• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Express”: Shqipëria e preferuara e britanikëve për plazhet e kristalta dhe çmimet e ulëta

Editor Nga Editor
19 Janar, 2026
në Turizëm
A A
0
“Express”: Shqipëria e preferuara e britanikëve për plazhet e kristalta dhe çmimet e ulëta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndërsa kushtet arktike po godasin Britaninë e Madhe me erëra të akullta dhe reshje dëbore, shumë britanikë kanë filluar të mendojnë për pushime në vende më të ngrohta.

Një vend evropian i nënvlerësuar dhe shumë i lirë, ku një gotë birrë kushton vetëm 2,20 paund mund të jetë zgjidhja ideale, rekomandon eksperti i udhëtimeve Simon Calder për britaniken ”Express”.

Ky vend mesdhetar arrin temperatura rreth 28 gradë Celcius në prill dhe 40 gradë Celcius në korrik dhe pushimet atje mund të jenë shumë më të lira krahasuar me destinacione të tjera të njohura evropiane.

Çmimet janë të ngjashme me ato që Britania e Madhe kishte në vitet ’90: turistët mund të blejnë një birrë për 2,20 paund dhe një kafe për vetëm 1,50 paund, sipas kalkulatorit të kostos së jetesës “Numbeo”.

”Pushuesit mund të kursejnë edhe në hotele, pasi qëndrimi mesatar kushton rreth 49 paund për natë”, sipas BudgetYourTrip.

Për më tepër, Simon Calder është një admirues i vendit, gjë që flet vetë.

Ai foli në emisionin ”This Morning” të ITV-së në shtator 2024 për qytetin e bukur të Durrësit.

Duke biseduar me prezantuesit Ben Shepherd dhe Cat Deeley, ai tha se ”është një nga qytetet më historike dhe më të bukura të Shqipërisë”.

Calder u shpreh gjithashtu entuziast për çmimet, duke kujtuar se kishte blerë një picë dhe një birrë për rreth 6,0 paund. Ai shtoi se udhëtimi i tij prej rreth 35 kimometrash nga aeroporti deri në hotel do t’i kishte kushtuar vetëm disa paund, po të mos kishte humbur autobusin e fundit.

Për turistët që kërkojnë histori, Durrësi është destinacion ideal, i njohur për amfiteatrin e tij romak mbresëlënës, me mozaikë ende të paprekur.

Nëse preferoni plazhin, shumë udhëtarë e kanë krahasuar Shqipërinë me Greqinë, por pa çmimet e larta, falë ujërave të kristalta dhe bregdetit mahnitës.

Vendi ka njohur një rritje të shpejtë të popullaritetit mes turistëve, me qytete bregdetare si Ksamil që janë bërë virale në rrjetet sociale. Megjithatë, sipas udhëtarëve në Reddit, Shqipëria mbetet ende e nënvlerësuar, ndërsa ata lavdërojnë peizazhet mahnitëse, udhëtimet e përballueshme dhe njerëzit jashtëzakonisht mikpritës.

Shumë plazhe janë private dhe të lidhura me bare ose restorante, ndaj mund të jetë e nevojshme të paguani për të qëndruar gjatë ditës. Pasi të sistemoheni, mund të notoni në ujërat e qeta dhe blu të thellë.

Shqipëria është gjithashtu një destinacion i preferuar evropian për ecje malore, me Alpet Shqiptare që ofrojnë maja të larta, bujtina lokale në fshatra të largëta dhe ujëvara mbresëlënëse.

Etiketat: britaniketshqiperia
Artikulli para

EMRAT/ GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit për Call Centera-t që zhvatën italianët

Artikulli pas

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Mirror”: Britanikët zgjedhin Rivierën Shqiptare
Turizëm

“Mirror”: Britanikët zgjedhin Rivierën Shqiptare

22 Janar, 2026
Destinacioni i dimrit, Dardha e mbuluar nga bardhësia
Turizëm

Destinacioni i dimrit, Dardha e mbuluar nga bardhësia

20 Janar, 2026
Shqipëria rikthehet në panairin ndërkombëtar të turizmit në Madrid
Kryesore

Shqipëria rikthehet në panairin ndërkombëtar të turizmit në Madrid

20 Janar, 2026
Historia e udhëtimeve drejt Polit të Veriut, guxim, dështim dhe ëndrra të ngrira
Turizëm

Historia e udhëtimeve drejt Polit të Veriut, guxim, dështim dhe ëndrra të ngrira

20 Janar, 2026
HARTA/ Bëni shumë KUJDES çfarë hani në këto shtete të Europës!
Shëndet

HARTA/ Bëni shumë KUJDES çfarë hani në këto shtete të Europës!

19 Janar, 2026
Forbes: A do të jetë Shqipëria destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe?
Kryesore

Forbes: A do të jetë Shqipëria destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe?

18 Janar, 2026
Artikulli pas
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Miliona euro për sistemin dhe Bashkia e Tiranës ende black out pas sulmit, eksperti: Kur do rikthehen shërbimet?
Aktualitet

Miliona euro për sistemin dhe Bashkia e Tiranës ende black out pas sulmit, eksperti: Kur do rikthehen shërbimet?

Nga SkyWeb
3 Korrik, 2025
0

Besmir Semanaj, ekspert i njohur i sigurisë kibernetike, ka reaguar publikisht lidhur me ndërprerjen e vazhdueshme të shërbimeve në Bashkinë...

Lexo të plotë
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

22 Qershor, 2025
RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër

RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër

24 Shtator, 2025
“Barku i birrës” lidhet drejtpërdrejt me dëmtimet e zemrës te meshkujt

“Barku i birrës” lidhet drejtpërdrejt me dëmtimet e zemrës te meshkujt

6 Dhjetor, 2025
Njohuritë financiare që shkolla nuk t’i mëson

Njohuritë financiare që shkolla nuk t’i mëson

22 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës

Pasuritë që iu konfiskuan krimit/ Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?

22 Janar, 2026
NASA planifikon ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë

NASA planifikon ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë

22 Janar, 2026
E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

22 Janar, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit

Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit

22 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr