• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Moody’s konfirmon qendrueshmërinë e ekonomisë shqiptare duke ruajtur vlerësimin “BA3” për borxhin

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Moody’s konfirmon qendrueshmërinë e ekonomisë shqiptare duke ruajtur vlerësimin “BA3” për borxhin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive Moody’s ka rikonfirmuar stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë, duke vlerësuar pozitivisht aftësinë e vendit për të përballuar tre goditjet e mëdha të dekadës së fundit, tërmetin, pandeminë dhe krizën energjetike evropiane.

Moody’s thekson se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri dhe ritëm të shpejtë rimëkëmbjeje, ndërsa perspektiva e rritjes në periudhën afatmesme mbetet e qëndrueshme.

Agjencia parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Shqipërisë të rritet me 3.7% në vitin 2025 dhe 3.5% në vitin 2026, i nxitur kryesisht nga konsumi i brendshëm dhe investimet në turizëm dhe energji. Sektori i turizmit pritet të mbetet një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, duke ndikuar në rritjen e eksporteve të shërbimeve dhe në zgjerimin e aktivitetit ndërtimor.

Në planin fiskal, Moody’s vlerëson trendin pozitiv të borxhit publik, i cili pas rritjes së ndjeshme gjatë krizave, ka nisur rënien që prej vitit 2022.

Raporti i borxhit ndaj PBB-së zbriti në 54.2% në vitin 2024, nga 74.1% që kishte arritur në vitin 2021. Parashikimet tregojnë se borxhi publik mund të ulet më tej, në 53.5% të PBB-së deri në vitin 2026, i mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe ruajtja e suficitit primar fiskal.

Moody’s thekson gjithashtu se autoritetet shqiptare pritet të vijojnë zbatimin e rregullave fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, për të ruajtur një bilanc të balancuar dhe për të ulur gradualisht raportin e borxhit të përgjithshëm të qeverisë deri në nivelin e synuar prej 45% të PBB-së.

Sipas vlerësimit, investimet e huaja direkte mbeten një faktor kyç për zbutjen e rreziqeve të bilancit të pagesave. Deficiti i llogarisë korrente, që ishte 2.4% e PBB-së në vitin 2024, pritet të mbetet rreth këtij niveli gjatë viteve 2025–2026, ndjeshëm më i ulët se mesatarja e periudhës 2017–2022.

Raporti i Moody’s vlerëson se sektori financiar shqiptar mbetet mirë i kapitalizuar dhe likuid, ndërsa rreziqet sistemike janë të kufizuara. Shqipëria pritet gjithashtu të përfitojë nga fondet e Bashkimit Europian dhe nga zbatimi i reformave të lidhura me procesin e anëtarësimit, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.

Sipas Ministrisë së Financave, ky vlerësim i Moody’s është një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë dhe tregon përparimin e qëndrueshëm të reformave strukturore që mbështesin rritjen ekonomike dhe integrimin europian të Shqipërisë. /skyweb.al

Artikulli para

Drejt një epokë të re zhvillimi dhe inovacioni, One Albania emëron Barna Kutvolgyi CEO të ri

Artikulli pas

Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete
Ekonomi

Shërbimet e DPSHTRR me rezervim online, qytetarët zgjedhin datën dhe orarin

19 Gusht, 2026
Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni
Ekonomi

Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni

19 Gusht, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Nuk mjafton prodhimi, tani sfidë e energjisë diellore është akumulimi i saj: Si po zgjidhet problemi

19 Gusht, 2026
Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë
Ekonomi

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra
Ekonomi

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë
Ekonomi

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
Artikulli pas
Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kompania ajrore kineze thyen rekordin, nis fluturimin më të gjatë në botë
Aviacion

Kompania ajrore kineze thyen rekordin, nis fluturimin më të gjatë në botë

Nga Editor
4 Dhjetor, 2025
0

China Eastern Airlines ka nisur fluturimin më të gjatë direkt në botë, duke vendosur një rekord të ri në udhëtimet...

Lexo të plotë
GRAFIKËT/ Sigurimet, rritën të ardhurat gjatë gjashtëmujorit të parë, çfarë po ndodh me dëmshpërblimet

GRAFIKËT/ Sigurimet, rritën të ardhurat gjatë gjashtëmujorit të parë, çfarë po ndodh me dëmshpërblimet

4 Gusht, 2025
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët nuk heqin dorë nga vetura me naftë, zunë rreth 60% të blerjeve të reja në janar-mars

13 Prill, 2026
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

28 Maj, 2025
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Si po rrënohen bujqësia dhe industria, në rënie të lirë prej më shumë se dy vitesh

30 Shtator, 2025

Të Fundit

STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete

Shërbimet e DPSHTRR me rezervim online, qytetarët zgjedhin datën dhe orarin

19 Gusht, 2026
Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën

Pse Shqipëria e fiton Arbitrazhin për Aeroportin e Vlorës

19 Gusht, 2026
Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni

Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni

19 Gusht, 2026
A flenë gjumë pilotët gjatë fluturimeve? E vërteta që nuk thuhet zakonisht

A flenë gjumë pilotët gjatë fluturimeve? E vërteta që nuk thuhet zakonisht

19 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr