• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 6 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Intriga për arbitrazh? Piruetat e “ustait” Behgjet Pacolli me Aeroportin e Vlorës

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Intriga për arbitrazh? Piruetat e “ustait” Behgjet Pacolli me Aeroportin e Vlorës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në 8 maj të vitit të kaluar Behgjet Pacolli u ul në pistën e Aeroportit të Vlorës me një charter Embraer ERJ 145 të marrë me qira nga Travelcoup.

Shqipëria ishte vetëm 3 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të përcaktonin shumicën qeverisëse për katër vitet e ardhshme dhe ky ishte fluturimi, të cilën propaganda e qeverisë e shiti si inaugurimin e Aeroportit të Vlorës.

Për të festuar ngjarjen historike, në Vlorë kishin shkuar dy njerëzit më të rëndësishëm të qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku.

Sherri Behgjet Pacolli – Valon Ademi dhe rusët nëpër këmbë, pse qeveria duhet të SHTETËZOJË Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli mbuloi fillimisht me elozhe Edi Ramën, por nuk u kursye me lëvdatat as për Belinda Ballukun. Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve.

“Merreni me mend, kjo zonjë shumë herë ka telefonuar furnitorët tanë, që edhe vet unë nuk i njoh ata njerëz. Kjo i ka gjetur, i ka telefonuar, u ka thënë çfarë duhet bërë. Dhe ata telefonin mua, më thonin Xhoni çfarë po ndodh, sot na ka marrë në telefon zv/kryeministrja e Shqipërisë. Kështu që kjo bëhët vetëm për shkak të dëshirës shumë të madhe për vendin, dashurisë për punën,” tha Pacolli, teksa të pranishmit, por mbi të gjithë Rama me Balluku buzëqeshnin vesh më vesh.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe Behgjet Pacolli, ose Xhoni siç e quan veten në Perëndim, u zhvendos nga mjalti tek helmi. Kur shpërtheu konflikti mes tij dhe aksionerit tjetër Valon Ademi, Pacolli doli në Opinion ku deklaroi se Belinda Balluku i kishte imponuar turqit e Yda Group si aksionerë në aeroportin e Vlorës.

Valon Ademi quan Behgjet Pacollin mashtrues ordiner: Qau në makinë! Hapet kapaku i pusetës në Aeroportin e Vlorës

“Gjatë takimit me Ballukun, unë kuptoj që ministrja i propozoi atij (turkut të YDA) që të marrë pjesë në këtë investim,” tha Pacolli në një intervistë në Opinion.

Kjo deklaratë në fakt është autokuzë që e bën Pacollin direkt bashkëpunëtor në krim. Sipas vetë fjalëve të tij, i gjithë tenderi për dhënien me koncesion të Aeroportit të Vlorës ka qenë i manipuluar dhe fituesit e kontratës u paracaktuan në zyrën e Ballukut.

Por kjo dekaratë ishte vetëm çelja e siparit, që më vonë do të pasohej nga një tjetër lojë. Kohët e fundit Behgjet Pacolli është duke sponsorizuar një fushatë të gjerë mediatike, ku po shtyn në publik tezën se aeroporti i Vlorës është një aferë korruptive e Belinda Ballukut dhe se 47 për qind e aksioneve që kërkohen nga ortaku i minorancës, Ademi, janë në fakt aksionet e Belinda Ballukut. Këtë është duke e bërë prapa kuintave përmes disa agjensive PR-i.

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?

Por teza e re që po servir Pacolli në publik ngre një pyetje thelbësore. Kur e mësoi ai se gjysma e aksioneve të aeroportit ishin të Ballukut?

Zakonisht rryshfetet dakordësohen përpara dhënies së tenderit. Nëse aksionet janë të Ballukut ashtu siç thotë Pacolli tani nga pas kuintave, apo të Ballukut dhe Ramës ashtu siç thoshte dikur nëpër tavolina, atëherë Behgjet Pacolli e ka pranuar këtë pazar korruptiv që ditën kur mori koncesionin e aeroportit. Kjo e bën atë bashkëautor në krim.

Sigurisht të gjitha këto janë akuza që do të duhet të verifikohen nga prokuroria. Por ndryshimi i shpeshtë i qëndrimeve të Pacollit për aeroportin e Vlorës ngre një dyshim të madh. Ky është arbitrazhi.

A është loja që po bën Pacolli me aeroportin e Vlorës, përgatitja e terrenit për abritrazh? Kjo nuk do të ishte aq e pamundur duke patur parasysh rekordet që ka zoti Pacolli në të kaluarën, ku i mori para edhe Kosovës në arbitrazh.

Sepse aktualisht ka dy gjëra në publik. Pacolli ka marrë 100 milionë euro kredi në një marrëveshje të dyshimtë me një guackë në Luksemburg dhe hedh akuza në publik se aksionet u përcaktuan në zyrën e Ballukut. Këtu një gjë është e sigurt: kjo nuk është betejë për moral, as për drejtësi.

Kur Pacollit i fluturuan kokës pjatat e Nazarbayevit

Nëse ato që thotë Pacolli janë të vërteta, atëherë ai ka firmosur kontrata mbi një projekt që paska qenë i korruptuar, ka marrë financime mbi gënjeshtra dhe ka ekspozuar Shqipërinë ndaj një skandali ndërkombëtar.

Nëse janë të pavërteta, atëherë po krijohet qëllimisht një krizë për të aktivizuar mekanizmat e kredisë me Delphos-in, e cila do ta çonte aeroportin e Vlorës në duar të panjohura dhe do ta ekspozonte Shqipërinë përballë rreziqeve të mëdha financiare.

Kur aksionari kryesor i një projekti strategjik del dhe e hedh baltë publikisht mbi të, kjo bie shumë erë. Ndaj e gjitha kjo ngre dyshime për një lojë të pistë financiare me qëllime të tjera nga pas.

Sepse në cdo rast Pacolli del gjithmonë 100 milionë euro në xhep. Kurse shqiptarët marrin kusuret e pazareve të tij. /Kapitali.al

Etiketat: aeroporti i vloresbehgjet pacollivalon ademi
Artikulli para

Jo vetëm pagat, tatimet do t’u hyjnë me themel ndërtuesve edhe për origjinën e parave

Artikulli pas

Forbes: A do të jetë Shqipëria destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë
Ekonomi

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit
Ekonomi

Një luftë e madhe te dera?! Pse shtetet europiane po tërheqin arin nga SHBA-ja

6 Shtator, 2026
Konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës mund të lërë pasoja afatgjata në tru
Kryesore

STUDIMI/ Një gotë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun që të vdisni nga kanceri!

6 Shtator, 2026
Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë
Ekonomi

Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë

6 Shtator, 2026
Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!
Aktualitet

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Artikulli pas
Forbes: A do të jetë Shqipëria destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe?

Forbes: A do të jetë Shqipëria destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Të gjitha mostrat e vezëve të analizuara nga Elbasani rezultojnë të kontaminuara me salmonelë
Aktualitet

Të gjitha mostrat e vezëve të analizuara nga Elbasani rezultojnë të kontaminuara me salmonelë

Nga SkyWeb
30 Maj, 2025
0

Të gjitha mostrat e vezëve të marra për analizë në rajonin e Elbasanit kanë rezultuar pozitive për prezencën e bakterit...

Lexo të plotë
Monedhë vendase apo valutë ndërkombëtare kur udhëtoni, cila është zgjedhja më e mirë?

Monedhë vendase apo valutë ndërkombëtare kur udhëtoni, cila është zgjedhja më e mirë?

11 Dhjetor, 2025
Në Shqipëri jetojnë gati 39 mijë të huaj, 60% e tyre për të punuar

Në Shqipëri jetojnë gati 39 mijë të huaj, 60% e tyre për të punuar

6 Gusht, 2026
BE godet gjigantët e teknologjisë: 700 milionë euro gjobë Apple dhe META-s

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë, gjykata e detyron të ndryshojë algoritmin për të miturit

7 Gusht, 2026
Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

26 Gusht, 2025

Të Fundit

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

6 Shtator, 2026
Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr