• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Kriza e re globale e borxhit, rreziku që po kërcënon vendet në zhvillim

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Janar, 2026
në OP-ED
A A
0
Kriza e re globale e borxhit, rreziku që po kërcënon vendet në zhvillim
Share on FacebookShare on WhatsApp

Joseph Stiglitz & Martín Guzmán

Në një nga aktet e tij të fundit të angazhimit ndërkombëtar, Papa Françesku mblodhi në Vatikan Komisionin e Jubileut, i përbërë nga ekspertë, përfshirë edhe ne dhe ekspertë të tjerë kryesorë në fushën e borxhit dhe zhvillimit, për të trajtuar një kërcënim gjithnjë e më serioz për vendet më të varfra të botës: krizën e borxhit që po godet dhjetëra vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Si huadhënësit, ashtu edhe huamarrësit kanë kontribuar në këtë situatë të vështirë.

Vetëm njohja e kësaj përgjegjësie të përbashkët mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme.

Shifrat tregojnë një realitet shqetësues. Sipas të dhënave të UNCTAD, aktualisht 54 vende në zhvillim shpenzojnë më shumë se 10 për qind të të ardhurave të tyre tatimore vetëm për pagesën e interesave. Që prej vitit 2014, barra mesatare e interesit është pothuajse dyfishuar. Ky presion buxhetor ka larguar burime të rëndësishme nga sektori i shëndetësisë, arsimit, infrastrukturës dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.

Në terma ekonomikë, kostoja e mundësive të humbura është marramendëse; në terma njerëzorë, është shkatërruese.

Fakti që krizat e borxhit ndodhin kaq shpesh, e fundit ndodhi më pak se 25 vjet pas zgjidhjes së krizës së mëparshme të vendeve me të ardhura të ulëta dhe që shkaktojnë dëme afatgjata, tregon se kemi të bëjmë me probleme sistemike. Duhet të adresojmë problemet e thella strukturore që e kanë lejuar krizën e borxhit sovran të shndërrohet në një dukuri të përsëritur të ekonomisë globale.

Një nga problemet më të mëdha është dështimi i proceseve të ristrukturimit të borxhit. Zgjidhjet e borxheve të papërballueshme janë të ngadalta dhe shpesh sipërfaqësore për të rikthyer qëndrueshmërinë. Kreditorët privatë, të cilët sot përbëjnë një pjesë gjithnjë e më të madhe të borxhit sovran, kanë pak stimuj për të marrë pjesë në ristrukturime efektive në kuadër të politikave aktuale ndërkombëtare dhe kombëtare. Ndërkohë, qeveritë debitore ndalohen shpesh nga frika e dëmtimit të reputacionit dhe humbjes së aksesit në tregjet e kreditit.

Rezultati është një paralizë e plotë: vendet mbeten për vite me radhë në gjendje pezullimi, shpenzojnë rezervat dhe shtyjnë investimet e domosdoshme për zhvillimin, vetëm për të shlyer borxhe të papërballueshme.

Nevojitet një mekanizëm modern i ngjashëm me nismën “Vendet me Borxhe të Rënda” (HIPC) të krijuar nga FMN dhe Banka Botërore në vitet 1990. Ky mekanizëm i ri duhet të ofrojë lehtësim të ndjeshëm të borxhit për vendet e goditura dhe të jetë i përshtatur me realitetin aktual, ku obligacionet përbëjnë tashmë pjesën më të madhe të borxhit sovran.

Një HIPC e re do të kërkonte reforma të koordinuara, duke përfshirë strategji ristrukturimi të përshtatura më afër nevojave të vendeve në krizë, si zgjatje afatesh, ulje të normave të interesit, apo ulje të principalit të borxhit.

Kjo do të kërkonte politika më të forta nga institucionet financiare ndërkombëtare për të parandaluar përdorimin e kredive të tyre për të shlyer borxhe problematike. Po ashtu, do të nevojiteshin ndryshime ligjore në juridiksione kyçe si shteti i Nju Jorkut dhe Anglia, për të eliminuar stimujt që nxisin vonesa në ristrukturimin e borxhit. Ndryshimet duhet të përfshijnë heqjen e normave penale të interesit prej 9 për qind gjatë negociatave për ristrukturim në Nju Jork, një normë e vendosur dekada më parë, si dhe frenimin e proceseve gjyqësore grabitqare që pengojnë arritjen e marrëveshjeve të qëndrueshme.

Por nevoja për reforma shkon përtej teknikave të ristrukturimit. Vendet në zhvillim shpesh nuk kanë akses në financime më të qëndrueshme, duke u mbështetur tek borxhe afatshkurtra dhe të shtrenjta që pak ndihmojnë transformimin afatgjatë. Duhet të rishikohen politikat dhe praktikat e huadhënies për t’u mundësuar këtyre vendeve financim më të përballueshëm dhe më afatgjatë, i cili do të mundësojë më shumë investime në kapitalin njerëzor, teknologjik dhe infrastrukturor.

Rrjedhat pro-ciklike të kapitalit në sistemin global e përkeqësojnë më tej paqëndrueshmërinë. Ndërkohë që flukset drejt ekonomive të zhvilluara zakonisht i ndihmojnë ato gjatë rënieve ekonomike, për vendet në zhvillim ndodh e kundërta: kapitali derdhet gjatë bumit dhe largohet me shpejtësi sapo goditen nga kriza.

Kur aksesi në tregjet private të kredive mbyllet dhe borxhet që maturohen nuk mund të rifinancohen, huatë e institucioneve shumëpalëshe shpesh përdoren për të shlyer kreditorët privatë, në vend që të financojnë rimëkëmbjen dhe zhvillimin.

Kjo praktikisht shndërrohet në një shpëtim financiar për kreditorët privatë. Institucionet financiare ndërkombëtare duhet të vendosin një politikë të qartë “pa shpëtim të kreditorëve privatë”: fondet që synojnë zhvillimin dhe rimëkëmbjen nuk duhet të devijohen për shlyerjen e tyre. Kjo do të sillte kredi me cilësi më të lartë dhe procese më të shpejta të ristrukturimit.

Volatiliteti i këtyre flukseve të kapitalit duhet adresuar drejtpërdrejt. Vendet në zhvillim duhet të inkurajohen të zbatojnë rregullore për kontrollin e llogarive të kapitalit për të kufizuar hyrjet destabilizuese dhe daljet e papritura, duke krijuar kështu një mjedis më të favorshëm për investime afatgjata.

Megjithatë, tronditjet ekonomike do të vazhdojnë të ndodhin. Ajo që ka rëndësi është si reagon sistemi ndërkombëtar. Sot, ndarja globale e rrezikut është e pamjaftueshme. Vendet më të varfra mbajnë peshën më të madhe të goditjeve globale dhe rajonale dhe, me intensifikimin e pasojave të ndryshimeve klimatike, ato do të ekspozohen edhe më shumë ndaj kostove të tyre. Nevojiten mekanizma të rinj globalë për ndarjen e rrezikut dhe instrumente të reja për përballimin e krizave, përfshirë kontrata borxhi më fleksibël, me mundësi shtyrjeje automatike të pagesave ose me skema ku shlyerja lidhet me kapacitetin real të huamarrësit për të paguar.

Në fund, është e domosdoshme të rishikohet e gjithë arkitektura financiare globale. Financimi për zhvillim mbetet i pamjaftueshëm, i fragmentuar dhe nuk përputhet me nevojat e shekullit XXI. Kërkohet një mobilizim sistematik i kapitalit publik dhe privat.

Kostoja e mosveprimit po rritet çdo ditë. Borxhi i akumuluar pas krizës financiare të viteve 2007–2009, kur normat globale të interesit ishin afër zeros, tani po rinovohet me norma shumë më të larta.

Edhe pse diferencat e normave janë ngushtuar disi që nga kulmi i pandemisë së COVID-19 dhe luftës në Ukrainë, për shumë vende në zhvillim qasja në tregjet e kapitalit mbetet ende jashtëzakonisht e shtrenjtë. Ndërkohë, perspektiva e rritjes globale po përkeqësohet. Ngadalësimi i rritjes sjell më pak të ardhura, thellon krizën e borxhit dhe kufizon hapësirën për politika publike.

Raporti i Komisionit të Jubileut, i publikuar sot, ofron një rrugëdalje të domosdoshme dhe praktike për të shmangur një dekadë të humbur zhvillimi për shumë vende të botës dhe për të ndërtuar një sistem financiar ndërkombëtar më të qëndrueshëm, efikas dhe të drejtë.

Në vitet 1980, Amerika Latine humbi tragjikisht një dekadë të tërë zhvillimi për shkak të krizës së borxhit. Sot, i njëjti rrezik kërcënon pjesë të mëdha të Afrikës dhe ekonomi të ngarkuara me borxhe në Azinë Jugore dhe Amerikën Latine. Ne duhet të përballim këtë urgjencë ekonomike dhe morale me vullnet politik për të vepruar.

Joseph Stiglitz është fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi. Martín Guzmán ka qenë ministër i financave i Argjentinës në vitet 2019–2022. Të dy janë pedagogë në Universitetin e Columbias.

/TheEconomist. Në shqip: Skyweb.al

Etiketat: Joseph StiglitzMartín Guzmán
Artikulli para

Revolucion në trajtimin e kancerit të gjirit, testi i ri përcakton trajtimin më efektiv për pacientin

Artikulli pas

‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën
OP-ED

21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën

21 Janar, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë
OP-ED

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

19 Janar, 2026
SHQIPËRIA/ Investimet e shumëpritura amerikane në energjetikë dhe nevoja për zgjerimin e kësaj eksperience edhe në sektorë të tjerë
Ekonomi

SHQIPËRIA/ Investimet e shumëpritura amerikane në energjetikë dhe nevoja për zgjerimin e kësaj eksperience edhe në sektorë të tjerë

17 Janar, 2026
RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike
OP-ED

RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike

16 Janar, 2026
KOPSHTI PRIVAT/ Fillimisht u ul tatim fitimi për kompanitë që fitonin tendera në AKSHI, pastaj me projektin “Durana” taksat u hoqën fare
Kryesore

KOPSHTI PRIVAT/ Fillimisht u ul tatim fitimi për kompanitë që fitonin tendera në AKSHI, pastaj me projektin “Durana” taksat u hoqën fare

11 Janar, 2026
Përmbytja e ujit dhe ajo e ndërgjegjes
Kryesore

Përmbytja e ujit dhe ajo e ndërgjegjes

7 Janar, 2026
Artikulli pas
‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve

‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis
Ekonomi

AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

Nga SkyWeb
9 Qershor, 2025
0

Kompania AlbaScan e vëllezërve Elton dhe Elision Jorgjis e përfshirë në një nga skandalet më të rënda të sigurisë në...

Lexo të plotë
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

2 Qershor, 2025
Pse duhet t’i hiqni kufjet kur flisni me stjuardesat në avion?

Pse duhet t’i hiqni kufjet kur flisni me stjuardesat në avion?

13 Tetor, 2025
Studimi i ri: Nuk ka asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit

Studimi i ri: Nuk ka asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit

10 Nëntor, 2025
Amerikanët padisin Air Albania-n në gjykatën angleze: “Ndërpreu pagesën e qirasë në mars, po na mban avionin me forcë”

Amerikanët padisin Air Albania-n në gjykatën angleze: “Ndërpreu pagesën e qirasë në mars, po na mban avionin me forcë”

4 Shtator, 2025

Të Fundit

Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

23 Janar, 2026
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

23 Janar, 2026
Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator

Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr