• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 15 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Drejtësia në “kërkim” të pronarit të Megatek Dionis Teqja

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Drejtësia në “kërkim” të pronarit të Megatek Dionis Teqja
Share on FacebookShare on WhatsApp

Biznesmeni Dionis Teqja, pronar i disa prej kompanive më të mëdha në Shqipëri dhe i njohur gjerësisht si një nga aksionerët kryesorë të qendrës tregtare “Megatek”, rezulton prej më shumë se tre javësh i paarritshëm nga drejtësia shqiptare. Gjykata e Tiranës ka dështuar ta njoftojë atë për një proces civil në të cilin është palë e paditur, duke u detyruar të përdorë mekanizmin e shpalljes publike.

Bëhet fjalë për një çështje civile mes aksionerëve të një prej kompanive ku Teqja është ortak, konkretisht shoqëria postare “T.N.T Express Albania” sh.p.k. Sipas dokumentacionit gjyqësor, mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia për ta njoftuar me postë apo forma të tjera ligjore kanë çuar gjykatën në përfundimin se vendndodhja e tij nuk dihet.

Në këto kushte, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Rrethi Tiranë, ka vendosur që njoftimi për Dionis Teqjan të kryhet përmes shpalljes publike, në zbatim të nenit 133 të Kodit të Procedurës Civile. Shpallja është afishuar në Njësinë Administrative nr. 5 në Tiranë dhe në ambientet përkatëse të gjykatës, duke e konsideruar njoftimin të kryer ligjërisht sipas Weblajm.al. 

Sipas të dhënave zyrtare, çështja civile mban numrin 1234 dhe daton më 10 dhjetor 2025. Paditës është Thanas Hyseni, ndërsa të paditur rezultojnë Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria “RADMAIL” sh.p.k. dhe “T.N.T Express Albania” sh.p.k. Palë e tretë në proces është përfshirë edhe Qendra Kombëtare e Biznesit. Objekti i padisë lidhet me pavlefshmërinë e një vendimi të asamblesë dhe kërkesën për sigurim padie.

Aksioneri paditës, i cili zotëron një pjesë minoritare të kompanisë postare, pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me statutin e shoqërisë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e gjykatës për pezullimin e efekteve të vendimeve të marra, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për datën 13 shkurt 2026, në orën 13.00, ku pritet që Dionis Teqja të paraqitet ose të përfaqësohet ligjërisht. Në të kundërt, procesi do të vijojë edhe në mungesë të tij, pasi njoftimi konsiderohet i vlefshëm sipas ligjit.

Neni 133 i Kodit të Procedurës Civile parashikon qartë se, kur vendbanimi ose vendqëndrimi i një personi nuk dihet dhe njoftimi nuk mund të kryhet me mënyrat e zakonshme, gjykata ka të drejtë të përdorë shpalljen publike. Pas afishimit për një periudhë jo më pak se 20 ditë, pala konsiderohet e njoftuar ligjërisht, pavarësisht nëse paraqitet apo jo.

Rasti i Dionis Teqjas, një prej emrave më të njohur të biznesit në vend, ngre pikëpyetje mbi mungesën e tij në një proces civil të rëndësishëm dhe faktin që drejtësia është detyruar ta “kërkojë” përmes shpalljeve publike, një procedurë që zakonisht aplikohet për persona të paarritshëm ose me vendndodhje të panjohur.

Etiketat: dionis teqjadrejtesiagjykataKerkimmegatek
Artikulli para

Firmosi dhjetëra miliona euro tenderë abuzivë, por sipas Ramës “shefja” e AKSHI-t jeton me qira dhe një DEKLARIM PASURIE që mungon

Artikulli pas

Rruga që të çon “drejt reve”, këto janë shkallët lëvizëse më të gjata në botë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….
Aktualitet

Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….

14 Prill, 2026
Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!
Aktualitet

Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!

14 Prill, 2026
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Aktualitet

VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin

14 Prill, 2026
Presidenti Begaj pret në Tiranë kreun e Parlamentit të RMV: Marrëveshja e Ohrit nuk negociohet, zbatohet!
Aktualitet

Presidenti Begaj pret në Tiranë kreun e Parlamentit të RMV: Marrëveshja e Ohrit nuk negociohet, zbatohet!

14 Prill, 2026
EMRAT/ 1 mln euro CASH dhe 7 të arrestuar: “Rrjeta” ndaj Call Centerave kap “peshqit e vegjël”, bosat u njoftuan nga policët e korruptuar
Aktualitet

Sabotimi i mega operacionit ndaj Call Centerave i “ha kokën” kreut të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës

14 Prill, 2026
“Jemi nga BKH”/ Skenar filmash, si u mor peng Florian Sula i Call Centerave nga djemtë e pronarit të UBA Bank
Aktualitet

“Jemi nga BKH”/ Skenar filmash, si u mor peng Florian Sula i Call Centerave nga djemtë e pronarit të UBA Bank

14 Prill, 2026
Artikulli pas
Rruga që të çon “drejt reve”, këto janë shkallët lëvizëse më të gjata në botë

Rruga që të çon “drejt reve”, këto janë shkallët lëvizëse më të gjata në botë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Nga SkyWeb
22 Shtator, 2025
0

Në një kohë kur turizmi po jep një kontribut të madh për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, a po...

Lexo të plotë
MISTERI/ Tym në bord, avioni i Wizz Air bën ulje të detyruar, nuk dihet ende shkaku

MISTERI/ Tym në bord, avioni i Wizz Air bën ulje të detyruar, nuk dihet ende shkaku

21 Shkurt, 2026
Kursi i këmbimit, sot luhatje në tregun valutor

Kursi i këmbimit, sot luhatje në tregun valutor

14 Tetor, 2025
A ndihmon vera e kuqe në shëndetin e zemrës?

Nuk është Franca, cili shtet prodhon më shumë verë në Europë

7 Shkurt, 2026
Algoritmet po rrisin fëmijët tanë, flet Besmir Semanaj: Si ndërtohet varësia digjitale që nga klikimi i parë

Algoritmet po rrisin fëmijët tanë, flet Besmir Semanaj: Si ndërtohet varësia digjitale që nga klikimi i parë

3 Janar, 2026

Të Fundit

Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….

Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….

14 Prill, 2026
Kaosi me sistemin e ri të kontrollit, disa aeroporte europiane rikthejnë policët

Kaosi me sistemin e ri të kontrollit, disa aeroporte europiane rikthejnë policët

14 Prill, 2026
Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!

Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!

14 Prill, 2026
FMN ngre alarmin: Bota pranë krizës më të madhe energjetike të kohëve moderne

FMN ngre alarmin: Bota pranë krizës më të madhe energjetike të kohëve moderne

14 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr