• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
0
LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Projektligji i ri për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit, i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Brendshme, shënon një ndryshim të thellë në mënyrën se si do të ushtrohet kontrolli ndaj ndërtimeve të kundërligjshme.

Pas ndryshimeve të vitit 2024 dhe ndërhyrjes me Aktin Normativ të tetorit 2025, qeveria propozon një model të ri që zhvendos peshën e inspektimit nga niveli vendor drejt një strukture të centralizuar me shtrirje rajonale.

Thelbi i projektligjit është heqja e rolit të bashkive si institucione inspektuese dhe konsolidimi i kompetencave në një strukturë të vetme qendrore. Inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit suprimohen, ndërsa sistemi dy-nivelësh zëvendësohet me një zinxhir unik vendimmarrjeje dhe ekzekutimi.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zëvendësohet nga një inspektorat i ri qendror që bashkon nën një ombrellë të vetme territorin, mjedisin dhe pyjet, me drejtori rajonale dhe zyra vendore, por me komandë të përqendruar në qendër.

Projektligji heq gjithashtu filtrat vendorë në procesin e ankimit administrativ. Vendimet e inspektimit nuk do të kalojnë më për shqyrtim në komisionet pranë njësive vendore, por do të trajtohen vetëm në nivel qendror, duke reduktuar hallkat ndërmjetëse.

Në të njëjtën kohë, ruhet parimi i vendosur më herët që ankimi nuk pezullon zbatimin e vendimit, çka e bën ndërhyrjen inspektuese të menjëhershme.

Një tjetër ndryshim lidhet me statusin e inspektorëve, ku hiqet parashikimi për të drejtën e pajisjes me armë, e cila ishte përfshirë në versionin e ligjit të vitit 2024. Kjo tregon një rishikim të rolit dhe funksionit të strukturës inspektuese në raport me mjetet e ndërhyrjes.

Në praktikë, nëse projektligji miratohet, inspektimi i territorit do të ushtrohet nga një autoritet i vetëm qendror, ndërsa bashkitë kalojnë në një rol të kufizuar dhe jo inspektues.

Vendimmarrja, koordinimi dhe mbikëqyrja konsolidohen në një strukturë të centralizuar, duke shënuar një kthesë të qartë nga modeli vendor drejt kontrollit të përqendruar shtetëror mbi territorin. /skyweb.al

Artikulli para

Eurostat: Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali

Artikulli pas

Ceremonia e diplomimit të studentëve të KPGJT, investim në arsimin profesional dhe të ardhmen e të rinjve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private
Ekonomi

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Ceremonia e diplomimit të studentëve të KPGJT, investim në arsimin profesional dhe të ardhmen e të rinjve

Ceremonia e diplomimit të studentëve të KPGJT, investim në arsimin profesional dhe të ardhmen e të rinjve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama për përmbytjet: Kjo situatë po ndodh edhe në Greqi e Itali, pse nuk shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme
Aktualitet

Rama për përmbytjet: Kjo situatë po ndodh edhe në Greqi e Itali, pse nuk shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme

Nga SkyWeb
9 Janar, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile për të analizuar situatën e përmbytjeve të shkaktuara...

Lexo të plotë
Gjermania prezanton tankun e ri “Leopard”, ku do pozicionohet

Gjermania prezanton tankun e ri “Leopard”, ku do pozicionohet

27 Nëntor, 2025
Njihuni me robotin infermier

Njihuni me robotin infermier

16 Shtator, 2025
Rritet ndjeshëm numri i indianëve që punojnë në Shqipëri, po ashtu edhe i filipinasve

Rritet ndjeshëm numri i indianëve që punojnë në Shqipëri, po ashtu edhe i filipinasve

27 Gusht, 2025
SPAK shton një tjetër akuzë ndaj Berishës

SPAK shton një tjetër akuzë ndaj Berishës

5 Janar, 2026

Të Fundit

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr