• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 17 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nga 1 Janari kufizohen komisionet e pagesave me kartë, si përfitojnë qytetarët

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re që vendos kufij maksimalë për tarifat e shkëmbimit të aplikuara nga institucionet financiare për pagesat me karta bankare. Duke nisur nga 1 janari 2027, këto tarifa nuk mund të tejkalojnë 0.2% të vlerës së transaksionit për kartat e debitit dhe 0.3% për kartat e kreditit.

Vendimi synon rregullimin e kostove të transaksioneve vendase me kartë dhe krijimin e kushteve më konkurruese në tregun e pagesave elektronike.

Sipas nenit 4 të rregullores, ofruesit e shërbimeve të pagesave nuk mund të kërkojnë ose të aplikojnë tarifa shkëmbimi mbi kufijtë e përcaktuar, pavarësisht marrëveshjeve që kanë me njëri-tjetrin.

Konkretisht, për një pagesë prej 10 mijë lekësh me kartë debiti, tarifa maksimale e shkëmbimit do të jetë 20 lekë. Për të njëjtën pagesë me kartë krediti, tarifa nuk mund të jetë më e lartë se 30 lekë.

Megjithatë, këto nuk janë komisionet përfundimtare që u ngarkohen konsumatorëve apo bizneseve. Tarifa e shkëmbimit është kostoja që paguhet ndërmjet institucioneve financiare të përfshira në procesimin e transaksionit. Komisioni që një tregtar paguan për pranimin e kartave mund të përfshijë edhe kosto të tjera.

Vendosja e këtyre kufijve mund të ndikojë në uljen e kostove të pranimit të pagesave elektronike për bizneset, megjithëse rregullorja nuk garanton automatikisht uljen e komisioneve që ato paguajnë.

Një tjetër ndryshim lidhet me transparencën e tarifave. Bankat dhe institucionet që ofrojnë shërbimin e pranimit të kartave duhet t’u paraqesin tregtarëve informacion të ndarë për tarifat e shërbimit, tarifat e shkëmbimit dhe tarifat e skemave të kartave, sipas kategorive dhe markave përkatëse. Tarifat e kombinuara lejohen nëse tregtari i kërkon shprehimisht me shkrim.

Rregullorja ndalon gjithashtu vendosjen e pengesave kontraktuale që kufizojnë të drejtën e tregtarëve për të orientuar klientët drejt instrumenteve të pagesës që u kushtojnë më pak.

Po kështu, tregtarët nuk mund të detyrohen automatikisht të pranojnë të gjitha kategoritë e kartave të një skeme të caktuar, vetëm sepse pranojnë një kategori të saj, me përjashtimet e parashikuara në rregullore.

Kufijtë e rinj zbatohen për transaksionet vendase me karta të konsumatorëve, kur institucionet që ofrojnë shërbimet e pagesës për të dyja palët janë të vendosura në Shqipëri. Nga kufizimi përjashtohen, ndër të tjera, kartat tregtare të biznesit, tërheqjet e parave në bankomat apo sportel dhe transaksione të caktuara të skemave trepalëshe.

Për të shmangur anashkalimin e kufijve, rregullorja përcakton se çdo kompensim tjetër financiar me efekt të barasvlershëm me tarifën e shkëmbimit do të konsiderohet pjesë e saj.

Ofruesit e shërbimeve të pagesave detyrohen t’i raportojnë Bankës së Shqipërisë mbi zbatimin e tarifave, ndërsa institucioni mbikëqyrës mund të kërkojë edhe certifikim nga një auditor i pavarur.

Nga 1 janari 2028 do të hyjë në fuqi edhe detyrimi për t’u dhënë tregtarëve informacion mbi çdo transaksion, duke evidentuar veçmas komisionin e shërbimit dhe tarifën e shkëmbimit.

Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 janar 2027 dhe do të zbatohet deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Artikulli para

Mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

Artikulli pas

Krahas mbrojtjes së Guvernatorit nga burgu, punonjësve s’mund t’u ulen pagat: Çfarë fsheh ligji i ri i BSH-së

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare
Aktualitet

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

17 Nëntor, 2026
Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin
Aktualitet

Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

17 Nëntor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Wizz Air forcojnë partneritetin përmes mbështetjes së Maratonës së Tiranës
Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Wizz Air forcojnë partneritetin përmes mbështetjes së Maratonës së Tiranës

17 Nëntor, 2026
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus
Ekonomi

Ligji i ri i hap rrugën shtrenjtimit të sigurimit për makinat nga viti 2028! Rriten çdo vit detyrimet e kompanive

17 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave
Ekonomi

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, me sa do të shiten nafta, benzine dhe gazi

17 Nëntor, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

LIGJI I RI/ Siguracioni i makinës do të vlejë edhe 15 ditë pas skadimit! Por nëse bën aksident, duhet të paguash gjithë vitin tjetër

17 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

Krahas mbrojtjes së Guvernatorit nga burgu, punonjësve s'mund t'u ulen pagat: Çfarë fsheh ligji i ri i BSH-së

Të Përzgjedhura

Tetë muaj nën mbrojtjen e krimit dhe policisë, si i erdhi fundi Ergys Agasit në një pasdite gushti
Aktualitet

Droni te koka, si u kap Ergys Agasi me shofer Uljan Shpatarakun: “Më tha që quhej Berti!” Operacioni si në filma i SPAK-ut mes Elbasanit dhe Durrësit

Nga SkyWeb
7 Tetor, 2026
0

Një dron mbi kompleksin e vilave në Durrës, një Audi me xhama të errësuar, ndjekje drejt Elbasanit dhe një ndërprerje...

Lexo të plotë
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

Kursi i këmbimit, bien euro dhe dollari

2 Qershor, 2026
Hakerët çajnë “kasafortën” e Lihtenshtejnit, ekspozohen pronarët pas mijëra kompanive dhe fondacioneve

Hakerët çajnë “kasafortën” e Lihtenshtejnit, ekspozohen pronarët pas mijëra kompanive dhe fondacioneve

8 Gusht, 2026
Mungesë e mundshme e karburantit për avionët, BE: Të jemi të përgatitur për çdo skenar

Mungesë e mundshme e karburantit për avionët, BE: Të jemi të përgatitur për çdo skenar

21 Prill, 2026
“Populli do të dëgjohet çdo vit” premtimi i pambajtur për Këshillimin Kombëtar

“Populli do të dëgjohet çdo vit” premtimi i pambajtur për Këshillimin Kombëtar

13 Maj, 2026

Të Fundit

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

17 Nëntor, 2026
Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

17 Nëntor, 2026
Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

17 Nëntor, 2026
Si ta mbajmë trurin e shëndetshëm me kalimin e moshës? Çfarë thotë shkenca

Si ta mbajmë trurin e shëndetshëm me kalimin e moshës? Çfarë thotë shkenca

17 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr