• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqiptarët rrezikojnë të mbeten pa karburante! Importuesit e naftës, letër qeverisë pas vendimit të Bordit: Çmimet nën kosto, ndërpresim shitjen me shumicë

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vendimi i fundit i Bordit të Transparencës për uljen e çmimeve të karburanteve ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kompanive importuese, të cilat paralajmërojnë pasoja të forta në furnizimin e tregut.

Pas vendimit të datës 26 mars 2026, çmimi me pakicë i naftës u ul në 203 lekë për litër nga 214 lekë, ndërsa benzina në 175 lekë nga 199 lekë. Në të njëjtën kohë, çmimet me shumicë u fiksuan në 191 lekë për litër për naftën dhe 163 lekë për litër për benzinën.

Në reagimin e tyre zyrtar drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, importuesit e mëdhenj të karburanteve paralajmërojnë se këto çmime janë nën kosto dhe rrezikojnë të shkaktojnë humbje të konsiderueshme financiare.

Për këtë arsye, ata njoftojnë se janë të detyruar të marrin masa të përkohshme, duke përfshirë pezullimin dhe kufizimin e shitjes me shumicë të naftës dhe benzinës, si dhe frenimin e procesit të zhdoganimit të karburanteve në Porto Romano deri në një moment të dytë.

Kompanitë argumentojnë se metodologjia e përllogaritjes së çmimeve është e vjetëruar dhe bazohet në formulën e vitit 2022, e cila nuk reflekton kushtet aktuale të tregut dhe kontratat që ato kanë në fuqi me furnitorët.

Të dhënat e tregut ndërkombëtar tregojnë se më 26 mars 2026, nafta u mbyll në nivelin 1,402.5 dollarë për ton, me një rritje prej 134.75 dollarë, ndërsa benzina në 1,037.25 dollarë për ton, me një rritje prej 49.25 dollarë.

Duke përfshirë premiot aktuale, kostot reale rezultojnë 206.2 lekë për litër për naftën dhe 169.7 lekë për litër për benzinën.

Sipas importuesve, çmimet e shitjes me shumicë, edhe me një marzh minimal prej 3 lekësh për litër, duhet të ishin 209.2 lekë për naftën dhe 172.7 lekë për benzinën.

Kjo krijon një diferencë të konsiderueshme me çmimet e vendosura nga Bordi, konkretisht 18.2 lekë për litër për naftën dhe 9.7 lekë për litër për benzinën.

Në këto kushte, kompanitë kërkojnë mbledhjen urgjente të Bordit të Transparencës për rishikimin e çmimeve dhe metodologjisë së përllogaritjes.

Ata propozojnë që çmimi të bazohet në kushtet CIF Med, me premium prej +50 dollarë për ton për gazoilin dhe +75 dollarë për ton për benzinën.

Gjithashtu, kërkohet rishikimi i marzheve bruto, duke propozuar që për gazoilin të jetë +3.5 lekë për litër në shumicë dhe +15 lekë në pakicë, ndërsa për benzinën +4.5 lekë për litër në shumicë dhe +16 lekë në pakicë. /skyweb.al

Artikulli para

Rikthehet dimri në pranverë, bora zbardh malet: Si pritet të jetë moti në vijim

Artikulli pas

Të rinjtë më problematikët në rrugë, shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura
Ekonomi

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania
Ekonomi

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit
Aktualitet

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
Aktualitet

KE nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë dhe vendet e rajonit

10 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

10 Nëntor, 2026
Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve
Aktualitet

Rënia e lindjeve nuk ndalet, arrijnë në minimumin historik në tremujorin e tretë të 2026

10 Nëntor, 2026
Artikulli pas
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë më problematikët në rrugë, shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve

Të Përzgjedhura

Kompania ajrore kineze thyen rekordin, nis fluturimin më të gjatë në botë
Aviacion

Kompania ajrore kineze thyen rekordin, nis fluturimin më të gjatë në botë

Nga Editor
4 Dhjetor, 2025
0

China Eastern Airlines ka nisur fluturimin më të gjatë direkt në botë, duke vendosur një rekord të ri në udhëtimet...

Lexo të plotë
Kolaps në transportin publik të Prishtinës, pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të autobusëve

Kolaps në transportin publik të Prishtinës, pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të autobusëve

24 Nëntor, 2025
Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik

Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik

3 Shkurt, 2026
Kushte skllavëruese, motoristët e Wolt nisin protestat: Edhe pajisjet po i blejmë vetë tani

Kushte skllavëruese, motoristët e Wolt nisin protestat: Edhe pajisjet po i blejmë vetë tani

10 Mars, 2026
Me 3.3 miliardë dollarë, Rupert Murdoch nxjerr nga trashëgimia familjarët e tjerë dhe ia trashëgon djalit perandorinë mediatike

Me 3.3 miliardë dollarë, Rupert Murdoch nxjerr nga trashëgimia familjarët e tjerë dhe ia trashëgon djalit perandorinë mediatike

9 Shtator, 2025

Të Fundit

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

10 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr