• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Çmimet e naftës bien pas lajmeve se paqja është afër mes SHBA-së dhe Iranit

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
Çmimet e naftës bien pas lajmeve se paqja është afër mes SHBA-së dhe Iranit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimet e naftës pësuan rënie të fortë gjatë ditës së mërkurë, pasi raportime të fundit sugjerojnë se SHBA dhe Irani janë pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit që ka tronditur tregjet globale që nga fundi i muajit shkurt.

Referuar zhvillimeve në tregje, nafta amerikane WTI ra deri në 10% në orët e para të tregtimit, ndërsa më pas u stabilizua me rreth 8% rënie, duke u tregtuar në nivelin rreth 94 dollarë për fuçi. Në të njëjtën linjë, edhe nafta Brent, standardi ndërkombëtar, ra me rreth 7%, duke zbritur në rreth 102 dollarë për fuçi.

Rënia e fortë erdhi pas raportimeve se Uashingtoni dhe Teherani janë pranë një marrëveshjeje paraprake për t’i dhënë fund konfliktit, me mundësi konkretizimi brenda 48 orëve. Sipas të njëjtave burime, një nga pikat kyçe të marrëveshjes është rihapja graduale e ngushticës së Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Reagimi i tregjeve ishte i menjëhershëm. Indekset kryesore në SHBA u rritën ndjeshëm, me Dow Jones që pritej të hapte me mbi 400 pikë plus, ndërsa Nasdaq shënoi rritje mbi 1%. Në të njëjtën kohë, yield-et e obligacioneve ranë, duke reflektuar pritshmëritë për ulje të tensioneve gjeopolitike.

Deklaratat politike shtuan më tej luhatjet. Presidenti amerikan paralajmëroi se ngushtica e Hormuzit mund të hapet për të gjithë, përfshirë Iranin, nëse arrihet marrëveshja, por në të kundërt kërcënoi me përshkallëzim të konfliktit.

Që nga nisja e përplasjes ushtarake, çmimet e naftës kanë qenë tepër të paqëndrueshme, duke u rritur ndjeshëm pas sulmeve ndaj Iranit dhe reagimit të këtij të fundit me mbylljen de facto të ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit global me naftë dhe gaz të lëngshëm.

Shtrenjtimi i naftës në muajt e fundit ka pasur efekt zinxhir në ekonomi, duke rritur çmimet e karburanteve, kostot e transportit dhe biletat e avionëve për shkak të rritjes së çmimit të karburantit të aviacionit.

Zhvillimet e fundit tregojnë se tregjet e energjisë mbeten jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj sinjaleve politike dhe gjeopolitike, ndërsa çdo hap drejt de-eskalimit reflektohet menjëherë në ulje çmimesh, ashtu si çdo përshkallëzim sjell rritje të menjëhershme. /skyweb.al

Etiketat: gjiri hormuzitirani
Artikulli para

BSH mban normën e interesit të pandryshuar, por thotë se kriza e karburanteve do të rrisë çmimet

Artikulli pas

Një mollë në ditë mund të ulë shpërthimet e zemërimit tek fëmijët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Afati ligjor, 31 000 biznese dorëzuan bilancet në kohë: Probleme me sistemin, pavarësisht tenderëve milionësh të shërbimit
Ekonomi

Bilancet gabim të institucioneve, gjoba deri në tri paga për zyrtarët përgjegjës

6 Nëntor, 2026
Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite
Ekonomi

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

6 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm
Ekonomi

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës
Ekonomi

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë
Ekonomi

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve
Ekonomi

URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Një mollë në ditë mund të ulë shpërthimet e zemërimit tek fëmijët

Një mollë në ditë mund të ulë shpërthimet e zemërimit tek fëmijët

Të Përzgjedhura

Një histori mashtrimesh, FSDKSH i heq licencën kompanisë CFO Pharma të Nadir Çaushollit
Ekonomi

Një histori mashtrimesh, FSDKSH i heq licencën kompanisë CFO Pharma të Nadir Çaushollit

Nga SkyWeb
2 Nëntor, 2025
0

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i ka hequr të drejtën e tregtimit të barnave të rimbursueshme kompanisë...

Lexo të plotë
Kompania ajrore ndryshon rregullat, çmimi i biletës nuk është më fiks, vendoset para nisjes

Kompania ajrore ndryshon rregullat, çmimi i biletës nuk është më fiks, vendoset para nisjes

15 Prill, 2026
Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për mbështetjen në bujqësi

Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për mbështetjen në bujqësi

30 Maj, 2026
Shqipëria përmirëson ndjeshëm mesataren e IQ-së, renditet e 19-ta në botë

Shqipëria përmirëson ndjeshëm mesataren e IQ-së, renditet e 19-ta në botë

9 Janar, 2026

Të Fundit

Afati ligjor, 31 000 biznese dorëzuan bilancet në kohë: Probleme me sistemin, pavarësisht tenderëve milionësh të shërbimit

Bilancet gabim të institucioneve, gjoba deri në tri paga për zyrtarët përgjegjës

6 Nëntor, 2026
Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

6 Nëntor, 2026
U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës

U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës

6 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr