• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rekord i parasë CASH në ekonomi, shqiptarët lëvizin çdo ditë nëpër duar 467 miliard lekë

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Turizmi dhe kredia rrisin nevojën për likuiditet, BSH injektoi mbi 34 mld lekë gjatë tremujorit të dytë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Paraja fizike vijon të dominojë qarkullimin monetar në vend, duke arritur nivele rekord. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rreth 467 miliardë lekë ndodhen çdo ditë jashtë sistemit bankar, në duart e qytetarëve dhe bizneseve.

Vetëm gjatë muajit nëntor 2025, sasia e parasë cash jashtë bankave është rritur me afro 1 për qind, duke konfirmuar një prirje të qëndrueshme rritëse që është ruajtur deri në fund të vitit. Në krahasim me nëntorin e vitit 2024, rritja është edhe më domethënëse. Nga rreth 405 miliardë lekë që qarkullonin një vit më parë, shuma e parasë fizike është shtuar me rreth 61.5 miliardë lekë, ose afro 15 për qind në baza vjetore.

Këto shifra tregojnë se, pavarësisht objektivit të qeverisë për të reduktuar përdorimin e parasë cash dhe për të nxitur pagesat elektronike deri në vitin 2030, realiteti në terren mbetet i pandryshuar. Pagesat me para në dorë vijojnë të jenë mjeti kryesor për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, si për qytetarët ashtu edhe për bizneset, ndërsa përdorimi i kartave bankare dhe i formave elektronike të pagesës rritet më ngadalë.

Ekspertët e lidhin këtë situatë me disa faktorë. Kultura e fortë e pagesave cash, mungesa e terminaleve POS në shumë pika shitjeje për shkak të kostove dhe komisioneve bankare, si edhe niveli i lartë i ekonomisë informale, mbeten pengesa serioze për zhvendosjen e parasë drejt sistemit bankar. Një rol në këtë fenomen luan edhe qarkullimi i parasë nga burime jo gjithmonë të verifikueshme.

Sipas specialistëve, nëse një pjesë më e madhe e këtyre fondeve do të qarkullonte brenda bankave, transparenca financiare do të ishte më e lartë. Pagesat elektronike krijojnë gjurmë, regjistrime dhe histori transaksionesh, ndërsa përdorimi i parasë cash e bën më të vështirë gjurmimin e origjinës së fondeve.

Një nivel i lartë i parasë jashtë bankave konsiderohet gjithashtu një terren i favorshëm për korrupsionin, pastrimin e parave dhe aktivitetet e paligjshme. Sa më e madhe të jetë sasia e parasë që qarkullon jashtë sistemit bankar, aq më e ulët mbetet transparenca ekonomike dhe fiskale në vend. /skyweb.al

Artikulli para

Reshjet rrisin ndjeshëm prutjet në basenin e Drinit, shkarkime të larta nga Vau i Dejës dhe Komani

Artikulli pas

Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”
Ekonomi

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
OP-ED

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

Të Përzgjedhura

Jeni në rrezik nëse konsultoheni me “Doktor Chat-in” për problemet tuaja shëndetësore
Shëndet

Jeni në rrezik nëse konsultoheni me “Doktor Chat-in” për problemet tuaja shëndetësore

Nga SkyWeb
8 Mars, 2026
0

Një studim i ri shkencor ka ngritur pikëpyetje mbi besueshmërinë e inteligjencës artificiale kur përdoret për këshilla mjekësore urgjente. Sipas...

Lexo të plotë
Zbardhet kërkesa e Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese për Ballukun: Prezulloni menjëherë vendimin e GJKKO

Çështja e Ballukut kalon te trupa gjyqësore e “Kushtetueses”

2 Dhjetor, 2025
Sherr masiv te Long Hill Residencë, ka të lënduar

Sherr masiv te Long Hill Residencë, ka të lënduar

25 Prill, 2025
Negociatat për shkëmbime territoresh dhe trupa ushtarakë, zbardhet plani europian për Ukrainën

Negociatat për shkëmbime territoresh dhe trupa ushtarakë, zbardhet plani europian për Ukrainën

23 Nëntor, 2025
Pse po shtohen të pasurit? Dy milionë të rinj u bënë milionerë gjatë vitit 2025

Pse po shtohen të pasurit? Dy milionë të rinj u bënë milionerë gjatë vitit 2025

31 Gusht, 2026

Të Fundit

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr