• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Dezinformim për qumështin me aflatoksinë, çfarë tregon realisht VIDEOJA dhe SMS i shpërndarë nga Erion Braçe

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
0
Dezinformim për qumështin me aflatoksinë, çfarë tregon realisht VIDEOJA dhe SMS i shpërndarë nga Erion Braçe
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prej dy ditësh, një video po qarkullon gjerësisht në media online dhe në rrjete sociale, e shoqëruar me tituj që lënë të kuptohet se përpunuesi i qumështit Lufra po hedh në treg produkte të kontaminuara me aflatoksinë.

Ky interpretim është i gabuar dhe dezinformues.

Në disa raste për shkak keqdashjeje, e në të tjera për shkak të moskuptimit të plotë të përmbajtjes së videos dhe mesazhit shoqërues, një pjesë e mediave e kanë shpërndarë lajmin me tituj dhe përmbajtje të pasaktë.

Nga verifikimi i përmbajtjes rezulton se situata është krejt e kundërta nga ajo që është raportuar në shumë media online dhe faqe në rrjetet sociale.

Siç konstatohet edhe nga SMS-ja e fermerit, shpërndarë nga deputeti Erion Braçe, përpunuesi i qumështit refuzon grumbullimin e qumështit që rezulton me aflatoksinë, pas analizave të kryera në momentin e dorëzimit, dhe nuk e fut atë në zinxhirin e prodhimit.

Kjo del qartë edhe nga komunikimi i fermerit i shfaqur në video, ku theksohet se ndotja konstatohet gjatë dorëzimit dhe produkti nuk pranohet nga përpunuesi.

Ky është një lajm pozitiv për konsumatorët dhe një praktikë që duhet vlerësuar, jo sulmuar.

Është e vërtetë që fermerët shqiptarë po përballen me vështirësi serioze në prodhimin dhe shitjen e qumështit, për shkak të politikave fiskale, mungesës së mbështetjes, konkurrencës nga qumështi i importit me çmime më të ulëta, por edhe sjelljes dëmtuese nga grumbullues të ndryshëm.

Megjithatë, zgjidhja e këtyre problemeve nuk është përgjegjësi e konsumatorëve apo e përpunuesve, por e institucioneve shtetërore.

Në këtë sektor, dështimi i shtetit ka qenë i dukshëm, veçanërisht përmes keqmenaxhimit dhe abuzimit me fondet IPARD, në dëm të fermerëve të ndershëm, të cilët sot rropaten pa mbështetje dhe shpesh edhe pa njohuritë e nevojshme për të prodhuar qumësht pa aflatoksinë.

Detyra e shtetit është të edukojë fermerët, t’u krijojë kushtet e duhura të prodhimit dhe të garantojë sigurinë ushqimore.

Po aq detyrë e përpunuesve është të furnizojnë tregun vetëm me produkte cilësore dhe të sigurta.

Në rastin konkret duket se përpunuesi po e bën detyrën e tij, kurse shteti jo.

Skyweb.al ka qenë dhe është mjaft kritik, deri në bezdi në lidhje me përpunuesit e qumështit në vend, por siç kritika ngjit vetëm duke u treguar të ndershëm me lexuesit.

Po ashtu, ne kemi raportuar vazhdimisht për sfidat e mëdha të fermave shqiptare, të cilat nga viti në vit po reduktojnë numrin e gjësë së gjallë, si pasojë e politikave të gabuara të ndjekura në bujqësi dhe blegtori.

Në këtë kontekst, rasti në fjalë përfaqëson një praktikë pozitive nga ana e përpunuesit, i cili vepron për të mbrojtur fillimisht biznesin e tij dhe njëkohësisht shëndetin e konsumatorëve.

Çështja thelbësore mbetet pse një pjesë e qumështit të prodhuar nga fermerët rezulton me aflatoksinë, pse nuk edukohet fermeri të prodhojë qumësht pa aflatoksinë dhe çfarë ndikimi kanë politikat bujqësore dhe keqmenaxhimi i fondeve publike në shkatërrimin e fermave vendase. /skyweb.al

Artikulli para

Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

Artikulli pas

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri
Ekonomi

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026
Portofoli i risiguruesve të SIGAL: Garanci dhe ekspertizë ndërkombëtare
Ekonomi

Portofoli i risiguruesve të SIGAL: Garanci dhe ekspertizë ndërkombëtare

9 Mars, 2026
Çmimi i naftës kalon mbi 100 dollarë për fuçi, G7 diskuton hedhjen në treg të rezervave strategjike
Ekonomi

Çmimi i naftës kalon mbi 100 dollarë për fuçi, G7 diskuton hedhjen në treg të rezervave strategjike

9 Mars, 2026
Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik
Ekonomi

Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë
Turizëm

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

Nga SkyWeb
7 Mars, 2026
0

Nga ujërat e cekëta ngjyrë akuamarine të Greqisë te kënetat plot zogj të Francës, lagunat përfaqësojnë një alternativë të qetë...

Lexo të plotë
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Vijon shtrenjtimi i qirave, një çati mbi kokë kthehet në luks për shqiptarët

12 Shkurt, 2026
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?

E pesta e vërteta? Korporata e Investimeve tenton sërish me LIFT Tower te Kadastra

2 Shkurt, 2026
“Minuta e fundit”, dështon “skema” e hoteleve të Durrësit për të bërë më shumë para

“Minuta e fundit”, dështon “skema” e hoteleve të Durrësit për të bërë më shumë para

19 Korrik, 2025
A është e vërtetë që…takat ndryshojnë formën e këmbëve?

A është e vërtetë që…takat ndryshojnë formën e këmbëve?

15 Dhjetor, 2025

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr