• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
0
SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, ish-nënkryetaren Edmonda Harizi, ish-drejtorin e Shërbimeve Publike Feta Hoxha dhe biznesmenin Bersant Ylli, në lidhje me një procedurë tenderimi me vlerë rreth 5 miliardë lekë të vjetra për ndërtimin e ujësjellësit rajonal që përfshin disa fshatra dhe qytetin e Memaliajt.

Hetimi nisi pas një kallëzimi penal të Kontrollit të Lartë të Shtetit, depozituar më 28 tetor 2024. Më 4 nëntor 2024 u regjistrua procedimi penal për veprën “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Objekt i hetimit ka qenë procedura e prokurimit për “Ndërtimin e Ujësjellësit Rajonal për fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë-Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës dhe qytetin Memaliaj”, e zhvilluar në vitin 2021 nga Bashkia Memaliaj si autoritet kontraktor.

Sipas SPAK, më 21 shtator 2020, Gjolek Guci, në cilësinë e kryetarit të bashkisë, ka nënshkruar një kontratë dhurimi me shoqërinë “Artreum Generation” sh.p.k në pronësi të Lorenc Bamit, e përfaqësuar nga administratori Aldo Shehu, ndërsa projekti për ndërtimin e ujësjellësit është miratuar nga vetë titullari i bashkisë.

Nga hetimet ka rezultuar se projekti i ujësjellësit ishte hartuar nga kompania “Artreum Generation” dhe i ishte dhuruar bashkisë. Më pas, i njëjti projekt është tenderuar dhe është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë “KEG” sh.p.k. & “ED Konstruksion” sh.p.k., të cilët, sipas aktakuzës, kishin mangësi në dokumentacion, sidomos në kriteret për kapacitetin teknik.

Sipas SPAK, këto kompani kanë përzgjedhur si nënkontraktore pikërisht “Artreum Generation” sh.p.k., e cila kishte hartuar dhe dhuruar projektin fillestar. Prokuroria vlerëson se pranimi i këtij nënkontraktimi ka ndodhur në kushtet e konfliktit të interesit dhe në kundërshtim me kriteret ligjore për nënkontraktorët.

Fondi për objektin, në vlerën 493.183.572 lekë, ishte ndarë në zëra për ndërtim, montim, drejtim dhe kolaudim të punimeve. Sipas hetimeve, vlera e miratuar përkon me kostot e parashikuara në projektin e dhuruar nga “Artreum Generation”, e cila më pas rezultoi nënkontraktore në zbatimin e punimeve.

Pas analizës së dokumentacionit të prokurimit, SPAK konkludon se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Edmonda Harizi, Feta Hoxha, Bersant Ylli dhe titullari i autoritetit kontraktor, Gjolek Guci, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorë të caktuar ekonomikë, duke i kualifikuar dhe shpallur fitues pavarësisht mangësive në dokumentacion.

Më 28 janar 2026 është vendosur ndarja e procedimit penal nr. 216 në procedimin nr. 216/1 për hetime të mëtejshme lidhur me zbatimin e kontratës, për të cilën do të kryhen veprime të tjera hetimore.

SPAK i ka dërguar Gjykatës së Posaçme kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 216/1 të vitit 2024 në ngarkim të:

  • Gjolek Guci, ish-kryetar i Bashkisë Memaliaj

  • Edmonda Harizi, ish-nënkryetare

  • Feta Hoxha, ish-drejtor i Shërbimeve Publike

  • Bersant Ylli, administrator i subjektit “Bersant Ylli”

Të gjithë akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 258 dhe 25 të Kodit Penal, përpara ndryshimeve të vitit 2021.

Artikulli para

Dollari nuk ndal rënien, sa shiten e blihen euro dhe valutat e tjera të huaja

Artikulli pas

Behgjet Pacolli del në “temë”, kërcënon shtetin shqiptar me Arbitrazh nëse nuk zgjidhet “larja e hesapeve” me Valon Ademin te Aeroporti i Vlorës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!
Aktualitet

Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

Behgjet Pacolli del në "temë", kërcënon shtetin shqiptar me Arbitrazh nëse nuk zgjidhet "larja e hesapeve" me Valon Ademin te Aeroporti i Vlorës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mjekët zbulojnë lidhjen, ky trajtim për diabetin shkakton rënien e flokëve
Aktualitet

Mjekët zbulojnë lidhjen, ky trajtim për diabetin shkakton rënien e flokëve

Nga Editor
18 Nëntor, 2025
0

Carol Saffran filloi të përdorte Ozempic një vit më parë për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, pasi mjekimet...

Lexo të plotë
Abuzimet me fondet e IPARD, Marta Kos thotë se Shqipëria duhet të ndryshojë kulturën politike

Abuzimet me fondet e IPARD, Marta Kos thotë se Shqipëria duhet të ndryshojë kulturën politike

19 Nëntor, 2025
Turkish Airlines nis fluturimet ditore drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Turkish Airlines nis fluturimet ditore drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

27 Janar, 2026
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Qeveria miraton shpërblimet e fundvitit për pensionistët, sa merr secila kategori

26 Nëntor, 2025
“Parimi që s’duhet shkelur”, një qasje politike dhe etike mbi hetimet VIP të SPAK sipas ish-ministrit të Financave Arben Malaj

“Parimi që s’duhet shkelur”, një qasje politike dhe etike mbi hetimet VIP të SPAK sipas ish-ministrit të Financave Arben Malaj

19 Nëntor, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr