Dollari amerikan, ndonëse shënoi një rikuperim të lehtë gjatë javës, ka regjistruar sërish rënie në fundjavë, duke e mbyllur periudhën në territor negativ. Sot, ai është blerë me 81.8 lekë dhe është shitur me 82.9 lekë, në rënie krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas kursit të këmbimit lokal, monedha europiane ka vijuar të mbetet e qëndrueshme edhe këtë të premte, pa shënuar lëvizje të ndjeshme. Euro është blerë sot me 96.2 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë, duke e mbyllur javën në kuota të pandryshuara.
Edhe franga zvicerane nuk ka shfaqur luhatje të konsiderueshme këtë mëngjes, duke ruajtur stabilitetin përgjatë gjithë javës. Ajo është blerë sot me 103.3 lekë dhe është shitur me 104.3 lekë, pothuajse në të njëjtat nivele me një ditë më parë.
Ndryshe paraqitet paundi britanik, i cili ka shënuar rritje të vlerës gjatë mëngjesit të sotëm. Paundi është forcuar në raport me ditën e djeshme, duke u blerë me 110.2 lekë dhe shitur me 111.2 lekë në tregun e brendshëm valutor. /skyweb.al
















