• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 7 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rinis lëvizja e anijeve në Gjirin e Hormuzit, Irani vendos kushte për kalimin, bie disi çmimi i naftës

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Mars, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Sulmohet një tjetër anije çisternë në Gjirin e Hormuzit, rritet pasiguria në tregjet e energjisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Lëvizja e anijeve në Ngushticën e Hormuzit ka rifilluar pjesërisht, ndërsa Irani ka vendosur kushte të reja për transitin detar, duke kërkuar koordinim të detyrueshëm me autoritetet e tij për të gjitha mjetet që konsiderohen “jo armiqësore”.

Sipas informacionit të shpërndarë për vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare Detare, Teherani ka sqaruar se anijet që nuk lidhen me SHBA-në, Izraelin apo vendet që mbështesin operacionet kundër Iranit mund të kalojnë, por vetëm përmes një rruge të kontrolluar në ujërat territoriale iraniane dhe pas verifikimit të identitetit.

Pas javësh bllokimi de facto të një prej arterieve më të rëndësishme të tregtisë globale, ku mbetën të bllokuara mijëra anije dhe u goditën dhjetëra të tjera, të dhënat e fundit tregojnë se një numër i kufizuar mjetesh ka nisur të kalojë, duke ulur gradualisht presionin mbi tregjet.

Ky zhvillim ka ndikuar menjëherë në çmimin e naftës, i cili ka shënuar rënie gjatë ditës së sotme. Nafta Brent, që kishte kaluar mbi 100 dollarë për fuçi ditët e fundit, është stabilizuar rreth 98 dollarë për fuçi, ndërsa WTI luhatet në intervalin 90–95 dollarë.

Tregjet reaguan pozitivisht ndaj sinjaleve se nuk do të ketë një bllokim total të Ngushticës së Hormuzit, nga e cila kalon një pjesë e konsiderueshme e naftës globale.

Rihapja e kufizuar e korridorit detar ka ulur frikën për ndërprerje të menjëhershme të furnizimit, duke zbehur presionin mbi çmimet.

Megjithatë, kontrolli i vendosur nga Irani mbi kalimin e anijeve dhe përjashtimi i mjeteve të lidhura me vendet që ai i konsideron armiqësore tregon se situata mbetet e brishtë dhe se Ngushtica e Hormuzit po përdoret si instrument presioni në konfliktin në vijim./skyweb.al

Artikulli para

Volkswagen kalon nga makinat te raketat tokë-ajër, marrëveshje me izraelitët

Artikulli pas

Një fushë me vreshta mbi çati, tranformimi i guximshëm i Aeroportit të Firences

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit
Aktualitet

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua
Ekonomi

Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Një fushë me vreshta mbi çati, tranformimi i guximshëm i Aeroportit të Firences

Një fushë me vreshta mbi çati, tranformimi i guximshëm i Aeroportit të Firences

Të Përzgjedhura

Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

BSH parashikon rritje të inflacionit mbi 3%, por kjo do të jetë kalimtare

Nga SkyWeb
16 Maj, 2026
0

Banka e Shqipërisë vlerëson se konflikti në Lindjen e Mesme pritet të ketë një ndikim të moderuar dhe afatshkurtër në...

Lexo të plotë
Fëmija juaj rri vetëm? Studimi i ri zbulon pse nuk duhet të shqetësoheni

Fëmija juaj rri vetëm? Studimi i ri zbulon pse nuk duhet të shqetësoheni

12 Gusht, 2026
Pse inteligjenca artificiale po frikëson brezin e ri?

Pse inteligjenca artificiale po frikëson brezin e ri?

20 Maj, 2026
Lufta ndihmon eksportet shqiptare, përmes naftës së shtrenjtë; përkeqësohet industria fason në mars

Lufta ndihmon eksportet shqiptare, përmes naftës së shtrenjtë; përkeqësohet industria fason në mars

17 Prill, 2026
Pak lëvizi çmimi naftës, pronarët e autobusëve urbanë janë GATI: Duam subvencionim! Ankesa ka edhe Kamza që para një muaji rriti çmimin e biletës

Pak lëvizi çmimi naftës, pronarët e autobusëve urbanë janë GATI: Duam subvencionim! Ankesa ka edhe Kamza që para një muaji rriti çmimin e biletës

11 Mars, 2026

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr