• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rregulla të reja për operatorët mobile: Ndalohet favorizimi i aplikacioneve dhe faqeve të caktuara në internet

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Rregulla të reja për operatorët mobile: Ndalohet favorizimi i aplikacioneve dhe faqeve të caktuara në internet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka nxjerrë për konsultim publik një paketë të re rregullash që synon të garantojë të ashtuquajturin “internet i hapur”, duke vendosur kufij të qartë ndaj praktikave të bllokimit, ngadalësimit apo favorizimit të aplikacioneve dhe faqeve të caktuara nga operatorët.

Projekt-udhëzimi prek drejtpërdrejt mënyrën se si qytetarët përdorin internetin në jetën e përditshme, si në celular, ashtu edhe në shtëpi, në punë apo në shkollë. Parimi bazë është që operatorët nuk duhet të ndërhyjnë në përzgjedhjen e përmbajtjes, shpejtësisë apo cilësisë së shërbimit për aplikacione apo faqe të veçanta, për arsye tregtare apo kontraktuale.

Sipas dokumentit, çdo përdorues ka të drejtë për akses të plotë dhe të barabartë në të gjitha faqet e internetit, rrjetet sociale, aplikacionet e komunikimit, platformat video apo shërbimet online të mësimit dhe punës, për aq kohë sa përmbajtja është e ligjshme. Nuk lejohet që disa shërbime të funksionojnë më shpejt ose më mirë se të tjerat për shkak të marrëveshjeve mes operatorëve dhe platformave.

AKEP thekson se praktika si ofrimi i “internetit falas” vetëm për disa aplikacione, apo trajtimi preferencial i platformave partnere, bien ndesh me parimin e internetit të hapur. Sipas rregullave të propozuara, operatorët nuk duhet të krijojnë një “internet me dy shpejtësi”, ku një pjesë e përmbajtjes privilegjohet dhe pjesa tjetër penalizohet.

Dokumenti lejon që operatorët të ofrojnë paketa të ndryshme interneti, me shpejtësi dhe limite të ndryshme përdorimi, por vendos një vijë të kuqe të qartë. Në rast se shpejtësia e internetit ulet pas konsumimit të paketës, kjo ulje duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë trafikun dhe jo vetëm për aplikacione apo faqe të caktuara.

Një pjesë e rëndësishme e projekt-udhëzimit lidhet me transparencën ndaj konsumatorit. Operatorët do të jenë të detyruar të informojnë qartë përdoruesit për shpejtësinë reale të shërbimit, kushtet e kontratës, mënyrat e menaxhimit të trafikut dhe të ofrojnë mekanizma ankese kur shërbimi nuk përputhet me atë që është premtuar.

Rregullat e reja parashikojnë gjithashtu një rol më aktiv të AKEP në monitorimin e tregut, duke i dhënë institucionit bazë më të fortë ligjore për të ndërhyrë dhe për të marrë masa korrigjuese në rast shkeljesh nga operatorët.

Projekt-udhëzimi është pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si ofrohet dhe përdoret interneti në Shqipëri. /skyweb.al

Artikulli para

RAPORTI/ AKU lejoi me vetëdije shitjen e 31 mijë shisheve të ujit Lajthiza me aromë shumë të keqe

Artikulli pas

“S’mundet një pushtet të pezullojë një tjetër pushtet!” Rama paralajmëron ndëhyrje ligjore pas rastit Balluku në Kushtetuese

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës
Ekonomi

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës

28 Mars, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Tajlanda merret vesh me Iranin për kalimin e tankerave të naftës në Hormuz

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Artikulli pas
“S’mundet një pushtet të pezullojë një tjetër pushtet!” Rama paralajmëron ndëhyrje ligjore pas rastit Balluku në Kushtetuese

"S'mundet një pushtet të pezullojë një tjetër pushtet!" Rama paralajmëron ndëhyrje ligjore pas rastit Balluku në Kushtetuese

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nis numërimi në Hotolisht, PS në avantazh ndaj PD-ASHM
Aktualitet

Nis numërimi në Hotolisht, PS në avantazh ndaj PD-ASHM

Nga SkyWeb
12 Maj, 2025
0

Në fshatin Hotolisht të Librazhdit, ku prej muajsh banorët kanë protestuar kundër projektit të rrugës që kalonte përmes fshatit duke...

Lexo të plotë
Siguria kibernetike, KLSH: Sistemi e-Taxation shfaq ende dobësi

Siguria kibernetike, KLSH: Sistemi e-Taxation shfaq ende dobësi

20 Nëntor, 2025
Pse duhet të pini një gotë ujë esëll në mëngjes? Ekspertët zbulojnë “sekretin” për një plakje të shëndetshme

Pse duhet të pini një gotë ujë esëll në mëngjes? Ekspertët zbulojnë “sekretin” për një plakje të shëndetshme

17 Shkurt, 2026
Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë

9 Shtator, 2025
Bankat, të gatshme për të financuar PPP-të, por duan lehtësira nga BSH

Bankat, të gatshme për të financuar PPP-të, por duan lehtësira nga BSH

4 Qershor, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr