• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 17 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Krahas mbrojtjes së Guvernatorit nga burgu, punonjësve s’mund t’u ulen pagat: Çfarë fsheh ligji i ri i BSH-së

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ligji i ri për Bankën e Shqipërisë, përveç mbrojtjes së posaçme që i garanton guvernatorit nga arrestimi dhe masat e tjera shtrënguese për veprat penale që lidhen me ushtrimin e detyrës, përmban një sërë privilegjesh financiare për drejtuesit dhe punonjësit e institucionit.

Një nga dispozitat më të rëndësishme parashikon se pagat, shtesat dhe përfitimet e tjera financiare të punonjësve të Bankës së Shqipërisë nuk mund të ulen në asnjë rast. Për më tepër, paga bazë e personelit do të indeksohet çdo vit me normën vjetore të inflacionit, duke garantuar një mekanizëm automatik për ruajtjen e fuqisë blerëse.

Këto përcaktime janë pjesë e ligjit nr. 112/2026, “Për Bankën e Shqipërisë”, të miratuar nga Kuvendi më 29 tetor dhe të botuar në Fletoren Zyrtare më 16 nëntor.

Sipas nenit 47, Këshilli Mbikëqyrës ka kompetencën të përcaktojë në mënyrë të pavarur politikat e trajtimit financiar për anëtarët e tij dhe punonjësit e institucionit.

Ligji përcakton shprehimisht se pagat, shtesat dhe përfitimet financiare nuk mund të reduktohen, ndërsa Këshilli duhet të rishikojë periodikisht nivelet e tyre, duke marrë në konsideratë inflacionin, zhvillimet në tregun e banesave dhe pagat në sektorin financiar.

Por përfitimet nuk kufizohen vetëm te pagat. Ligji parashikon se trajtimi financiar mund të përfshijë mbështetje me kredi për strehim, përfitime të lidhura me shëndetin, financimin e ngritjes profesionale, si dhe krijimin dhe administrimin e një fondi pensioni.

Një tjetër element është se pagat, shpërblimet dhe përfitimet e punonjësve nuk lidhen me rezultatin financiar të Bankës së Shqipërisë. Kjo do të thotë se këto përfitime nuk kushtëzohen nga fakti nëse institucioni realizon fitim apo regjistron humbje.

Për më tepër, politikat e pagave përcaktohen jashtë skemave të zakonshme të administratës publike, duke i dhënë Bankës së Shqipërisë autonomi të plotë në këtë drejtim, në përputhje me parimin e pavarësisë së saj.

Ndërkohë, një tjetër dispozitë e ligjit, neni 72, parashikon mbrojtje të posaçme procedurale për guvernatorin në rastet e hetimeve penale që lidhen me ushtrimin e detyrës.

Sipas këtij neni, guvernatori nuk mund të ndalohet, t’i kufizohet liria personale përmes masave shtrënguese apo t’i nënshtrohet kontrollit personal dhe të banesës për vepra penale që lidhen me ushtrimin e funksionit.

Në këto raste, prokurori duhet t’i drejtohet Kuvendit për të verifikuar nëse vepra penale e dyshuar lidhet me detyrën e guvernatorit. Kuvendi autorizon vijimin e procedurave për masat shtrënguese ose ndaluese nëse konstaton se vepra nuk lidhet me ushtrimin e detyrës.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës nga Kuvendi, guvernatori vazhdon të ushtrojë funksionin pa kufizim.

Megjithatë, kjo mbrojtje nuk nënkupton përjashtim nga hetimi apo përgjegjësia penale. Për më tepër, dispozita nuk është ende në fuqi, pasi zbatimi i saj është kushtëzuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve përkatëse në Kodin e Procedurës Penale.

Ligji parashikon gjithashtu mbrojtje financiare për punonjësit e përfshirë në procese gjyqësore që lidhen me ushtrimin e detyrës.

Sipas nenit 71, Banka e Shqipërisë mbulon paraprakisht shpenzimet për mbrojtjen ligjore të punonjësve në procese administrative, gjyqësore apo arbitrazhi, kur ato lidhen me ushtrimin e funksioneve të tyre. Nëse punonjësi shpallet përgjegjës ose fajtor me vendim gjyqësor të formës së prerë, ai detyrohet të rimbursojë këto shpenzime.

Në tërësi, dispozitat krijojnë një regjim të veçantë mbrojtjeje juridike dhe financiare për drejtuesit dhe punonjësit e Bankës së Shqipërisë, i cili ndryshon nga trajtimi i zakonshëm në administratën publike.

Ndërsa pavarësia financiare dhe institucionale është një nga parimet mbi të cilat funksionojnë bankat qendrore, garancitë e reja për mosuljen e pagave, indeksimin automatik dhe mbulimin e shpenzimeve ligjore ngrenë edhe çështjen e kostos financiare të këtyre përfitimeve dhe të transparencës në administrimin e fondeve.

 

Artikulli para

Nga 1 Janari kufizohen komisionet e pagesave me kartë, si përfitojnë qytetarët

Artikulli pas

Adriatik Lapaj e rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Tiranën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare
Aktualitet

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

17 Nëntor, 2026
Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin
Aktualitet

Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

17 Nëntor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Wizz Air forcojnë partneritetin përmes mbështetjes së Maratonës së Tiranës
Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Wizz Air forcojnë partneritetin përmes mbështetjes së Maratonës së Tiranës

17 Nëntor, 2026
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus
Ekonomi

Ligji i ri i hap rrugën shtrenjtimit të sigurimit për makinat nga viti 2028! Rriten çdo vit detyrimet e kompanive

17 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave
Ekonomi

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, me sa do të shiten nafta, benzine dhe gazi

17 Nëntor, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

LIGJI I RI/ Siguracioni i makinës do të vlejë edhe 15 ditë pas skadimit! Por nëse bën aksident, duhet të paguash gjithë vitin tjetër

17 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Adriatik Lapaj e rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Tiranën

Adriatik Lapaj e rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Tiranën

Të Përzgjedhura

Rikthim te e vjetra, pse të rinjtë po vishen si baballarët e tyre
Aktualitet

Rikthim te e vjetra, pse të rinjtë po vishen si baballarët e tyre

Nga Editor
14 Mars, 2026
0

Moda shpesh ecën në cikle, por disa rikthime janë më të papritura se të tjerat. Një prej tyre është fenomeni...

Lexo të plotë
Trump kërcënon Evropën: Tarifë 100% për çdo vend që takson gjigantët amerikanë të teknologjisë

Trump kërcënon Evropën: Tarifë 100% për çdo vend që takson gjigantët amerikanë të teknologjisë

27 Qershor, 2026
Matura 2026, Ministria e Arsimit publikon rregullat e provimeve: Çfarë duhet të kenë parasysh nxënësit

Matura 2026, Ministria e Arsimit publikon rregullat e provimeve: Çfarë duhet të kenë parasysh nxënësit

30 Maj, 2026
Amazon shkurton 30,000 vende pune, synon uljen e shpenzimeve

Amazon shkurton 30,000 vende pune, synon uljen e shpenzimeve

27 Tetor, 2025
Shtohen raportimet për probleme me motorët e avionëve, por a duhet të frikësohemi dhe a është rrezik real?

Shtohen raportimet për probleme me motorët e avionëve, por a duhet të frikësohemi dhe a është rrezik real?

13 Shkurt, 2026

Të Fundit

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

17 Nëntor, 2026
Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

17 Nëntor, 2026
Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

17 Nëntor, 2026
Si ta mbajmë trurin e shëndetshëm me kalimin e moshës? Çfarë thotë shkenca

Si ta mbajmë trurin e shëndetshëm me kalimin e moshës? Çfarë thotë shkenca

17 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr