Ka rinisur pas më shumë se 8 orësh qarkullimi në aksin Librazhd-Qafë Thanë. Rreth orës 10.00 të mëngjeist të kësaj të diele një masiv dheu e shkëmbor u shkëput nga mali dhe zuri të gjithë gjerësinë e rrugës.
Ngjarja ndodhi në fshatin Dragostunjë, ndërsa gjatë gjithë kësaj të diele aksi kryesor që lidh kryqytetin me juglindjen e vendit ishte i bllokuar në të dyja drejtimet.
Kjo situatë solli radhë të gjata automjetesh.Policia Rrugore apeloi që drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë të tjera alternative për të udhëtuar drejt Korçës dhe anasjelltas. /skyweb.al
















