjellje si marrëveshje të ndaluar dhe shkelje të rëndë të ligjit për konkurrencën, duke vendosur gjoba që arrijnë deri në 0.15 për qind të xhiros vjetore.

Gjetjet e hetimit treguan se disa grumbullues, falë fuqisë së tyre në treg, krijonin situata ku fermerët nuk kishin mundësi negociimi. Ata përballeshin me çmime të diktuara, varësi nga pak blerës, presione për ulje çmimesh dhe shlyerje të vonuara, një realitet që deformonte konkurrencën dhe dëmtonte prodhuesit vendas.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se vendimi përbën një ndërhyrje strukturore me impakt të drejtpërdrejtë në zinxhirin ushqimor, duke synuar të forcojë pozitat e fermerëve dhe të krijojë kushte më të drejta tregu. Sipas institucionit, efekti i vendimit shtrihet në gjithë tregun kombëtar, pasi vendos standarde të qarta për transparencën e çmimeve dhe disiplinimin e praktikave të grumbulluesve.

Komisioni ka urdhëruar gjithashtu ndërmarrjet e gjobitura që të afishojnë çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë dhe të jenë nën monitorim për një vit. Kjo masë ka për qëllim të rrisë transparencën dhe të garantojë sjellje më të ndershme në treg.

Paralelisht, Autoriteti i Konkurrencës ka adresuar një paketë rekomandimesh për Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Bujqësisë, ku përfshihen reduktimi i informalitetit në zinxhirin e tregtimit, krijimi i një kuadri të ri ligjor sipas standardeve të BE-së, ngritja e një platforme kombëtare online të çmimeve (bursë agro-ushqimore), vendosja e kontratave të detyrueshme dhe transpozimi i Direktivës së BE-së për praktikat tregtare të padrejta.

Sipas Autoritetit, këto masa janë të nevojshme për të garantuar një treg më të drejtë, më transparent dhe më funksional për fermerët, të cilët shpesh mbeten kategoria më e pambrojtur në zinxhirin agro–ushqimor. /skyweb.al

Etiketat: cmimetfrutaperimet
Artikulli para

SPAK po ndjek gjurmët e parave të AKSHI-t, komunikimet çojnë te një kullë në Tiranë

Artikulli pas

Kosova blen sistemet amerikane të artilerisë HUMVEE Hawkeye

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor, Dollari rritet, Euro “ngec”

17 Dhjetor, 2025
Merr udhë ndërtimi i Park Sol Energy, pronë e dyshes Xhindoli-Buzi në kullotat e banorëve të Nivicës në Sarandë
Ekonomi

Merr udhë ndërtimi i Park Sol Energy, pronë e dyshes Xhindoli-Buzi në kullotat e banorëve të Nivicës në Sarandë

17 Dhjetor, 2025
Çmimi i naftës rritet pas tensioneve mes SHBA-së dhe Venezuelës
Ekonomi

Çmimi i naftës rritet pas tensioneve mes SHBA-së dhe Venezuelës

17 Dhjetor, 2025
Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie
Ekonomi

Tatimet nisin kontrollet te kompanitë e ndërtimit, në sitë pagat e punonjësve dhe shitjet

17 Dhjetor, 2025
Euro vazhdon rënien, prek një tjetër minimum të ri historik
Ekonomi

Euro vazhdon rënien, prek një tjetër minimum të ri historik

16 Dhjetor, 2025
EUROSTAT thotë se 1 milionë shqiptarë ikën nga vendi gjate 16 viteve të fundit
Ekonomi

RAPORTI/ Gati gjysma e valës së emigrantëve shqiptarë gjatë 2014-2020 janë kthyer, REMITANCAT e ardhura kryesore për familjet

16 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
Kosova blen sistemet amerikane të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Kosova blen sistemet amerikane të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga kamarierë, te juristë e inxhinierë, mjbi 6 mijë vende të lira pune në vend
Aktualitet

Nga kamarierë, te juristë e inxhinierë, mjbi 6 mijë vende të lira pune në vend

Nga Editor
14 Tetor, 2025
0

Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë...

Lexo të plotë
Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik

Turistët shpezuan 4.4 miliardë euro në nëntë muaj në Shqipëri

11 Dhjetor, 2025
Danimarka do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç

Danimarka do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç

8 Tetor, 2025
Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

9 Korrik, 2025
Pse po shtohen rastet e kancerit të tiroides në të gjithë botën?

Pse po shtohen rastet e kancerit të tiroides në të gjithë botën?

1 Dhjetor, 2025

Të Fundit

“Generation Voyage”: Shqipëria, destinacioni turistik mesdhetar me thesare dhe histori të pasur

“Generation Voyage”: Shqipëria, destinacioni turistik mesdhetar me thesare dhe histori të pasur

17 Dhjetor, 2025
Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%

Rritet me gati 40% numri i turistëve që vizituan Shqipërinë në tetor

17 Dhjetor, 2025
Kosova blen sistemet amerikane të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Kosova blen sistemet amerikane të artilerisë HUMVEE Hawkeye

17 Dhjetor, 2025
Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për të mbushur barkun, arsimi, kultura dhe qejfi në FUND

EMRAT/ Goditet klani i fruta-perimeve, Konkurrenca: Caktuan çmimet

17 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr