• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

OPINION/ Nga 300 apartamentet te jahtet me shumicë: Anatomia e një trillimi politik

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Dhjetor, 2025
në OP-ED
A A
0
Zbardhet kërkesa e Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese për Ballukun: Prezulloni menjëherë vendimin e GJKKO
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Ardit Rada

Katër parti opozitare janë përpjekur të organizojnë protesta kundër Qeverisë, por pa arritur të bashkohen në një të vetme. Megjithatë, duket se Shehaj, Lapaj dhe Qori mbeten të bashkuar rreth Sali Berishës sa i përket akuzave.

Kryetari i PD dhe njerëz pranë tij kanë ngritur një stuhi në gotë me akuza të pandodhura në dosjen hetimorë të Belinda Ballukut, por që çuditërisht “partitë e reja” i kanë marrë të mirëqëna dhe kjo nuk është pak. Sepse në një aksion opozitar kërkohet së paku seriozitet, argumente dhe fakte që të justifikosh jo vetëm protestën, por edhe të mbash përgjegjësi për akuzat që ngre në publik.

Në rastin konkret, ‘partitë e reja’ e kanë harruar që Berisha është i papërgjegjshëm për ato që thotë në 35 vite; nga akuzat për Ilir Metën që më pas i gëlltiti si ai muhabeti “kjo është lagur, kjo s’është lagur” e deri tek baxhanaku që nuk njihte.

Akuza ndaj Belinda Ballukut është shembulli më i pastër i kësaj zhurme politike. Një stuhi në gotë, e ndërtuar mbi indicie imagjinare dhe e shitur si dosje penale.

Në materialet zyrtare nuk ka akuza për korrupsion, nuk ka akuza për pastrim parash, nuk ka apartamente, nuk ka jahte. Ka vetëm një debat procedural mbi pabarazi në tendera dhe pikë.

Narrativa me gjasë është ndërtuar nga Gazment Bardhi, i cili e ka kthyer Ballukun në çështje personale që prej Fierit, ku politikisht u zhvesh në pazar dhe doli me katër mandate më pak se kurrë.

Që prej asaj dite, çdo akuzë ndaj saj është dukshëm një hakmarrje e paketuar si moral publik.

“300 apartamente” është kulmi i absurditetit.

Një shifër që qarkullon vetëm në studio televizive dhe Facebook, por që nuk ekziston në asnjë dokument. Ashtu si “palloshi i gjatë”: një epitet që nuk figuron në asnjë përgjim të SPAK, por që është pompuar aq shumë sa është shndërruar në “fakt” në mendjen e opinionit publik.

Historia e fundit e jahteve është akoma edhe më groteske. Meqë u kap Ergys Agasi me një jaht 1 milion euro në emër të një 24-vjeçareje rumune, logjika opozitare funksionon me rregull treshi: Balluku, që është zv.kryeministre, duhet të ketë dy.

Pse? Sepse “kështu i bie” llogaria për ata që besojnë ende se 7×7 bëjnë 42. Ky nuk është sulm politik, është gjuajtje me baltë në shpresë se diçka do ngjitet.

Kur 50 milionët e Bardhit për Llogaranë nuk i besoi askush, u kalua tek apartamentet. Sepse kjo shitet më mirë.

Është populizëm ‘proletar’ i pastër: njerëzit nuk kanë shtëpi, Balluku paska 300. Por këtu vjen paradoksi që e bën gjithë këtë histori qesharake. Falë vetë Bardhit, dimë që Balluku jeton në një apartament në kat të dytë, në një pallat ku jeton gjysma e politikës shqiptare, përfshirë edhe demokratë me moral të lartë.

Tani, një grua që paska 300 apartamente, pse do jetonte në kat të dytë duke parë komshinjtë përballë? Të paktën do të kishte një vilë, apo një kat të fundit pallati, siç e kanë zakon politikanët që bëjnë moral për varfërinë.

Akuza për dy jahte në pronësi të një gruaje me dy fëmijë e çon fabulën në nivel satirik. Askush nuk shpjegon pse i duhen, për çfarë i përdor, apo nga vjen kjo akuzë. Ndërkohë që Agasi dhe Beqiri kanë jahte për “punë” dhe për “qejf”, madje flitet se kanë edhe avionë privatë.

Me këtë logjikë, lajmi i radhës mund të jetë se Balluku ka tre avionë privatë dhe një koleksion verërash 6 milionë euro. Nuk ka rëndësi nëse është e vërtetë. Mjafton që imagjinatën ta shumëzosh me dy dhe ky është sot problem real; Serioziteti i munguar i atyre që paraqiten si alternativë qeverisëse. /javanews.al

Artikulli para

Njohuritë financiare që shkolla nuk t’i mëson

Artikulli pas

Nga karrigia me rrota në hapësirë, udhëtimi historik i gjermanes me aftësi të kufizuar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!
OP-ED

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

27 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Korrupsion dhe SHOW, shembulli i Serbisë: Si po i shmangen politikanët dhe biznesmenët BURGUT në Shqipëri
Kryesore

Korrupsion dhe SHOW, shembulli i Serbisë: Si po i shmangen politikanët dhe biznesmenët BURGUT në Shqipëri

27 Mars, 2026
Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës, nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër
Ekonomi

Rritje çmimesh jo vetëm te karburantet: Sa do të na kushtojë KRIZA E NAFTËS

24 Mars, 2026
Si ra miti i sigurisë dhe luksit në Dubai
Ekonomi

Si ra miti i sigurisë dhe luksit në Dubai

16 Mars, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë
OP-ED

A ulen vërtetë çmimet e karburanteve nëse qeveria futet në treg?

13 Mars, 2026
Artikulli pas
Nga karrigia me rrota në hapësirë, udhëtimi historik i gjermanes me aftësi të kufizuar

Nga karrigia me rrota në hapësirë, udhëtimi historik i gjermanes me aftësi të kufizuar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama i heq Veliajt Tiranën dhe ia jep Ballukut, goditja finale për kryebashkiakun e shkarkuar
Aktualitet

Rama i heq Veliajt Tiranën dhe ia jep Ballukut, goditja finale për kryebashkiakun e shkarkuar

Nga SkyWeb
25 Shtator, 2025
0

Kryeministri Edi Rama i ka besuar zv.kryeministres Belinda Balluku drejtimin politik të Partisë Socialiste në Tiranë, duke i dhënë asaj...

Lexo të plotë
Sondazhi: 1 në 5 të mitur thonë se shohin përmbajtje seksuale të padëshiruara në Instagram

Risi në Instagram, prindërit do të njoftohen kur fëmijët kërkojnë për vetëvrasjen

27 Shkurt, 2026
Abuzimet me fondet e IPARD, Marta Kos thotë se Shqipëria duhet të ndryshojë kulturën politike

Abuzimet me fondet e IPARD, Marta Kos thotë se Shqipëria duhet të ndryshojë kulturën politike

19 Nëntor, 2025
DRAFTI/ Kriteret e reja për Amnistinë Penale: Kush i shpëton burgut?

DRAFTI/ Kriteret e reja për Amnistinë Penale: Kush i shpëton burgut?

5 Shkurt, 2026
“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

29 Janar, 2026

Të Fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

28 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr