• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

E-MAILI/ Krahu i djathtë i Behgjet Pacollit, Valon Lluka refuzoi lënien peng të Aeroportit të Vlorës për kredinë 100 milionë euro te Delphos

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
0
E-MAILI/ Krahu i djathtë i Behgjet Pacollit, Valon Lluka refuzoi lënien peng të Aeroportit të Vlorës për kredinë 100 milionë euro te Delphos
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ish administratori i shoqërisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka, parlajmëroi zyrtarisht Behgjet Pacollin se kredia 100 milionë euro e marrë nga Delphos Compartment Bernina ishte shkelje flagrante e kontratës koncesionare dhe ligjit. Kapitali publikon emailin, përmes të cilit krahu i djathtë i Pacollit refuzoi të firmoste kredinë, që e vinte aeroportin e Vlorës si barrë në duar të panjohura.

“Në vijim të bisedës së sotme, por edhe atyre paraprake në lidhje me angazhimin e Mabco për financimin e Delphos, ndjej detyrimin të theksoj edhe njëherë se çdo formë financimi që lidhet me Aeroportin e Vlorës duhet të kryhet rreptësisht në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet që i ngarkohen shoqërisë koncesionare dhe ortakëve të saj sipas kontratës së Koncesionit dhe marrëveshjeve përkatëse me financuesin kryesor, BKT,” thuhet në emailin që Lluka i ka dërguar Emin Pacollit.

Zbulohet emaili/ Krahu i djathtë i Pacollit refuzoi të vinte

Por ky paragraf pasohet nga një tjetër, në të cilin Lluka tregohet edhe më i drejtëpërdrejtë kur paralajmëron Pacollët se Aeroporti i Vlorës nuk mund të bëhet palë në kredinë e Delphos pa miratimin e qeverisë shqiptare. “Eshtë e rëndësishme të nënvizohet se barrësimi i shoqërisë Koncesionare, qoftë mbi kuota apo mbi të hyrat e garantuara, sipas nenit 19.3 të kontratës koncesionare, mund të kryhet vetëm pas miratimit paraprak të Qeverisë shqiptare. çdo veprim në kundërshtim me këtë përbën shkelje kontraktuale dhe përbën arsye për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për shkak të veprimit të paligjshëm,” shkruan Lluka.

Zbulohet emaili/ Krahu i djathtë i Pacollit refuzoi të vinte

Në fund të emailit Valon Lluka shkruan se ai nuk mund ta firmosë, bërjen palë të VIA-s në kredinë 100 milionë euro të marrë nga Mabco tek Delphos Compartment Bernina.

“Si administrator i VIA-s, që nga themelimi i shoqërisë, kërkoj që çdo vendim apo veprim të ndërmerret në përputhje të plotë me përcaktimet kontraktuale dhe njëkohësisht bëj me dije se refuzoj kategorikisht çdo veprim që cënon këto kufizime dhe dispozita,” përfundon Lluka emailin.

Zbulohet emaili/ Krahu i djathtë i Pacollit refuzoi të vinte

Për më shumë se një dekadë, Valon Lluka ka qenë krahu i djathtë i Behgjet Pacollit dhe një nga njerëzit e tij më të besuar. Por refuzimi për të firmosur dokumentin që bëntë palë VIA-n me kredinë e Mabcos i kushtoi atij vendin e punës.

Menjëherë pas këtij emaili, Pacolli e shkarkoi Valon Llukën dhe vonë të dy u përplasën me deklarata akuzuese ndaj njëri tjetrit.

Pacolli akuzoi Llukën se ishte bërë pjesë e një konspiracioni për të marrë aksionet e tij në aeroportin e Vlorës, ndërsa Valon Lluka u përgjigj se Behgjet Pacolli kishte mashtruar dhe kishte kryer veprime të paligjshme.

Pas shkarkimit të LLukës, Pacolli emëroi Mentor Hajdarajn si administrator në shoqërinë koncesionare të Aeroportit të Vlorës.

Por edhe ky i fundit refuzoi të firmosë kredinë e Delphos duke dhënë dorëheqjen vetëm një muaj pas emërimit në detyrë, përmes një shkrese ku kujdesej të theksonte se gjatë qëndrimit si administrator nuk kishte marrë asnjë vendim substancial, që mund të ndikonte drejtimin strategjik apo financat e shoqërisë koncesionare.

Ky nënvizim dukej në fakt si një përpjekje për të shmangur çdo falsifikim të mundshëm apo veprim që mund të ndërmerrej brenda shoqërisë duke përdorur emrin e tij. /Kapitali.al 

Etiketat: behgjet pacolliValon lluka
Artikulli para

Qeveria miraton ndërtimin e dy parqeve eolike në Bulqizë dhe Korçë

Artikulli pas

Vizioni ekstrem i CEO-s së Ryan Air: Një avion pa valixhe, pa debate dhe shërbim i automatizuar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete
Ekonomi

Shërbimet e DPSHTRR me rezervim online, qytetarët zgjedhin datën dhe orarin

19 Gusht, 2026
Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni
Ekonomi

Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni

19 Gusht, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Nuk mjafton prodhimi, tani sfidë e energjisë diellore është akumulimi i saj: Si po zgjidhet problemi

19 Gusht, 2026
Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë
Ekonomi

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra
Ekonomi

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë
Ekonomi

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
Artikulli pas
Vizioni ekstrem i CEO-s së Ryan Air: Një avion pa valixhe, pa debate dhe shërbim i automatizuar

Vizioni ekstrem i CEO-s së Ryan Air: Një avion pa valixhe, pa debate dhe shërbim i automatizuar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FOTOT/ Frikë mes banorëve, gropa karstike në Belsh po zgjerohet dhe thellohet
Aktualitet

FOTOT/ Frikë mes banorëve, gropa karstike në Belsh po zgjerohet dhe thellohet

Nga SkyWeb
5 Dhjetor, 2025
0

Një gropë tjetër karstike është shfaqur këtë fillim dhjetori në qytetin e Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën...

Lexo të plotë
Parlamenti i Çekisë refuzon kërkesën e gjykatës për hetimin e kryeministrit për korrupsion

Parlamenti i Çekisë refuzon kërkesën e gjykatës për hetimin e kryeministrit për korrupsion

6 Mars, 2026
Qeveria “Rama 4” me ministre virtuale, kush është Diella

Qeveria “Rama 4” me ministre virtuale, kush është Diella

11 Shtator, 2025
SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar

SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar

2 Korrik, 2025
Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave

Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave

22 Shtator, 2025

Të Fundit

Kostot e larta, “zhvendosin” dhe lindjet nga Tirana, bien 5.5% në janar-qershor, rriten qarqet

Kostot e larta, “zhvendosin” dhe lindjet nga Tirana, bien 5.5% në janar-qershor, rriten qarqet

19 Gusht, 2026
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete

Shërbimet e DPSHTRR me rezervim online, qytetarët zgjedhin datën dhe orarin

19 Gusht, 2026
Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën

Pse Shqipëria e fiton Arbitrazhin për Aeroportin e Vlorës

19 Gusht, 2026
Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni

Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni

19 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr