• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 1 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Lufta ndihmon eksportet shqiptare, përmes naftës së shtrenjtë; përkeqësohet industria fason në mars

Editor Nga Editor
17 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
0
Lufta ndihmon eksportet shqiptare, përmes naftës së shtrenjtë; përkeqësohet industria fason në mars
Share on FacebookShare on WhatsApp

Eksportet kanë vijuar tendencën rritëse dhe në mars, për të dytin muaj radhazi, pas shumë muajsh radhazi me rënie. Tendenca pozitive u ndikua nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia, kryesisht nafta e favorizuar nga çmimet e rritura nga kriza si dhe industria mbështetëse automotive.

Ndërkohë, grupi më i madh dhe punëdhënësi kryesor, ai i tekstileve dhe këpucëve ka vijuar tendencën rënëse. Ecuri negative kishin dhe pije ushqime dhe duhan, të ndikuara nga përmbytjet, që dëmtuan prodhimin në sera.

 

Sipas INSTAT, Në mars 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 32.7 mld lekë, duke u rritur me 4.1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 5.6%, në krahasim me Shkurt 2026.

Gjatë muajit Mars 2026, në rritjen e eksporteve prej 4,1 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,0 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +0,6 pikë përqindje, etj. Negativisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -1,9 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me -0,8 pikë përqindje, etj.

Për tre mujorin, tendenca u kthye për herë të parë pozitive. Sipas INSTAT, për periudhën janar-mars 2026, eksportet ishin 90.3 miliardë lekë, me një rritje prej 1% me bazë vjetore. Edhe për tre mujorin, ndikimin kryesor pozitiv e dhanë mineralet lëndë djegëse e energji dhe makineri e pjesë këmbimi, ndërsa efekti më negativ ishte nga tekstile e këpucë dhe ushqimet.

Fasoni thellon rënien

Eksportet nga industria e veshjeve dhe këpucëve kanë shënuar muaj radhazi me rënie. Sipas eksportuesve, kërkesa për mallra kryesisht veshje pune ka nisur dobët këtë vit, të ndikuara nga tarifat e SHBA dhe tkurrja e industrisë në Gjermani. Edhe fillimi i luftës në Lindjen e Mesme ka ndikuar psikologjikisht kërkesën për veshje, duke e ulur më tej atë. Në mars, eksportet e këtij grupi ranë me 6.3%. Për tre mujorin shitjet e tekstileve e këpucëve zbritën në 25.4 miliardë lekë, me një tkurrje prej 5.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në janar hyri në fuqi dhe paga e rritur minimale prej 50 mijë lekësh, nga 40 mijë lekë që ishte më parë, me fasonin, që është sektori që ndikohet më shumë nga kjo lëvizje, për shkak se rritet kosto e punës.

 

Eksportet e tekstileve e këpucëve vijojnë të jenë grupi më i madh eksportues në vend me 28% të totalit.

Lufta “ndihmon” eksportet e naftës

Grupi “Minerale. Lëndë djegëse, energji” ka eksportuar 8 miliardë lekë në shkurt 2026, me një rritje të fortë prej 31% me bazë vjetore. Përmirësmi është ndikuar si nga energjia, për shkak të eksporteve që u favorizuan nga moti me reshje, ashtu dhe nga nafta. Sipas “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, eksportet kanë qenë pozitive në mars, si rrjedhojë edhe e çmimit dukshëm më të favorshëm më të favorshëm. Për 3 mujorin, ky grup eksportoi 21 miliardë lekë, me një rritje prej 14.4%. Vetëm në mars, rritja ishte 26%.

Ky grup është i dyti më i madh në vend, me 23.3% të totalit.

Ushqime pije e duhan, vijon efekti i përmbytjeve

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit dhe një nga dy sektorët që ka shënuar rritje në 2025-n, e ka nisur negativisht 2026-n. Pas tkurrjes me 2% në janar, shitjet e ushqimeve jashtë vendit ranë me 14.4% në shkurt dhe 5.2% në mars. Ecuria negative e këtij grupi është ndikuar kryesish nga përmbytjet e muajit janar, që ndikuan në prodhimin e serrave. Për tre mujorin, ky grup ka eksportuar 12 miliardë lekë, me një tkurrje prej 7.3%.

Materiale ndërtimi e metale me rritje në mars

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” e mbyllën vitin 2025 me një rënie prej 25.4%, më e thella nga të gjitha grupmallrat. Kjo tkurrje u ndikua nga mbyllja e aktivitetit të Kurum, prodhuesit të çelikut dhe një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend.

 

Megjithatë, në mars, grupi i kthye rritjes për herë të parë, duke u zgjeruar me 4.2%. Për tre mujorin, eksportet ishin 12.5 miliardë lekë, me tkurrje prej 1% me bazë vjetore. Megjithatë, burime nga Kurum thanë se kompania nuk ka rifilluar ende eksportet.

Industria mbështetëse automotive, me ecurinë më pozitive këtë vit

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” është grupi me ecurinë më pozitive në tre muajt e parë të vitit. Për periudhën janar-mars shitjet e tij arritën në 10.7 miliardë lekë, me një rritje prej 11.2%.

 

Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria automotive është rimëkëmbur që në fund të vitit të kaluar kur kompanitë raportuan se porositë erdhën në rritje. Një pjesë e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme. Ndërkohë vendimi i KE për të lënë mjetet me djegie të brendshme përtej 2035 ne formë hibride, ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë.

Deficiti tregtar thellohet në mars

Në Mars 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 32,7 mld lekë, duke u rritur me 4,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 5,6%, në krahasim me Shkurt 2026. Importet e mallrave arritën vlerën 80,3 mld lekë, duke u rritur me 8,8%, në krahasim me një vit më parë dhe me 17,9%, në krahasim me Shkurt 2026. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 47,6 mld lekë, duke u rritur me 12,2%, krahasuar me një vit më parë dhe me 28,2%, në krahasim me Shkurt 2026.

 

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Mars 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2025 janë: Kosova (7,2%), Greqia (38,3%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Italia (7,0%), Spanja (74,3%), etj.

 

Në muajin Mars 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Mars 2025 janë: Kina (33,3%), Gjermania (15,3%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Italia (6,0%), Turqia (9,7%), etj.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 55,2%, të gjithë tregtisë. Në Mars 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 69,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 49,5% të importeve gjithsej./monitor

Artikulli para

Ngushtica e Hormuzit rihapet për anijet tregtare, por SHBA mban bllokadën: Bien çmimet e naftës

Artikulli pas

Sipas formulës së Bordit, pas zbritjes në bursa sot, nafta duhet të ULET për punë ditësh në 185 lekë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse po shtohen të pasurit? Dy milionë të rinj u bënë milionerë gjatë vitit 2025
Ekonomi

Pse po shtohen të pasurit? Dy milionë të rinj u bënë milionerë gjatë vitit 2025

31 Gusht, 2026
Para pa fund, te Vangjel Tavo ka Lekë për të gjithë! 130 mln euro tenderë brenda vitit dhe saga vazhdon…
Ekonomi

Para pa fund, te Vangjel Tavo ka Lekë për të gjithë! 130 mln euro tenderë brenda vitit dhe saga vazhdon…

31 Gusht, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Skema Kombëtare 2026, shtyhet afati për fermerët: Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 11 shtator

31 Gusht, 2026
Raporti i AMF për 7-mujorin: SIGAL dëmshpërbleu mbi 16 milionë euro
Ekonomi

Raporti i AMF për 7-mujorin: SIGAL dëmshpërbleu mbi 16 milionë euro

31 Gusht, 2026
Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete
Aviacion

Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete

31 Gusht, 2026
Pse One Albania po investon aty ku komuniteti ka më shumë nevojë?
Ekonomi

Pse One Albania po investon aty ku komuniteti ka më shumë nevojë?

31 Gusht, 2026
Artikulli pas
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

Sipas formulës së Bordit, pas zbritjes në bursa sot, nafta duhet të ULET për punë ditësh në 185 lekë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zyrtarisht sezoni i gripit, tipet që po qarkullojnë masivisht në vend
Shëndet

Zyrtarisht sezoni i gripit, tipet që po qarkullojnë masivisht në vend

Nga Editor
16 Dhjetor, 2025
0

Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në sezonin e gripit. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se në vend po qarkullojnë disa viruse respiratore njëkohësisht,...

Lexo të plotë
Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

Trump: Rusia dhe Kina po kryejnë testime të fshehta bërthamore

3 Nëntor, 2025
Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

7 Mars, 2026
Sulmi i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime

Sulmi i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime

28 Shkurt, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve

Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve

9 Mars, 2026

Të Fundit

Devijohet për tre ditë kalimi në Autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet lëvizja

Devijohet për tre ditë kalimi në Autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet lëvizja

31 Gusht, 2026
Estonia forcon masat për mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve në epokën digjitale

Estonia forcon masat për mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve në epokën digjitale

31 Gusht, 2026
Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

31 Gusht, 2026
E shkarkoi Veliaj, Anuela Ristani largohet nga Bashkia e Tiranës: Çfare po luhet në prapaskenë?

E shkarkoi Veliaj, Anuela Ristani largohet nga Bashkia e Tiranës: Çfare po luhet në prapaskenë?

31 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr