• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 22 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Mbi debatin se çfarë shohim në rrjetet sociale dhe reformimin e algoritmeve

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Shkurt, 2026
në OP-ED
A A
0
Mbi debatin se çfarë shohim në rrjetet sociale dhe reformimin e algoritmeve
Share on FacebookShare on WhatsApp
Emirjon Senja
Nga fjalimi i Kryeministrit Sanchez, të gjithë u fokusuan te ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale për moshat nën 16 vjeç, ndoshta edhe për shkak se është një temë që perceptohet nga masa të gjera, por ai tha diçka edhe më të rëndësishme.

Kryeministri spanjoll tha se do të kriminalizojë atë që ai e quajti “manipulim algoritmik”, i cili i jep krahë viralitetit të përmbajtjeve që nxisin gjuhë urrejtjeje dhe polarizim në shoqëri. Po ashtu, deklaroi se platformat do të mbajnë përgjegjësi për çfarë publikohet aty, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani, pasi përmbajtja e shpërndarë është përgjegjësi e përdoruesve dhe jo e rrjetit social.

Deri më tani, debati mbi algoritmet dhe mënyrën se si ato e shpërndajnë informacionin është mbajtur në nivel ekspertësh dhe, në dijeninë time, ky është rasti i parë, të paktën në Europë, që ngrihet në nivel politikash.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë liderë të tjerë europianë apo gjetkë që do të propozojnë nisma të tilla.

Kjo është shumë e madhe, edhe pse shumëkujt, me të drejtë deri diku, mund t’i duket muhabet kot.

Mirëpo, ndërhyrja në logjikën se si veprojnë algoritmet shkon drejtpërdrejt kundër modelit të biznesit të platformave, të cilat kanë synim rritjen e angazhimit dhe zgjatjen e kohës së qëndrimit në to. Zakonisht, janë përmbajtjet polarizuese që e bëjnë këtë.

Reagimi i parë nga platformat erdhi dhe duket se ky është momenti i zgjerimit të këtij debati shumë të rëndësishëm, por edhe interesant.

Pronari i “X”, Elon Musk, e quajti Kryeministrin Sanchez “diktator fashist” pas këtij fjalimi. Me gjasë do të reagojnë edhe të tjerët.

Në fakt, debati për algoritmet nuk është një debat që zhvillohet atje tej, larg nesh.

Është ndoshta një ndër çështjet që duhet të na interesojë më shumë sesa ndonjë show i përnatshëm, qoftë edhe vetëm si spektatorë.

Bëhet fjalë për mënyrën se si po na “plugojnë” mendjen dhe shoqërinë.

A është ndërhyrja nga lart gjëja e duhur që duhet bërë sipas meje? Mendoj se jo.

Unë i besoj vetërregullimit, por puna është që deri më tani platformat nuk është se i morën parasysh shqetësimet e ekspertëve mbi ndikimet negative në shoqëri të logjikës se si algoritmet e shërbejnë informacionin në rrjetet sociale.

Dhe kur nuk dëgjon më të mirën, del ndonjëri me shkop në dorë.

Spanish PM Pedro Sánchez:

The owner of X, himself a migrant, used his personal account to amplify disinformation about the sovereign decision of my government to regularize 500,000 migrants who live, work, and contribute to the success of our country. pic.twitter.com/WHjDLwCrdb

— Clash Report (@clashreport) February 3, 2026

Etiketat: algoritmetrrjetet sociale
Artikulli para

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk e përballon dot një shpenzim të papritur 1000 euro

Artikulli pas

Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si ra miti i sigurisë dhe luksit në Dubai
Ekonomi

Si ra miti i sigurisë dhe luksit në Dubai

16 Mars, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë
OP-ED

A ulen vërtetë çmimet e karburanteve nëse qeveria futet në treg?

13 Mars, 2026
Po na këpusin me taksa! Shteti është spekulanti më i madh në tregun e karburanteve
Ekonomi

Po na këpusin me taksa! Shteti është spekulanti më i madh në tregun e karburanteve

6 Mars, 2026
Pse lufta në Iran vë në pikëpyetje modelin e zhvillimit ekonomik të Dubait
Ekonomi

Pse lufta në Iran vë në pikëpyetje modelin e zhvillimit ekonomik të Dubait

4 Mars, 2026
Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve

4 Mars, 2026
Nga se ka “frikë” Edi Rama
OP-ED

Nga se ka “frikë” Edi Rama

28 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Garancia sovrane për kreditimin e fermerëve u shfrytëzua vetëm në masën 12%
Ekonomi

Garancia sovrane për kreditimin e fermerëve u shfrytëzua vetëm në masën 12%

Nga Editor
25 Shkurt, 2026
0

Qeveria shqiptare vendosi në korrik të vitit të kaluar një fond prej 3 miliardë lekësh për të garantuar kreditimin e...

Lexo të plotë
Noterët e rinj të Ulsiut: Pazari i fundit i një ministri në ikje?

Noteret e rinj, pazari i fundit i një ministri në ikje?!

21 Gusht, 2025
Batërdia me tenderët e AKSHI-t djeg nr.2 të Policisë së Tiranës, SPAK kërkon pezullimin nga detyra të Erion Ismailit

Batërdia me tenderët e AKSHI-t djeg nr.2 të Policisë së Tiranës, SPAK kërkon pezullimin nga detyra të Erion Ismailit

16 Dhjetor, 2025
Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës

Pasuritë që iu konfiskuan krimit/ Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?

22 Janar, 2026
GRAFIKET/ Kursi i këmbimit po shkatërron eksportet shqiptare, rënie e ndjeshme nga 2023

GRAFIKET/ Kursi i këmbimit po shkatërron eksportet shqiptare, rënie e ndjeshme nga 2023

22 Shkurt, 2026

Të Fundit

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

22 Mars, 2026
Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

22 Mars, 2026
Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti

Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti

22 Mars, 2026
“InTriper”: Shqipëria me plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore

“InTriper”: Shqipëria me plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore

22 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr