• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rivlerësimi i pasurive, cila është procedura që ndiqet? Ligji hyn në fuqi më 22 Janar, afati deri në 31 Dhjetor 2026

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
0
Qeveria miraton fond 1.2 miliard lekë për kompensimin e pronarëve, kush përfiton
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga data 22 janar deri më 31 dhjetor 2026, të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi  pasuri të paluajtshme, do të kenë mundësi që të bëjnë  rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut duke paguar një normë tatimore prej 5%.

Ligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” është botuar në Fletoren Zyrare dhe hyn zyrtarisht në fuqi më 22 janar dhe nga kjo iniciativë pritet të përfitojnë drejtpërdrejt 500 mijë familje.

Referuar ligjit, kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të cilat janë kryer pagesat e tatimit, por nuk kanë përfunduar procedurat administrative nga ASHK-ja brenda datës 31 dhjetor 2026, konsiderohen objekt rivlerësimi sipas këtij ligji dhe procedurat administrative përfundojnë deri më 31 mars 2027.

Por cilat janë procedurat që duhet të  ndjekin qytetarët për rivlerësimin?

Rivlerësimi mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Në rast se individi vendos që të kryejë  rivlerësimin me vlerën e tregut, atëherë ai zgjedh një ekspert të licencuar. Aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit. Në këtë rast, drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogarisin:  bazën e tatueshme, e cila llogaritet si  diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e  vlerësimit të ekspertit, e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimet fiskale në fuqi në momentin e  rivlerësimit, dhe vlerës së regjistruar të pasurisë ose vlerës së rivlerësuar, sipas ligjeve të mëparshme të rivlerësimit, për të cilën është  paguar tatimi si dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.

Në rast se individi vendos që rivlerësimi të  kryhet me çmimet minimale fiskale në fuqi,  atëherë ai aplikon pranë Agjencisë Shtetërore të  Kadastrës dhe ky fakt shprehet në formularin, që  i bashkëlidhet aplikimit t ë tij për rivlerësim. Në  këtë rast, drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogarisin:  bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet fiskale në fuqi në momentin e rivlerësimit dhe vlerës së regjistruar të pasurisë ose vlerës së rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi.

Për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, në zbatim të legjislacionit në fuqi për tatimin mbi të ardhurat, të bërë pas rivlerësimit, tatimi llogaritet sipas normave në fuqi mbi fitimin e realizuar, si diferencë e vlerës, në momentin e kalimit të së drejtës së pronësisë, me vlerën e rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi.

Gjithashtu ligji u jep të drejtë edhe personave juridikë, të cilët kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut, që të  bëjnë rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive brenda datës 31 dhjetor 2026. /tvscan.al 

Etiketat: ligjipronatrivleresimi
Artikulli para

Rikthehen me traget pas dy ditësh torturë 400 pasagjerët e braktisur nga Wizz Air në Brindisi

Artikulli pas

URGJENT! Vjosa del nga shtrati, URDHËROHET evaukimi i banorëve në Novoselë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar
Ekonomi

Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar

26 Shkurt, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

26 Shkurt, 2026
Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit
Ekonomi

Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit

26 Shkurt, 2026
Java nis me rënie për Euron, Dollarin dhe Paundin
Ekonomi

Dollari vazhdon rënien, si paraqitet euro në tregun valutor

26 Shkurt, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

26 Shkurt, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

26 Shkurt, 2026
Artikulli pas
URGJENT! Vjosa del nga shtrati, URDHËROHET evaukimi i banorëve në Novoselë

URGJENT! Vjosa del nga shtrati, URDHËROHET evaukimi i banorëve në Novoselë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

LISTA/ Fluturojnë dhe nga Shqipëria, kompanitë ajrore low cost më të sigurta në botë
Aviacion

LISTA/ Fluturojnë dhe nga Shqipëria, kompanitë ajrore low cost më të sigurta në botë

Nga SkyWeb
3 Shkurt, 2026
0

Platforma ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë ajrore AirlineRatings ka bërë publike renditjen për vitin 2026 të 25 kompanive ajrore low...

Lexo të plotë
Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

26 Shkurt, 2026
RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike

RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike

16 Janar, 2026
REKORD/ Pa zhurmë dhe bujë, si u bë Finnair kompania ajrore më e sigurt në Europë

REKORD/ Pa zhurmë dhe bujë, si u bë Finnair kompania ajrore më e sigurt në Europë

25 Maj, 2025
Rama: Ca trimosha të BKH erdhën në Kryeministri, s’donin të linin patllaken te dera

Rama: Ca trimosha të BKH erdhën në Kryeministri, s’donin të linin patllaken te dera

14 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Pse e “dogji” Rama-Spiropalin? Gazetari zbulon prapaskenat, gabimi i pafalshëm që bëri “Mamica”

Pse e “dogji” Rama-Spiropalin? Gazetari zbulon prapaskenat, gabimi i pafalshëm që bëri “Mamica”

27 Shkurt, 2026
Qindra miliona euro të hedhura, “black out” te E-Albania, bie edhe faqja e KPP-së pas mega-skandalit te AKSHI

Veshje mbi 10 mijë euro, luksi i Mirlinda Karçanajt që habiti dhe GJKKO-në

27 Shkurt, 2026
Rama mbron Ballukun: S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie, do ta çojmë në Kushtetuese

“Balluku është zor të zëvendësohet…..!” Mesazhi i Ramës me dyer të mbyllura para ndryshimeve në qeveri

26 Shkurt, 2026
EMRAT/ “Furtunë” në qeveri, Rama ndryshon thuajse të gjithë kabinetin

EMRAT/ “Furtunë” në qeveri, Rama ndryshon thuajse të gjithë kabinetin

26 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr