• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tirana mbledh vendet e rajonit për Korridorin VIII, fokus përshpejtimi i investimeve dhe lidhja me rrjetet evropiane

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Tirana mbledh vendet e rajonit për Korridorin VIII, fokus përshpejtimi i investimeve dhe lidhja me rrjetet evropiane
Share on FacebookShare on WhatsApp

Më 18 shkurt 2026, Tirana do të presë takimin ministror për Korridorin VIII, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në rajon, me synimin për të rritur koordinimin politik dhe për të përshpejtuar zbatimin e segmenteve kyçe të tij. Aktiviteti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga vende dhe institucione partnere.

Korridori VIII konsiderohet një bosht strategjik që lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke krijuar një aks të ri transporti për mallra, pasagjerë dhe lëvizshmëri ushtarake, në një moment kur çështjet e sigurisë dhe ndërlidhjes rajonale janë rikthyer në qendër të agjendës evropiane. Takimi në Tiranë pritet të konfirmojë angazhimin politik për thellimin e bashkëpunimit ndërqeveritar dhe për harmonizimin e planeve kombëtare me prioritetet e Bashkimit Evropian në fushën e transportit dhe sigurisë.

Në seancën plenare do të diskutohet roli i Korridorit VIII në arkitekturën e re strategjike të Evropës, duke e trajtuar atë si një instrument që ndërthur zhvillimin ekonomik me dimensionin e sigurisë dhe integrimit rajonal. Pritet që në përfundim të ministerialit të miratohet një deklaratë e përbashkët, ndërsa agjenda do të përfshijë edhe takime dypalëshe mes delegacioneve dhe një konferencë për shtyp.

Paralelisht me takimin ministror, në ambientet e Banka e Shqipërisë do të mbahet Forumi Ekonomik për Korridorin VIII, me fokus shndërrimin e projektit nga një lidhje infrastrukturore në një platformë konkrete për rritje ekonomike rajonale. Forumi do të mbledhë përfaqësues të qeverive, institucioneve evropiane, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe aktorëve të sektorit privat.

Diskutimet do të përqendrohen në lehtësimin e tregtisë, zhvillimin industrial përgjatë aksit të korridorit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomive të rajonit. Një nga objektivat kryesore është mobilizimi i instrumenteve financiare evropiane dhe ndërkombëtare për të garantuar financimin e projekteve prioritare, si dhe formulimi i rekomandimeve konkrete për përshpejtimin e investimeve.

Takimi i Tiranës synon të ripozicionojë Korridorin VIII si një projekt me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, sigurinë dhe integrimin rajonal, në një kohë kur ndërlidhja infrastrukturore po shihet si një nga shtyllat kryesore të stabilitetit dhe zhvillimit në Evropën Juglindore.

Artikulli para

Eksod miliarderësh, edhe të pasurit po emigrojnë “për një jetë më të mirë”

Artikulli pas

Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2%

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private
Ekonomi

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2%

Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2%

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum
Ekonomi

LISTA/ Nga kinezët e Partisë Popullore te anonimët në të gjithë botën, drejtorët e Bankers që paguhen miliona! Kosto fiktive dhe shmangie taksash

Nga SkyWeb
3 Korrik, 2025
0

Operacioni i fundit hetimor në drejtim të koncesionarit që operon në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, ka zbuluar abuzimet e drejtorëve me...

Lexo të plotë
Durrësi në kolaps, bashkia harron vend-parkimet, asnjë investim për 2025-ën

Durrësi në kolaps, bashkia harron vend-parkimet, asnjë investim për 2025-ën

12 Tetor, 2025
Dalin SMS-të, si Evis Berberi mbylli pazarin me grekun me bekimin e Ballukut, del në skenë dhe ortaku i tij

Dalin SMS-të, si Evis Berberi mbylli pazarin me grekun me bekimin e Ballukut, del në skenë dhe ortaku i tij

11 Nëntor, 2025
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

RyanAir, mbi 180 mln pasagjerë në vit dhe (për fat të mirë) asnjë aksident fatal

12 Shkurt, 2026
Grupi kriminal i AKSHI-t në SPAK, Hava Delibashi kërkon lirimin nga “arresti në shtëpi”

Grupi kriminal i AKSHI-t në SPAK, Hava Delibashi kërkon lirimin nga “arresti në shtëpi”

17 Mars, 2026

Të Fundit

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

30 Mars, 2026
Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr