• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 30 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

Editor Nga Editor
26 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më pak tërheqëse për talentet e reja. Në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë së Talenteve 2025, vendi ka rënë me 7 pozicione, në vendin e 63-të, duke treguar përkeqësim në zhvillimin e aftësive, cilësinë e arsimit dhe mbajtjen e profesionistëve.

Në edicionin e 11-të të këtij viti, indeksi mat se si vendet zhvillojnë, tërheqin dhe mbajnë talentet në të gjitha grupet e të ardhurave. Raporti, me temën “qëndrueshmëria në epokën e trazirave”, renditi 135 ekonomi në mbarë botën në bazë të 77 treguesve, si aftësitë e buta (soft skills) dhe përqendrimi i talentit në fushën e inteligjencës artificiale, të grupuara në gjashtë shtylla kryesore.

Një nga shtyllat ku Shqipëria performon më dobët është “Aftësitë adaptive dhe njohuritë e avancuara”. Vendi renditet në pozicionin 78, një nga më të ultat në nivel europian. Me vetëm 22.19 pikë, Shqipëria shfaq dobësi të theksuara në aftësitë digjitale, përqendrimin e talenteve në AI dhe aktivitetin akademik e shkencor.

Shqipëria ka rezultate të dobëta në:

  • aftësitë digjitale të popullsisë (vend 84)
  • përqendrimin e talenteve në fushën e inteligjencës artificiale (vend 66)
  • zhvillimin e software-it / programeve kompjuterike (vend 97, ndër më të ultat globalisht)
  • krijimin e bizneseve të reja (vend 89)
  • artikujt shkencorë dhe prodhimin akademik (vend 89)

Këta tregues konfirmojnë një hendek të madh midis kërkesës së tregut për aftësi të avancuara dhe ofertës reale të kapitalit njerëzor. Shqipëria mbetet prapa në inovacion, ekonomi të njohurive dhe teknologji, duke kufizuar aftësinë e saj për të konkurruar në sektorët me vlerë të lartë të shtuar.

Në shtyllën “Attract”, që mat aftësinë e një vendi për të tërhequr talente, Shqipëria rezulton sociale dhe e hapur, por jo atraktive për talentet e larta. Vendin e favorizojnë përfshirja sociale, barazia gjinore, mobiliteti social dhe rregullat e hapura për investitorët.

Megjithatë, Shqipëria mbetet e dobët në tërheqjen e profesionistëve dhe talenteve të huaja. Vendi thuajse nuk tërheq studentë ndërkombëtarë, për shkak të renditjes së ulët të universiteteve, mungesës së programeve në anglisht dhe infrastrukturës akademike të dobët. Shqipëria nuk po arrin të sjellë as talente të kthyera nga jashtë; migracioni mbetet kryesisht “brain drain”.

Shtylla “Grow”, që mat zhvillimin e aftësive, është pika më e dobët e Shqipërisë në indeks. Arsimi mbetet i dobët, me rezultate të ulëta në shkencë dhe matematikë, nivele të pakta regjistrimi në arsimin profesional dhe universitar, si dhe mungesë trajnimesh gjatë gjithë jetës. Universitetet kanë ndikim minimal në kërkimin shkencor dhe nuk prodhojnë aftësi të avancuara, ndërsa hendeku i madh në aftësitë digjitale dhe teknike kufizon krijimin e talenteve të reja dhe aftësinë e ekonomisë për të konkurruar.

Renditja globale

Singapori ka zënë vendin e parë në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë së Talenteve (GTCI) 2025 për herë të parë, i mbështetur nga sistemi i tij i fortë arsimor, qeverisja e qëndrueshme dhe qasja proaktive për të mbajtur një forcë pune të adaptueshme dhe të gatshme për inovacion në epokën e inteligjencës artificiale.

Ky raport vjen në një moment kur “ndryshimet e shpejta teknologjike, pasiguria gjeopolitike dhe transformimet e thella shoqërore e bëjnë edhe më thelbësore nevojën për tregues të besueshëm të talentit”, tha Rafael Escalona Reynoso, CEO i Portulans Institute.

“Ndërsa historianët mund të na japin më shumë perspektivë, padyshim duket sikur po jetojmë në një periudhë me ndërprerje të mëdha dhe ankth maksimal,” tha dekanja e kërkimit dhe inovacionit në INSEAD, Lily Fang. “Pasiguria gjeopolitike paraqet sfida të jashtëzakonshme për qëndrueshmërinë e tregtisë dhe tregjeve globale, ndërsa inteligjenca artificiale sjell mundësi të jashtëzakonshme për të rritur potencialin njerëzor — por gjithashtu rreziqe të paimagjinueshme.”

Këto janë 10 vendet e para në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë së Talenteve 2025:

  1. Singapori
  2. Zvicra
  3. Danimarka
  4. Finlanda
  5. Suedia
  6. Holanda
  7. Norvegjia
  8. Luksemburgu
  9. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  10. Australia

Zvicra, e cila u tejkalua nga Singapori, ra nga vendi i parë për herë të parë në historinë e GTCI-së. Megjithatë, vendi regjistron rezultate të shumta në top 5 brenda kuadrit të studimit, përfshirë aksesin në internet në shkolla (vendi i 1-rë), efektivitetin e qeverisjes (vendi i 2-të) dhe migracionin e aftësive në AI (vendi i 4-t).

Vendet e pasura europiane vazhdojnë të dominojnë renditjen, duke zënë shtatë nga dhjetë pozicionet e para.

Zvicra, Danimarka dhe Finlanda renditen ngushtë pranë njëra-tjetrës në top 10, “duke sugjeruar një fokus të përbashkët në krijimin e kushteve të favorshme dhe ofrimin e mundësive për tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve,” sipas raportit. Këto tre vende renditen vazhdimisht pranë kreut në shtyllat që lidhen me mundësimin dhe ruajtjen e talenteve.

Disa vende nordike kanë bërë lëvizje të dukshme në top 10 që prej raportit të fundit të GTCI në vitin 2023. Danimarka u ngjit një pozicion në vendin e 3-të nga vendi i 4-t në 2023; Finlanda u ngjit nga vendi i 6-të në të 4-tin; ndërsa Suedia u ngjit katër pozicione, nga vendi i 9-të në 2023 në të 5-tin këtë vit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara ranë nga vendi i 3-të në 2023 në vendin e 9-të këtë vit — rezultati i tyre më i dobët që prej vitit 2013.

Megjithëse SHBA-ja shënoi rezultate të forta në fusha si krijimi i kushteve dhe rritja e talenteve, “rëniet e lehta në kategoritë e hapjes dhe të mësimit gjatë gjithë jetës” e tërhoqën vendin në pozicionin e 9-të në vitin 2025, thuhet në raport. /Monitor

Etiketat: talentet
Artikulli para

SPAK propozon Joni Ketën për të drejtuar BKH-në

Artikulli pas

Qeveria miraton shpërblimet e fundvitit për pensionistët, sa merr secila kategori

Editor

Editor

Nga Kategoria

TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

REKORD/ Mbi 6 700 fluturime në Prill, a e dini se TIA përpunon çdo ditë pasagjerë sa popullsia totale e Kukësit?

30 Maj, 2026
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025
Ekonomi

DETAJET/ Tatimet nisin rimbursimin e 517.7 milionë lekëve për familjet me fëmijë

30 Maj, 2026
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI
Aktualitet

Shqipëria bën ligj për Inteligjencën Artificiale, masa të rrepta për identifikimin automatik dhe kontrollin e punonjësve nga punëdhënësit

29 Maj, 2026
IKMT gjobit kompaninë “Gjikuria” me 11 000 euro për hedhje dherash në mënyrë të paligjshme në Dhërmi
Aktualitet

IKMT gjobit kompaninë “Gjikuria” me 11 000 euro për hedhje dherash në mënyrë të paligjshme në Dhërmi

29 Maj, 2026
Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata
Aktualitet

Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

29 Maj, 2026
FOTO/ Rama sulmoi SPAK-un dhe mbrojti Mirlindën e AKSHI-t para motrës së Ergys Agasit, drejtorëshës së tenderave në institucionin ku vëllai është “zot”
Aktualitet

Rama quan AKSHI-n histori suksesi, ndërsa SPAK-u ka hapur një ndër pusetat më të pista të korrupsionit në VEND

29 Maj, 2026
Artikulli pas
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Qeveria miraton shpërblimet e fundvitit për pensionistët, sa merr secila kategori

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Alarm në Europë: Një në tre punonjës të shëndetësisë përballet me rrezik kanceri në punë
Shëndet

Alarm në Europë: Një në tre punonjës të shëndetësisë përballet me rrezik kanceri në punë

Nga Editor
27 Maj, 2026
0

Nga aparatet me rreze X deri te laboratorët e anatomisë, një studim i ri ka zbuluar se pothuajse një e...

Lexo të plotë
Rama: Qendra e re e Drejtësisë do të financohet nga buxheti, investimi më i madh administrativ në vend

Rama: Qendra e re e Drejtësisë do të financohet nga buxheti, investimi më i madh administrativ në vend

12 Shkurt, 2026
Mesazhi i fortë i Klodjan Brahos: Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin

Mesazhi i fortë i Klodjan Brahos: Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin

7 Mars, 2026
RRËFIMI/ Ahmetaj flet për kompaninë Gogel te Arbër Veliajt. Raporti, skema për shpërndarjen e parave

RRËFIMI/ Ahmetaj flet për kompaninë Gogel te Arbër Veliajt. Raporti, skema për shpërndarjen e parave

8 Janar, 2026
Gjermania në “skaner” të gjithë të rinjtë për shërbimin ushtarak

Gjermania në “skaner” të gjithë të rinjtë për shërbimin ushtarak

3 Nëntor, 2025

Të Fundit

TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

REKORD/ Mbi 6 700 fluturime në Prill, a e dini se TIA përpunon çdo ditë pasagjerë sa popullsia totale e Kukësit?

30 Maj, 2026
Turkish Airlines hedh sytë nga avionët e SPIRIT pas falimentit të kompanisë amerikane

Turkish Airlines hedh sytë nga avionët e SPIRIT pas falimentit të kompanisë amerikane

30 Maj, 2026
Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për mbështetjen në bujqësi

Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për mbështetjen në bujqësi

30 Maj, 2026
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

DETAJET/ Tatimet nisin rimbursimin e 517.7 milionë lekëve për familjet me fëmijë

30 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr