• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pak lëvizi çmimi naftës, pronarët e autobusëve urbanë janë GATI: Duam subvencionim! Ankesa ka edhe Kamza që para një muaji rriti çmimin e biletës

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
Pak lëvizi çmimi naftës, pronarët e autobusëve urbanë janë GATI: Duam subvencionim! Ankesa ka edhe Kamza që para një muaji rriti çmimin e biletës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një rritje momentale e çmimit të naftës në treg ka mjaftuar që operatorët e transportit urban të kërkojnë sërish subvencionim nga shteti dhe bashkitë.

Pronarët e autobusëve qytetas kanë dërguar një letër institucioneve duke kërkuar kompensim për shtrenjtimin e karburantit, ndërsa paralajmërojnë se në të kundërt mund të reduktojnë numrin e autobusëve në qarkullim.

Kërkesa vjen vetëm pak javë pasi në disa linja u miratua rritja e çmimit të biletës, përfshirë edhe linjën e Kamzës, ku këshilli bashkiak miratoi rritjen me votat e socialistëve dhe demokratëve.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas pretendon se brenda një jave çmimi i naftës është rritur me rreth 45 deri në 50 lekë për litër.

Sipas operatorëve, deri më 27 shkurt nafta për furnizim me shumicë kushtonte rreth 142-145 lekë për litër, ndërsa aktualisht furnizimi po bëhet me rreth 187 lekë për litër.

Në letrën drejtuar Ministrisë së Financave, Ministrisë së Infrastrukturës, Drejtorisë së Tatimeve dhe bashkive, shoqatat e transportit kërkojnë që institucionet të vlerësojnë situatën dhe të shqyrtojnë mundësinë e subvencionimit të karburantit për sektorin e transportit publik.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që shoqata e transportit urban reagon menjëherë pas çdo lëvizjeje të çmimit të naftës.

Prej vitesh, sa herë që karburanti shtrenjtohet në treg, operatorët janë ndër të parët që kërkojnë kompensime apo subvencione, duke ushtruar presion ndaj institucioneve publike.

Kjo ndodh pavarësisht faktit se sektori ka përfituar vazhdimisht mbështetje financiare si nga bashkitë, ashtu edhe nga qeveria.

Një rast i tillë ishte në vitin 2022, kur pas rritjes së çmimit të naftës nga lufta Rusi-Ukrainë, qeveria miratoi rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e përdorur nga kompanitë e transportit gjatë disa muajve të krizës. /skyweb.al

Etiketat: biletescmimiurban
Artikulli para

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, Departamenti i Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ndryshon?

Artikulli pas

RRUGËT që preken! Festohet Dita e Verës, si do të devijohet trafiku për dy ditë në Tiranë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Pse reduktimi i TVSH-së nuk do të ulë çmimet e ushqimeve

27 Tetor, 2026
One Albania zgjeron ofertat sociale për të rinjtë dhe grupmoshën 62+
Ekonomi

One Albania zgjeron ofertat sociale për të rinjtë dhe grupmoshën 62+

27 Tetor, 2026
Qeveria rrit sërish akcizën për duhanin, preken edhe cigaret me ngrohje dhe ato elektronike: Pritet shtrenjtim i paketave nga 1 Janari 2027
Ekonomi

Qeveria rrit sërish akcizën për duhanin, preken edhe cigaret me ngrohje dhe ato elektronike: Pritet shtrenjtim i paketave nga 1 Janari 2027

27 Tetor, 2026
Qeveria ia “ngul” biznesit koston e uljes së TVSH-së për ushqimet, fiton edhe 100 mln euro plus në arkë!
Ekonomi

Qeveria ia “ngul” biznesit koston e uljes së TVSH-së për ushqimet, fiton edhe 100 mln euro plus në arkë!

27 Tetor, 2026
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re
Ekonomi

Paketa e re fiskale, çfarë ndodh me pagat? Kush do të paguajë më pak dhe kush do të tatohet më shumë

27 Tetor, 2026
Nga TVSH-ja për ushqimet te taksimi i pagave dhe bizneseve, të gjitha ndryshimet në paketën fiskale 2027: Qeveria rrit taksat dhe kostot për biznesin
Ekonomi

Nga TVSH-ja për ushqimet te taksimi i pagave dhe bizneseve, të gjitha ndryshimet në paketën fiskale 2027: Qeveria rrit taksat dhe kostot për biznesin

27 Tetor, 2026
Artikulli pas
RRUGËT që preken! Festohet Dita e Verës, si do të devijohet trafiku për dy ditë në Tiranë

RRUGËT që preken! Festohet Dita e Verës, si do të devijohet trafiku për dy ditë në Tiranë

Të Përzgjedhura

Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Kursi i këmbimit favorizon qeverinë, bie në 10.5 mld euro borxhi i jashtëm

Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
0

Rreth 10.5 miliardë euro rezulton të jetë borxhi i jashtëm i Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku...

Lexo të plotë
Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

23 Prill, 2026
Denar Biba rizgjidhet në krye të Autoritetit të Konkurrencës

Denar Biba rizgjidhet në krye të Autoritetit të Konkurrencës

16 Prill, 2026
TIA dhe Kastrati Group bashkohen me YWCA Albania në ecjen kundër kancerit të gjirit – “Unë jam e fortë!”

TIA dhe Kastrati Group bashkohen me YWCA Albania në ecjen kundër kancerit të gjirit – “Unë jam e fortë!”

18 Tetor, 2025
DOKUMENTI/ Pas “çunave” të korruptuar, s’kanë të sosur problemet për Diellën: Vjen padia nga aktorja e njohur

DOKUMENTI/ Pas “çunave” të korruptuar, s’kanë të sosur problemet për Diellën: Vjen padia nga aktorja e njohur

10 Shkurt, 2026

Të Fundit

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Taksa për Flamingot dhe “dhurata” për Shqiponjat

27 Tetor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Pse reduktimi i TVSH-së nuk do të ulë çmimet e ushqimeve

27 Tetor, 2026
Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!

Rama reagon për paketën fiskale: Grini sallatën tuaj, por nesër miratojmë buxhetin 10 mld euro

27 Tetor, 2026
Më shumë rehati në fluturim, por me çfarë kostoje? Shpallen pesë kompanitë ajrore më të mira

Më shumë rehati në fluturim, por me çfarë kostoje? Shpallen pesë kompanitë ajrore më të mira

27 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr