• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 9 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Nga dezinformimi te realitetet paralele, si po ndryshon debati publik në epokën e AI

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Janar, 2026
në Kryesore, OP-ED
A A
0
Nga dezinformimi te realitetet paralele, si po ndryshon debati publik në epokën e AI

Reframing - Fotoja eshte perpunuar, i eshte rritur cilesia me AI

Share on FacebookShare on WhatsApp

Emirjon Senja

Hapësira informative po përjeton një transformim të thellë, i cili ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si prodhohet, shpërndahet dhe kuptohet informacioni nga audiencat.

Për herë të parë, shoqëritë demokratike gjatë viteve të fundit nuk po përballen jo vetëm me rrezikun e lajmeve të rreme, por me një krizë më të thellë besimi dhe raporti me realitetin, gjë që buron nga bombardimi me versione te ndryshme të së njëjtës ngjarje, prodhuar tashmë lehtësisht përmes platformave të Inteligjencës Artificiale dhe amplifikuar nga algoritmet.

Të gjitha këto, kanë krijuar një mjedis ku informacioni është i bollshëm, ndërsa faktet të interpretueshme.

Në këtë realitet të ri, qytetarët nuk vuajnë më nga mungesa e informacionit apo censura e drejtpërdrejt, por nga mbingarkesa e tij, ndërsa demokracia përballet me vështirësi serioze për të qendruar brenda kornizave të fakteve, mbi të cilat duhet të mbështetet debati piublik.

Disa të vërteta

Mjafton një shembull nga realiteti mediatik shqiptar për ta kontekstualizuar këtë realitet të ri.

Gjatë ditëve të fundit, në hapësirën e rrjeteve socile dhe te mediave online ne Shqipëri është bërë viral një lajm mbi ndryshimet e fundit në Kodin Penal, ku ndër të tjera është kriminalizuar organizimi i udhëtimeve jashtë vendit me qëllimin e pastër shfrytëzimin e prostitucionit.

Ndryshimet parashikojnë dënimin nga dy deri në gjashtë vite burg të atyre që organizojnë udhëtime jashtë vendit me qëllim ofrimin e shërbimeve seksuale kundrejt pagesës ose jo.

Por, si u pasqyrua ky lajm në mediat online dhe rrjetet sociale në hapësirën shqipfolëse?

Nga një vëzhgim që kemi bërë, rezulton se në 80-90% të rasteve, lajmi është pasqyruar me tituj “clickbait”, keqinformues dhe me synim të mirëfilltë rritjen e angazhimit të audiencës, më shumë se sa informimin e mirëfilltë të saj.

Dhe audiencat duket se kanë rënë në këtë kurth.

Titujt “Burg kush bën seks kur udhëton jashtë Shqipërisë” apo të ngjashëm rezultojnë të kenë marrë një numër të jashtëzakonshëm ndërveprimesh, ndërkohë që në ato pak media online që kanë përdorur tituj informues, duke shpjeguar me të vërtetë përmbajtjen e ndryshimeve në Kodin Penal dhe qëllimin e tij, angazhimi i audiencës është i papërfillshëm në raport me të parat.

Po ashtu, duke shfrytëzuar “dobësitë” (!) e algoritmeve në platforma si TikTok apo META si edhe kurimin e përmbajtjes edhe me elementë të Inteligjencës Artificiale, siç është gjenerimi i fotove provokuese që shkojnë përshtat edhe me përmbajtjen e titullit, apo futja në këtë debat edhe e figurave shumë të njohura publike përmes profileve të tyre në rrjetet sociale, shpërndarja e këtij informacioni të pavërtetë duket shpërthyese.

Versione të ndryshme të kësaj ngjarje gjenden kudo në hapësirën online dhe në rrjetet sociale duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për audiencën të kuptojnë të vërtetën.

Ky ndryshim i mënyrës se si po shpërndahet informacioni online, por edhe se si po përballen audiencat me këtë zhvillim të ti, është reflektuar qartë edhe në analizat globale të riskut.

Në litëraturën klasike të medias dhe raportimit mediatik, dezinformimi trajtohet kryesisht si një veprim i qëllimshëm dhe që bëhet për shkaktuar dëm kundrejt atij apo atyre që janë objektiv.

Dezinformimi lidhet kryesisht me aktorë të identifikueshëm dhe gënjeshtra është konkrete.

Por, ky shpjegim nuk mjafton më për të përkufizuar plotësisht dezinformimin sot.

Që prej shpikjes së shtypshkronjës deri te mediat audiovizive, u ruajt deri diku një monopol i prodhimit dhe shpërndarjes për shkak të kostove të këtij procesi, situatë e cila ndryshoi me mediat online dhe rrjetet sociale dhe tashmë duket se u përmbys tërësisht me përdorimin masiv të Inteligjencës Artificiale.

Kjo e fundit ka ulur ndjeshëm, në mos zeruar, kostot e prodhimit ndërkohë që rrjetet sociale kanë zhdukur barrierat e shpërndarjes duke i bërë tani prodhuesit njëkohësisht edhe shpërndarës, ndërkohë që informacioni është kanalizuar në një proces të mirëfilltë industrial.

Erozioni i realitetit

Siç treguam edhe me shembullin e mësipërm, në realitetin e sotëm, brenda pak minutash mund të riprodhohen dhjetëra versione të së njëjtës ngjarje.

Për shkak edhe të platformave të Inteligjencës Artificiale, këto versione janë të shkruara me gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme dhe ton profesional duke qenë më bindës për audiencën.

Në fakt, këto versione nuk janë domosdoshmërisht tërësisht të pavërteta, por shpesh janë selektive ose të kornizuara ndryshe duke e vendosur fokusin në detaje të tjera, të ndryshme nga interesi publik.

Pikërisht kjo i bën më të rrezikshme situatën në realitetin e ri, sepse ndryshe nga rastet e dezinformimit, faktet dhe e vërteta nuk kundërshtohen drejtpërdrejt. Ajo humbet mes shumë lajmeve alternative, të copëzuara, që duken po aq të besueshme.

Një situatë e tillë çon drejt asaj që shumë studiues e përkufizojnë si “erozioni i realitetit”.

Kur çdo version i një ngjarjeje konsiderohet i mundshëm, qytetarët humbasin orientimin dhe fillojnë të venë në pikëpyetje jo vetëm burimet e informacionit, pra mediat, por dhe vetë ekzistencën e një të vërtete të vetme duke besuar disa të vërteta.

Instituti Reuters fokusohet në këtë fenomen në raportin vjetor mbi Lajmin Digjital 2025 ku theksohet se audienca në shumë vende të botës ka shprehur vështirësi në bërjen e një dallimi mes informacionit të besueshëm dhe atij të manipuluar duke shfaqur një rënie të besimit të përgjithshëm te media si edhe lodhje nga fluksi i madh i informacionit.

Megjithatë situata nuk duket tërësisht e pashpresë.  I njëjti raport thekson po ashtu se përballë këtij deti informacioni dhe versionesh të panumërta, të dhënat tregojnë se audienca ka tendenca ta gjejë zgjidhjen duke u kthyer te mediat që i konsideron te besueshme. Për një fenomen të ngjashëm fliste disa muaj më parë edhe The Economist.

Shpesh themi se në demokraci, nuk ka rendësi nëse qytetarët kanë apo jo të njëjtat opionione, madje diversiteti i mendimit promovohet, megjithatë, duhet që debati shoqëror të bëhet mbi të njëjtat fakte.

Në kushtet kur audienca diskuton mbi fakte të ndryshme dhe debati fragmetarizohet mbi realitete paralele, çështja del nga të qënit vetëm problem i ekosistemit të informacionit.

Ajo kthehet në një sfidë të madhe shoqërore, ndërkohë që pasqyrohet edhe si një problem politik për shkak të vendimarrjeve të audiencave të keqinformuara.

Ndërkohë, mënyra se si janë programuar algoritmet për të shpërndarë informacionin në hapësirën e rrjeteve sociale thellon edhe më tepër krizën në fjalë.

Ata janë shndërruar gradualisht gjatë viteve të fundit në aktorë qendrorë të ekosistemit informativ.

Presioni ndaj standardeve të gazetarisë tradicionale

Ndryshe nga redaksitë tradicionale, algoritmet nuk operojnë mbi logjikën e interesit publik, por mbi atë të rritjes së angazhimit të audiencave, në shërbim të platformave.

Përmbajtje që i flasin emocionit dhe jo logjikës gjenden shpesh në krye të prioritetit të algoritmeve kundrejt analizave dhe informacionit të verifikuar, i cili në vetvete mund të duket i mërzitshëm për shumicën e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse Bashkimi Europian ka ndërhyrë përmes “Digital Services Act” duke kërkuar transparencë mbi logjikën e rekomandimit të përmbajtjeve nga platformat e rrjeteve sociale, ndërsa pranohet se algoritmet nuk janë më mjete neutrale teknike, por struktura që ndikojnë drejtpërdrejt në debatin publik.

Nevoja për më shumë transparencë në këtë drejtim bëhet edhe më e domosdoshme në kushtet kur përmbajtja po prodhohet dhe riprodhohet me shpejtësi dhe shpesh në mënyrë të automatizuar, çdo ditë e më tepër, përmes sistemeve të Inteligjencës Artificiale.

Kohët e fundit, motorët e kërkimit dhe platformat e Inteligjencës Artificiale po ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj përmbajtjes duke kaluar nga ofrimi i lidhjeve drejt burimit origjinal në ofrimin e një përmbledhjeje, apo më tepër, ofrimit të një përgjigjeje të gatshme për audiencat!

Përveç se ka përmbysur tërësisht mënyrën se si konsumohet informacioni online, kjo praktikë ka dobësuar rolin editorial të mediave serioze, ndërkohë që ka tronditur edhe modelin e biznesit të tyre pasi tani reklamat përmes banerave në faqe po shihen gjithnjë e më pak.

Ky shqetësim është shprehur edhe nga botues të mediave të rendësishme si Associated Press apo Euractiv, të cilët theksojnë se përdorimi i përmbajtjeve të tyre përmes përmbledhjeve nga sisteme të Inteligjencës Artificiale pa një kthim trafiku rrezikon qendrueshmërinë e gazetarisë profesionale.

Instituti Reuters paralajmëron se janë pikërisht përmbledhjet e informacionit që bëjnë sisteme e Inteligjencës Artificiale që rrezikojnë të zbehin profilin dhe identitetin që mediat kanë ngritur ndër vite duke krijuar perceptimin se “të gjitha lajmet duken njëlloj”, gjë e cila dëmton pluralizmin.

Në këtë pikë shfaqet një problem edhe më thelbësor, siç është përgjegjësia publike.

Gazetaria tradicionale funksionon mbi autorësinë e identifikueshme, strukturën vendimarrëse të redaksisë dhe përgjegjësinë publike për vërtetësinë e informacionit

Një artikull klasik ka autor, kurse një redaksi ka gazetsrë, redaktorë, kryeredaktorë dhe një institucion përgjegjës që vepron sipas disa standardeve profesionale të bëra publike dhe mban përgjegjësi qoftë edhe ligjore për informacionin e shpërndarë.

Ndërkohë, kur informacioni gjenerohet, përpunohet ose përmblidhet nga platforma të Inteligjencës Artificiale, kjo strukturë nuk ekziston më. Po ashtu edhe përgjegjësia.

Bashkimi Europian, përmes Artificial Intelligjence Act, ka adresuar këtë problem duke vendosur detyrime transparence dhe sinjalizimi për përmbajtjet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

Një nismë e tillë, për etikë dhe transparencë në përdorimin e Inteligjencës Artificiale gjatë procesit të gjenerimit dhe shpërndarjes së informacionit është ndërmarrë edhe nga Instituti Shqiptar i Medias përmes një udhëzimi për gazetarët.

Megjithatë, edhe vetë dokumentet institucionale të BE-së pranojnë se transparenca nuk është e barabartë me llogaridhënien.

Të dish se një përmbajtje është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale nuk do të thotë domosdoshmërisht të dish kush është përgjegjës është përgjegjës për ndikimin e saj në opinionin publik, thuhet në AI Act të BE-së.

Në mungesë të një strukture të qartë përgjegjësie, barra zhvendoset gjithnjë e më shumë te qytetari.

Këshilla e përhershme “verifiko vetë burimin” bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u zbatuar në praktikë, në një mjedis ku informacioni prodhohet dhe riciklohet në mënyrë masive.

Instituti Reuters evidenton se audiencat shfaqin skepticizëm ndaj përmbajtjeve të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale (kur ajo shënohet), veçanërisht në çështje politike dhe shoqërore, por njëkohësisht ndjehet i pafuqishëm për të dalluar burimet e besueshme në një ambient mediatik kaq të fragmentarizuar.

Rreziku më i madh për demokracinë në këtë realitet të ri, nuk është se teknologjia do të gënjejë qytetarët, por se qytetarët do të mësohen të jetojnë pa qënë më të interesuar për te vërtetën.

Demokracia dobësohet jo për shkak të mungesës së informacionit, i cili tani është i bollshëm deri në mbingopje, por për shkak të mungesës së një realiteti të përbashkët, bazuar mbi fakte të njëjta, mbi të cilët mund të merren vendime kolektive.

Rrjedhimisht, sfida e shoqërisë sot me përdorimin e Inteligjencës Artificiale në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së përmbajtjes, nuk është më thjesht teknologjike, përmes sasisë së madhe të informacionit pas përshpejtimit të procesit dhe uljes së kostove.

Ajo më së shumti është një sfidë politike, ku shoqëritë duhet të ndërtojnë mekanizmat për ruajtjen e besimit dhe kohezionit, duke diskutuar mbi të njëjtat fakte, në një kohë kur informacioni prodhohet më shpejt se sa kuptohet. /skyweb.al 

Ky artikull u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e tij është përgjegjësia e vetme e autorit dhe jo domosdoshmërisht pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Etiketat: algoritmetemirjon senjaInteligjenca artificiale
Artikulli para

Zbulohet bakteri i rrezikshëm te qumështi për fëmijë Aptamil, AKU urdhëron tërheqjen nga tregu

Artikulli pas

Ngec tenderi i madh i internetit të AKSHI-t, vijon saga e bllokimeve përmes ankimimeve në KPP

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

“Shteti s’mund të merret peng”. Tre pikat e Ramës! Balluku vijon mandatin deri në një vendim të formës së prerë

9 Shkurt, 2026
OBSH thotë se Shqipëria po boshatiset nga mjekët: Çdo vit ikën një brez i diplomuar
Aktualitet

VENDIMI/ Qeveria parashikon rritje pagash në Shëndetësi, cilat kategori përfitojnë

9 Shkurt, 2026
“S’mundet një pushtet të pezullojë një tjetër pushtet!” Rama paralajmëron ndëhyrje ligjore pas rastit Balluku në Kushtetuese
Aktualitet

“S’mundet një pushtet të pezullojë një tjetër pushtet!” Rama paralajmëron ndëhyrje ligjore pas rastit Balluku në Kushtetuese

9 Shkurt, 2026
Rregulla të reja për operatorët mobile: Ndalohet favorizimi i aplikacioneve dhe faqeve të caktuara në internet
Ekonomi

Rregulla të reja për operatorët mobile: Ndalohet favorizimi i aplikacioneve dhe faqeve të caktuara në internet

9 Shkurt, 2026
Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike
Ekonomi

Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike

9 Shkurt, 2026
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e telefonisë celulare në vend: Qytetarë, raportoni!
Ekonomi

Sa harxhojnë shqiptarët për shërbimin celular çdo muaj, krahasimi me rajonin dhe botën

9 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Ngec tenderi i madh i internetit të AKSHI-t, vijon saga e bllokimeve përmes ankimimeve në KPP

Ngec tenderi i madh i internetit të AKSHI-t, vijon saga e bllokimeve përmes ankimimeve në KPP

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Shtyhet për vitin 2028 taksa e re mbi pasuritë e paluajtshme

Nga SkyWeb
6 Tetor, 2025
0

Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që fillimisht ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026,...

Lexo të plotë
BE grant 50 mln euro për familjet shqiptare që vendosin panele diellore

BE grant 50 mln euro për familjet shqiptare që vendosin panele diellore

2 Qershor, 2025
Ky është orizi më i shtrenjtë në botë

Ky është orizi më i shtrenjtë në botë

15 Nëntor, 2025
Anketa: 70% e remitancave vijnë jashtë kanaleve zyrtare

Anketa: 70% e remitancave vijnë jashtë kanaleve zyrtare

6 Janar, 2026
BSH prezanton monedhën e re 100 lekë me rastin e 100-vjetorit

BSH prezanton monedhën e re 100 lekë me rastin e 100-vjetorit

11 Nëntor, 2025

Të Fundit

AI dhe Etika: Si të dallojmë të vërtetën në epokën digjitale

AI dhe Etika: Si të dallojmë të vërtetën në epokën digjitale

9 Shkurt, 2026
Kryebashkiaku i Rrogozhinës dënohet me 1 vit burg

Kryebashkiaku i Rrogozhinës dënohet me 1 vit burg

9 Shkurt, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat

“Shteti s’mund të merret peng”. Tre pikat e Ramës! Balluku vijon mandatin deri në një vendim të formës së prerë

9 Shkurt, 2026
Ndryshojnë rregullat për pasuritë e sekuestruara – Përfshihen kriptomonedhat, Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

Ndryshojnë rregullat për pasuritë e sekuestruara – Përfshihen kriptomonedhat, Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

9 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr