• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Dhjetëra banorë autoktonë mbeten në qiell të hapur nga projekti TID në Durrës, mbledhja e Këshillit Bashkiak shtyhet pas tensioneve

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Dhjetëra banorë autoktonë mbeten në qiell të hapur nga projekti TID në Durrës, mbledhja e Këshillit Bashkiak shtyhet pas tensioneve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me tensione të forta dhe u mbyll pa asnjë vendim konkret për familjet e prekura nga projekti TID, duke thelluar konfliktin mes banorëve dhe pushtetit vendor.

Pas protestave jashtë bashkisë, një përfaqësuese e banorëve u lejua të marrë pjesë në mbledhje, por debati u përshkallëzua menjëherë.

Përplasjet verbale mes këshilltarëve të mazhorancës dhe qytetarëve shoqëruan diskutimin e pikës 13 të rendit të ditës, e cila parashikonte miratimin e bonusit të qirasë për familjet që duhet të largohen nga banesat e tyre për shkak të projektit TID.

Situata u tensionua edhe më tej pasi një pjesë e protestuesve u shoqëruan në polici, ndërsa këshilltarët e Partisë Demokratike kërkuan lirimin e tyre dhe braktisën sallën, duke iu bashkuar banorëve në protestë. Si pasojë, mazhoranca socialiste vendosi të mos e hedhë në votim pikën për subvencionimin e qirave pa praninë e opozitës, duke e shtyrë vendimmarrjen për një mbledhje të ardhshme.

RAPORTIM I GAZETARES LULJETA PROGNI NË BIRN MBI PROJEKTIN TID

Në qendër të kundërshtimit janë vetë pasojat e projektit TID. Banorët e zonës historike të Durrësit kundërshtojnë shpronësimet dhe vlerat e dëmshpërblimit, të cilat, sipas tyre, janë shumë më të ulëta se çmimi real i tregut dhe nuk u mundësojnë blerjen e një banese të re. Ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme strehimi dhe jo thjesht premtime për kompensim financiar.

Projekti TID parashikon shembjen e dhjetëra banesave në qendrën historike të qytetit, në zonën përreth amfiteatrit antik dhe objekteve të tjera arkeologjike, me synimin e rijetëzimit urban të kësaj hapësire. Vendimi për shpronësimet është miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe përfshin dhjetëra pronarë privatë, ndërsa bashkia thekson se projekti nuk është hartuar prej saj, por nga institucionet qendrore.

Sipas bashkisë, në parim është miratuar një fond prej rreth 867 milionë lekësh për shpronësimet, por banorët thonë se këto vlera nuk mbulojnë realisht humbjen e pronës dhe investimeve të jetës së tyre. Për këtë arsye, ata kërkojnë që përpara çdo prishjeje, bashkia dhe qeveria të garantojnë strehim dhe trajtim të drejtë.

Shtyrja e mbledhjes dhe mosvotimi i bonusit të qirasë kanë lënë sërish pa përgjigje dhjetëra familje, ndërsa konflikti për projektin TID mbetet i hapur. Për banorët, ajo që ndodhi sot në Këshillin Bashkiak është një tjetër dëshmi se vendimet për jetën e tyre po merren pa dialog dhe pa zgjidhje konkrete. /skyweb.al

Artikulli para

Korrupsioni te AKSHI rrezikon stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e vendit, Dhoma Amerikane jep alarmin pas kaosit me SelfCare

Artikulli pas

DOKUMENTI/ Pas “çunave” të korruptuar, s’kanë të sosur problemet për Diellën: Vjen padia nga aktorja e njohur

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Artikulli pas
DOKUMENTI/ Pas “çunave” të korruptuar, s’kanë të sosur problemet për Diellën: Vjen padia nga aktorja e njohur

DOKUMENTI/ Pas "çunave" të korruptuar, s'kanë të sosur problemet për Diellën: Vjen padia nga aktorja e njohur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

The Economist: Shqipëria, joshëse në rrugën e saj drejt BE-së
Aktualitet

The Economist: Shqipëria, joshëse në rrugën e saj drejt BE-së

Nga SkyWeb
13 Dhjetor, 2025
0

Revista prestigjioze The Economist ka publikuar një analizë mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës,...

Lexo të plotë
“9Travel”: Shqipëria, destinacioni i ri europian nën radarin e turistëve australianë

“9Travel”: Shqipëria, destinacioni i ri europian nën radarin e turistëve australianë

26 Janar, 2026
HISTORIKE/ Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat

HISTORIKE/ Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat

18 Dhjetor, 2025
Ulet pragu për pagesat me cash, çdo biznes do të ketë detyrimisht POS deri në fund të 2026

Ulet pragu për pagesat me cash, çdo biznes do të ketë detyrimisht POS deri në fund të 2026

5 Nëntor, 2025
Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

21 Korrik, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr