• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Qeveria miraton shpërblimet e fundvitit për pensionistët, sa merr secila kategori

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka miratuar shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke vendosur dy nivele bonusi 15 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, në varësi të kategorisë së përfituesve dhe masës së pensionit.

Vendimi prek praktikisht të gjithë grupet e mbrojtjes sociale, nga pensionet bazë e deri te trajtimet e veçanta financiare.

Sipas vendimit, shpërblimin prej 15 mijë lekësh do ta marrin:

• Pensionistët me pension pleqërie deri në 20 000 lekë, përfshirë edhe këtë nivel.

• Të gjithë përfituesit e pensioneve të invaliditetit, pensioneve familjare dhe pensionit social.

• Fëmijët që trajtohen financiarisht nga shteti si “fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

• Personat që marrin vetëm trajtim të veçantë financiar sipas ligjeve të sigurimeve shoqërore, pa qenë pensionistë.

• Familjarët e pilotëve që kanë humbur jetën gjatë detyrës, që përfitojnë trajtim të veçantë financiar.

• Veteranët e LANÇ-it dhe përfituesit e pensioneve të posaçme për merita të veçanta.

• Personat me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi deri në 20 000 lekë, që aktualisht nuk janë të punësuar.

• Punonjësit e minierave, industrisë së naftës, gazit dhe metalurgjisë, të cilët përfitojnë trajtim financiar deri në 20 000 lekë sipas skemave të veçanta.

• Punonjësit e ish-ndërmarrjeve ushtarake, që marrin trajtim të veçantë financiar deri në 20 000 lekë.

Në total, ky grup përfiton shpërblimin më të lartë, i cili synon të mbështesë kategoritë me pensionet më të ulëta dhe trajtimet sociale më të ndjeshme.

Ndërsa shpërblimin prej 10 mijë lekësh do ta marrin:

• Pensionistët me pension pleqërie mbi 20 000 lekë.

• Personat që përfitojnë trajtime të veçanta financiare mbi 20 000 lekë nga skemat e minierave, ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe sektorëve të tjerë të rëndë.

• Ish-ushtarakët, policët, punonjësit e SHISH-it, Gardës, burgjeve, zjarrfikësve dhe kontrollit të brendshëm, që marrin pension të parakohshëm me masë mbi 20 000 lekë.

• Personat që marrin vetëm pension shtetëror të posaçëm, pa qenë pjesë e skemës së zakonshme të sigurimeve shoqërore.

• Ish-funksionarët që marrin pensione suplementare sipas ligjit të vitit 1996.

• Punonjësit e profesioneve të vështira (miniera, naftë, gaz, metalurgji) me përfitime mbi 20 000 lekë.

Të gjitha kategoritë përfitojnë shpërblimin vetëm një herë, edhe nëse marrin më shumë se një lloj trajtimi financiar.

Shuma totale e paketës financiare është 10.4 miliardë lekë, prej të cilave 10.3 miliardë lekë për shpërblimet dhe 72.3 milionë lekë për kostot administrative. Pagesat do të kryhen në dhjetor 2025, ndërsa çdo pagesë e mbetur pezull duhet të jepet deri më 30 qershor 2026.

Artikulli para

Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

Artikulli pas

PE propozon kufizim të qasjes në rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!
Aktualitet

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Ekonomi

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro
Aktualitet

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm
Aktualitet

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
PE propozon kufizim të qasjes në rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

PE propozon kufizim të qasjes në rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Të Përzgjedhura

Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global
Aktualitet

Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

Nga Editor
26 Nëntor, 2025
0

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më pak tërheqëse për talentet e reja. Në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë së Talenteve 2025,...

Lexo të plotë
Shpresë e re për trajtimin e kancerit të pankreasit, terapia e re jep rezultate

Shpresë e re për trajtimin e kancerit të pankreasit, terapia e re jep rezultate

30 Janar, 2026
Analiza e Google Trends, Shqipëria në krye të kërkimeve për udhëtime në rajon

Analiza e Google Trends, Shqipëria në krye të kërkimeve për udhëtime në rajon

6 Gusht, 2025
Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026

Të Fundit

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr