• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

200 vjet “Hello”, si u bë përshendetja më e njohur në botë

Editor Nga Editor
19 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
200 vjet “Hello”, si u bë përshendetja më e njohur në botë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kanë kaluar dy shekuj që nga momenti kur fjala “hello” u shfaq për herë të parë e shtypur në letër, edhe pse rrënjët e saj gjuhësore shtrihen shumë më herët, deri në shekullin XV. Sot, ajo shqiptohet pa u menduar dhjetëra herë në ditë – në telefonata, email-e, mesazhe dhe takime ballë për ballë. Por si ka ndryshuar gjuha e përshëndetjeve me kalimin e kohës dhe çfarë tregon ajo për mënyrën se si ndërveprojmë si shoqëri?

“Hello” është shndërruar në një ikonë kulturore. Është kënduar nga artistë si Adele dhe Lionel Richie, është bërë frazë e paharrueshme në filma si Jerry Maguire dhe Scarface, dhe është përdorur gjerësisht në reklama, teknologji dhe media popullore. Nga programet kompjuterike te revistat për personazhe të famshëm, fjala ka depërtuar në pothuajse çdo aspekt të jetës moderne.

Megjithatë, historia e saj e shkruar është relativisht e re. Më 18 janar 1826, “hello” u shfaq për herë të parë në një gazetë të Connecticut-it, The Norwich Courier. Ishte një hyrje modeste për një fjalë që më vonë do të bëhej përshëndetja më e përhapur në botën anglishtfolëse.

Deri në mesin e shekullit XIX, fjala kishte kaluar edhe në Britani, duke fituar gjithnjë e më shumë terren. Ashtu si çdo përshëndetje tjetër, edhe “hello” reflekton identitetin e atij që e përdor. Forma si “hi”, “howdy” apo variantet e zgjatura si “heyyy” mund të tregojnë moshë, prejardhje, afërsi ose gjendje emocionale.

Antropologu gjuhësor Alessandro Duranti nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles thekson se intonacioni është vendimtar. Një “hello” i zgjatur mund të shprehë habi, dyshim apo ironi, duke ndryshuar krejtësisht kuptimin. Kjo fleksibilitet nuk është i ri: që në fillesat e saj, fjala ishte një përzierje ndikimesh nga gjuhë dhe kultura të ndryshme.

Origjina e saktë mbetet e paqartë. Disa studiues e lidhin me gjermanishten e vjetër “halâ”, një thirrje për të tërhequr vëmendjen, veçanërisht në det. Fjalori i Oksfordit përmend gjithashtu “halloo”, një thirrje gjuetie, si dhe forma të hershme si “hullo”, “hillo” dhe “holla”, kjo e fundit me rrënjë në frëngjishten e shekullit XV.

Sipas profesor Simon Horobin nga Universiteti i Oksfordit, ndryshimet në kuptim dhe drejtshkrim janë ndikuar nga dialektet dhe shqiptimi rajonal. Për fjalë që janë përdorur kryesisht në të folur, si “hello”, është veçanërisht e vështirë të përcaktohet një histori e saktë kronologjike.

Në fund të shekullit XIX, “hello” u vendos përfundimisht si standard, edhe falë Thomas Edison-it, i cili e promovoi si përshëndetjen ideale për përdorimin në telefon. Alternativa si “ahoy” u propozuan, por nuk arritën të zëvendësonin dot “hello”.

Ndërkohë, gjuhët e tjera zhvilluan përshëndetjet e tyre, të ngarkuara me domethënie kulturore. Gjuhët gjermanike dhe skandinave përdorin forma më të forta si “hallo” dhe “hallå”, ndërsa gjuhët romane zgjedhin tinguj më melodikë si “hola” apo “olá”. Në disa kultura, përshëndetjet bartin kuptime më të thella: “Γειά σου” në greqisht lidhet me shëndetin, “shalom” në hebraisht me paqen, dhe “aloha” në Havai me dashurinë dhe mirëkuptimin.

Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë të mos barazohen këto forma me tipare të “karakterit kombëtar”. Ajo që është e sigurt, sipas Duranti-t, është se mënyra se si përshëndesim pasqyron marrëdhëniet shoqërore, afërsinë dhe hierarkinë mes njerëzve.

Teknologjia ka ndryshuar ndjeshëm këtë ritual të përditshëm. Në mesazhe dhe rrjete sociale, përshëndetjet shpesh shkurtohen ose zëvendësohen me emoji. Studiuesi Christian Ilbury nga Universiteti i Edinburgut vëren se në një botë “gjithmonë online”, ne nuk e ndiejmë më të nevojshme të themi “hello” në çdo ndërveprim.

Megjithatë, ashtu si dy shekuj më parë, përshëndetjet vazhdojnë të evoluojnë. “Hello” mund të zgjatet, të shkurtohet, të anashkalohet ose të zëvendësohet, por thelbi i saj mbetet i pandryshuar: një gjest njohjeje, një shenjë pranie dhe një kërkesë e heshtur për vëmendjen e tjetrit. /skyweb.al

Etiketat: hellopershendetje
Artikulli para

Rritet lehtë euro, si nis java për valutat kryesore

Artikulli pas

Zhvasnin italianët nga kulla në mes të Tiranës toleruar nga policia, “Le Iene” zbërthen bandën në Shqipëri që zbraznin llogaritë përtej detit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026
Aktualitet

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive
Aktualitet

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit
Aktualitet

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit
Aktualitet

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

9 Tetor, 2026
Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët
Aktualitet

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Zhvasnin italianët nga kulla në mes të Tiranës toleruar nga policia, “Le Iene” zbërthen bandën në Shqipëri që zbraznin llogaritë përtej detit

Zhvasnin italianët nga kulla në mes të Tiranës toleruar nga policia, "Le Iene" zbërthen bandën në Shqipëri që zbraznin llogaritë përtej detit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit
Ekonomi

Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit

Nga SkyWeb
26 Shkurt, 2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=5OiFRQs3KAo Fondi i Pensioneve SIGAL këtë muaj shënon 20-vjetorin e aktivitetit të tij, 15 vitet e fundit si fond privat...

Lexo të plotë
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, zv.ministrja zbulon kur “vjen” treni

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, zv.ministrja zbulon kur “vjen” treni

2 Tetor, 2025
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

Çmimet largojnë italianët nga bregdeti shqiptar, polakët nuk lëvizin

18 Shtator, 2025
Truri i burrave plaket më shpejt se ai i grave

Truri i burrave plaket më shpejt se ai i grave

14 Shkurt, 2026
Shumë ose pak orë gjumë ndikon në plakjen e shpejtë dhe në disa sëmundje. Sa duhet të flini?

Shumë ose pak orë gjumë ndikon në plakjen e shpejtë dhe në disa sëmundje. Sa duhet të flini?

17 Maj, 2026

Të Fundit

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

9 Tetor, 2026
Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr