• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 31 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pas Mirlinda Karçanajt, shkarkohet edhe Engjell Agaçi

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Pas Mirlinda Karçanajt, shkarkohet edhe Engjell Agaçi

Fotoja eshte perpunuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Zhvillimet në dosjet që lidhen me hetimet për tenderat publikë dhe institucionet kyçe të teknologjisë në vend po shoqërohen me një tjetër largim në nivelet më të larta të administratës. Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, është larguar nga detyra, ndërsa ende nuk është sqaruar nëse bëhet fjalë për dorëheqje apo shkarkim.

Sipas MCN TV, largimi i tij vjen në një moment kur paraditen e së njëjtës ditë ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi për rreth tre orë. Në dalje, Agaçi konfirmoi se është pyetur në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës dhe theksoi se mbetet në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Ky zhvillim pason shkarkimin nga detyra të ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, ndaj së cilës gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. E njëjta masë është vendosur edhe për zëvendësen e saj Hava Delibashi, në kuadër të hetimeve që lidhen me abuzime të dyshuara në tendera publikë.

Në krye të AKSHI-t pritet të emërohet Igli Tafa, i cili prej tetorit 2022 drejton Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe mban rolin e Koordinatorit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Ndërkohë, në të njëjtën çështje, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, si dhe masën e detyrimit për paraqitje për biznesmenët Gëzim Hoxha, Andis Papa dhe Rogers Rryta.

Sipas hetimeve, të pandehurit dyshohet se kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, duke abuzuar në mënyrë sistematike me tendera publikë të lidhur me projektet e AKSHI-t. Zhvillimet e fundit tregojnë një zgjerim të rrethit të hetimeve dhe një rritje të presionit institucional në një nga dosjet më të ndjeshme që lidhen me prokurimet publike dhe infrastrukturën digjitale të shtetit. /skyweb.al

Artikulli para

Finlanda hap minierën e parë të litiumit në Evropë për prodhimin e baterive

Artikulli pas

Tingujt bëhen “ilaç”, fuqia e muzikës për trurin dhe shëndetin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK bastis tre vilat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit në Green Coast Resort
Aktualitet

SPAK bastis tre vilat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit në Green Coast Resort

30 Mars, 2026
Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë
Ekonomi

Bordi si operacion PR me asnjë efekt real, si mund të lehtësohet (vërtetë) barra e çmimeve të karburanteve

30 Mars, 2026
Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI-t, Kontabilistët: Afati të shtyhet përtej 31 marsit, biznesi dhe qytetarët rrezikojnë gjoba
Aktualitet

Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI-t, Kontabilistët: Afati të shtyhet përtej 31 marsit, biznesi dhe qytetarët rrezikojnë gjoba

30 Mars, 2026
Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve
Ekonomi

G7 zotohet të mbrojë botën nga çmenduria e çmimeve të karburanteve, cili është plani

30 Mars, 2026
“Çdo grua mund të bëhet CEO e Rheinmetall”, përplasjes mes gjigantit gjerman të armëve dhe ukrainasve për kapacitetet e dronëve të Kievit
Aktualitet

“Çdo grua mund të bëhet CEO e Rheinmetall”, përplasjes mes gjigantit gjerman të armëve dhe ukrainasve për kapacitetet e dronëve të Kievit

30 Mars, 2026
Safe Journalists: Gazetarët nuk janë fajtorë për mungesën e sigurimeve, përgjegjësia është e shtetit dhe punëdhënësve
Aktualitet

Safe Journalists: Gazetarët nuk janë fajtorë për mungesën e sigurimeve, përgjegjësia është e shtetit dhe punëdhënësve

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Tingujt bëhen “ilaç”, fuqia e muzikës për trurin dhe shëndetin

Tingujt bëhen "ilaç", fuqia e muzikës për trurin dhe shëndetin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mungesa e kontrolleve, rriten ndjeshëm rastet me salmonelë dhe helmim nga ushqimi
Aktualitet

Mungesa e kontrolleve, rriten ndjeshëm rastet me salmonelë dhe helmim nga ushqimi

Nga SkyWeb
7 Gusht, 2025
0

Sektori shëndetësor shqiptar ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat...

Lexo të plotë
“Parimi që s’duhet shkelur”, një qasje politike dhe etike mbi hetimet VIP të SPAK sipas ish-ministrit të Financave Arben Malaj

“Parimi që s’duhet shkelur”, një qasje politike dhe etike mbi hetimet VIP të SPAK sipas ish-ministrit të Financave Arben Malaj

19 Nëntor, 2025
Sulmohet një tjetër anije çisternë në Gjirin e Hormuzit, rritet pasiguria në tregjet e energjisë

Rinis lëvizja e anijeve në Gjirin e Hormuzit, Irani vendos kushte për kalimin, bie disi çmimi i naftës

25 Mars, 2026
Vizitorët shijojnë “magjinë” e borës në Razëm

Vizitorët shijojnë “magjinë” e borës në Razëm

24 Nëntor, 2025
Thellohet skandali Bankers, Gent Gazheli mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro, edhe pse u njoftua dy herë nga Dogana e Fierit

Thellohet skandali Bankers, Gent Gazheli mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro, edhe pse u njoftua dy herë nga Dogana e Fierit

8 Nëntor, 2025

Të Fundit

SPAK bastis tre vilat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit në Green Coast Resort

SPAK bastis tre vilat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit në Green Coast Resort

30 Mars, 2026
Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë

Bordi si operacion PR me asnjë efekt real, si mund të lehtësohet (vërtetë) barra e çmimeve të karburanteve

30 Mars, 2026
Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI-t, Kontabilistët: Afati të shtyhet përtej 31 marsit, biznesi dhe qytetarët rrezikojnë gjoba

Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI-t, Kontabilistët: Afati të shtyhet përtej 31 marsit, biznesi dhe qytetarët rrezikojnë gjoba

30 Mars, 2026
Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve

G7 zotohet të mbrojë botën nga çmenduria e çmimeve të karburanteve, cili është plani

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr