• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

BSH mban normën e interesit të pandryshuar, por thotë se kriza e karburanteve do të rrisë çmimet

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Banka e Shqipërisë sinjalizon ulje të mëtejshme të kostos së huamarrjes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Këshilli Mbikëqyrës i Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, ndërsa paralajmëroi se rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare do të përkthehet në presione të reja inflacioniste në ekonominë shqiptare.

Guvernatori Gent Sejko deklaroi se shtrenjtimi i karburanteve dhe energjisë pritet të sjellë një rritje të përkohshme të inflacionit mbi objektiv gjatë vitit 2026, duke reflektuar transmetimin e drejtpërdrejtë të këtyre kostove në ekonomi.

“Rritja e çmimeve të naftës do të ketë ndikim të menjëhershëm në inflacion, duke e shtyrë atë përkohësisht mbi objektiv. Megjithatë, kjo rritje pritet të jetë e lehtë dhe kalimtare,” u shpreh Sejko.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ndikimi i krizës së karburanteve do të jetë kryesisht afatshkurtër dhe nuk pritet të ndryshojë trajektoren afatmesme të ekonomisë.

Inflacioni pritet të rikthehet gradualisht drejt objektivit, pasi të zbuten efektet e goditjes së çmimeve dhe të stabilizohen tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, institucioni paralajmëron se pasiguritë mbeten të larta, sidomos për shkak të tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, të cilat mund të zgjasin presionet mbi çmimet e energjisë dhe të ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike.

Të dhënat tregojnë se inflacioni mesatar në tremujorin e parë të vitit 2026 arriti në 2.5%, me një rritje të lehtë krahasuar me periudhën paraardhëse.

Ky zhvillim u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i qirave dhe i naftës, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe energjisë për familjarët mbetën më të stabilizuara.

Banka e Shqipërisë thekson se rritja e shpejtë e çmimeve të naftës në muajin mars dha sinjalin e parë të transmetimit të krizës në tregun vendas, duke pritur që ky efekt të vijojë edhe në muajt në vijim.

Në aspektin ekonomik, vendi vijon të shfaqë tregues pozitivë. Rritja e kërkesës ka nxitur punësimin dhe pagat, ndërsa norma e papunësisë ka zbritur në 8.3%, niveli më i ulët historik.

Megjithatë, ndikimi i krizës së karburanteve pritet të japë një efekt frenues, edhe pse të kufizuar, në ritmin e rritjes ekonomike gjatë vitit 2026.

Në këtë situatë, vendimi për të mbajtur normën e interesit të pandryshuar reflekton një qasje pritëse nga Banka e Shqipërisë, e cila synon të balancojë kontrollin e inflacionit me mbështetjen e aktivitetit ekonomik në një mjedis të paqëndrueshëm ndërkombëtar. /skyweb.al

Etiketat: banka e shqiperise
Artikulli para

Kompanitë ajrore i kërkojnë KE-së pezullimin e sistemit EES pas kaosit në aeroporte

Artikulli pas

Çmimet e naftës bien pas lajmeve se paqja është afër mes SHBA-së dhe Iranit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm
Ekonomi

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës
Ekonomi

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë
Ekonomi

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve
Ekonomi

URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

5 Nëntor, 2026
Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët
Ekonomi

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

5 Nëntor, 2026
Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente
Ekonomi

Sulm kibernetik ndaj bankës franceze, vidhen rreth 100 milionë euro përmes transfertave të paligjshme

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Çmimet e naftës bien pas lajmeve se paqja është afër mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien pas lajmeve se paqja është afër mes SHBA-së dhe Iranit

Të Përzgjedhura

Turizmi në vendet e Gjirit po humb 600 milionë USD në ditë nga lufta në Iran
Turizëm

Turizmi në vendet e Gjirit po humb 600 milionë USD në ditë nga lufta në Iran

Nga SkyWeb
11 Mars, 2026
0

Lufta në Lindjen e Mesme po i kushton industrisë së turizmit në rajon rreth 600 milionë dollarë në ditë, sipas...

Lexo të plotë
Tmerri nga SPAK-u dhe intrigat mes kompanive me ankesa të vazhdueshme bllokojnë tenderin 2.5 mln euro të AKSHI-t për titujt akademikë

Tmerri nga SPAK-u dhe intrigat mes kompanive me ankesa të vazhdueshme bllokojnë tenderin 2.5 mln euro të AKSHI-t për titujt akademikë

20 Shkurt, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Hapet zyrtarisht Banka Shqiptare e Zhvillimit, kush e drejton

18 Dhjetor, 2025
LISTA/ Cilat janë kompanitë ajrore më të sigurta në botë për 2026, ka ndryshime

LISTA/ Cilat janë kompanitë ajrore më të sigurta në botë për 2026, ka ndryshime

2 Shkurt, 2026
Apple sjell përkthimin në kohë reale në kufje, ndihmë për turistët, por a shton dembelët që nuk mësojnë gjuhë të huaja?

Apple sjell përkthimin në kohë reale në kufje, ndihmë për turistët, por a shton dembelët që nuk mësojnë gjuhë të huaja?

3 Tetor, 2025

Të Fundit

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr