• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama për përmbytjet: Kjo situatë po ndodh edhe në Greqi e Itali, pse nuk shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Janar, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rama për përmbytjet: Kjo situatë po ndodh edhe në Greqi e Itali, pse nuk shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile për të analizuar situatën e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit, duke theksuar se fenomeni nuk është i izoluar vetëm në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se e njëjta situatë e rënduar po ndodh edhe në vende të tjera të rajonit dhe Europës, përfshirë Greqinë dhe Italinë, duke ngritur pyetjen nëse edhe këto vende duhet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Sipas tij, përballë një moti ekstrem, reagimi duhet të jetë i matur dhe i fokusuar te ndihma konkrete për qytetarët.

Kryeministri theksoi se në situata të tilla nuk ka vend për kërkim fajtorësh apo teori, por për solidaritet dhe bashkim forcash. Ai nënvizoi se ndryshimet klimatike po sjellin jo vetëm vera më të nxehta, por edhe reshje më intensive, përmbytje, thatësira dhe zjarre më të shpeshta, duke e cilësuar këtë si realitetin e ri klimatik në të cilin jeton vendi.

Sipas të dhënave të prezantuara në mbledhje, deri në këto momente janë evidentuar 1587 banesa me prezencë uji, ndërsa 51 familje janë evakuuar për arsye sigurie. Rama theksoi se sasia e reshjeve ka qenë jashtëzakonisht e lartë, duke tejkaluar mesataren mujore të shiut në një periudhë shumë të shkurtër kohe.

Ai shtoi se faktorët njerëzorë, si hedhja e mbetjeve dhe dëmtimi i mjedisit, i përkeqësojnë më tej pasojat e motit ekstrem, duke rritur rrezikun nga përmbytjet. Sipas tij, përballja me situatën kërkon durim, koordinim institucional dhe mbështetje për qytetarët e prekur, jo tension dhe retorikë politike.

Mbledhja e Komitetit u fokusua në vlerësimin e situatës në terren, masat e ndërmarra deri tani dhe vijimin e ndërhyrjeve për menaxhimin e emergjencës, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri për përkeqësime të mundshme të kushteve atmosferike. /skyweb.al

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Çfarë ndryshoi pas tragjedisë së Germanwings, ngjarja si gurë kilometrik për sigurinë ajrore

Artikulli pas

PËRMBYTJET/ Rama thotë se shteti do të dëmshpërblejë banesat dhe gjënë e gjallë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së
Aktualitet

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë
Aktualitet

Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

5 Shtator, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë
Ekonomi

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

5 Shtator, 2026
Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm
Fokus

Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm

5 Shtator, 2026
Artikulli pas
PËRMBYTJET/ Rama thotë se shteti do të dëmshpërblejë banesat dhe gjënë e gjallë

PËRMBYTJET/ Rama thotë se shteti do të dëmshpërblejë banesat dhe gjënë e gjallë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!
Kryesore

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

Nga SkyWeb
13 Prill, 2026
0

Kryeministri Edi Rama deklaroi se çmimet në turizëm nuk mund të kontrollohen nga qeveria, por përcaktohen nga tregu dhe strategjia...

Lexo të plotë
Toka në bregdet, dyqane e vila: Del LISTA e re e pronave të sekuestruara gjatë 2025

Toka në bregdet, dyqane e vila: Del LISTA e re e pronave të sekuestruara gjatë 2025

16 Janar, 2026
Ekspertët ngrenë shqetësimin: Nivele të larta plumbi në rrobat e lira të fëmijëve

Ekspertët ngrenë shqetësimin: Nivele të larta plumbi në rrobat e lira të fëmijëve

25 Mars, 2026
Shqipëria në hartën e rrezikut, priten reshje ekstreme gjatë javës në të gjithë rajonin

Shqipëria në hartën e rrezikut, priten reshje ekstreme gjatë javës në të gjithë rajonin

2 Shkurt, 2026
Monedha e vitit 1609 thyen rekordin, shitet për 3.4 milionë dollarë

Monedha e vitit 1609 thyen rekordin, shitet për 3.4 milionë dollarë

25 Nëntor, 2025

Të Fundit

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

5 Shtator, 2026
Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

5 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr