• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 1 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sipas formulës së Bordit, pas zbritjes në bursa sot, nafta duhet të ULET për punë ditësh në 185 lekë

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bordi i Transparencës vendosi të rrisë sot çmimin e naftës në vend, duke e çuar sërish në 210 lekë nga 207 lekë që ishte më parë.

Vendimi erdhi pasi në bursa Gazoil (FOB- pa kosto sigurimi e transport) arriti në rreth 1320 $ / TON ditën e djeshme, çmim i cili reflektohet sot nga Dogana.

Por, gjatë ditës së sotme, nafta në bursa shënoi një ulje të fortë, pasi Irani deklaroi se kalimi i anijeve tregtare nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë “plotësisht i hapur” gjatë periudhës së armëpushimit në Liban, duke zbutur frikën e tregjeve për ndërprerje të furnizimit në një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.

Treguesi Platts zbriti sot në rreth 1020 dollarë, me një tkurrje të ndjeshme nga dita e mëparshme. Por, sa do të reflektohet kjo në tregun e brendshëm.

Që prej datës 26 mars, çmimet e naftës në vend vendosen nga Bordi i Transparencës, që vendos çmimet sipas një formule të posaçme. Bordi i referohet të dhënave të dërguara nga Dogana lidhur me mbylljen e bursës Platts të datës së mëparshme. Këtij çmimi i shtohet një Premio 30$/ton sipas publikimit të Doganave.

Më pas shtohen taksat kryesore Qarkullimi (27 lekë për litër), akciza (39.4 lekë për litër nëse çmimi final është nën 220 lekë për litër dhe 31.5 lekë nëse çmimi kalon 220, që është zbatuar vetëm 5 ditë gjithsej lekë) karboni (3 lekë për litër) dhe mbi të gjitha këto llogaritet dhe TVSH prej 20%.

Këtyre u shtohen dhe 3 lekë marzh për shumicën e 12 lekë për pakicën, ku përfshihen gjithë kostot e tjera, si pagat, taksat lokale, transporti etj. (shiko tabelën në fund për formulën e çmimit).

Nëse Platts në Bursë zbret në rreth 1000 dollarë, atëherë, sipas formulës së Bordit, çmimi me pakicë i naftës duhet të ulet në rreth 185 lekë për litër (shiko tabelën në fund), me një zbritje prej rreth 30 lekësh për litër. Në dogana, çmimi i ri i Platts reflektohet të shtunën ose të hënën.

Që nga fillimi i aktivitetit, Bordi i Transparencës nuk ka arritur të mbajë nën kontroll çmimin e naftës, por vetëm sa ka shkaktuar luhatje nga një ditë në tjetrën, siç e tregon dhe grafiku.

Ndërkohë, Shqipëria vijon të ketë jo vetëm naftën më të shtrenjtë në rajon (30-40% më shumë), por hyn në 10 vendet më të shtrenjta në botë (e nënta), sipas të dhënave të fundit të Global Petrol Price, që i referohet datës 13 prill.

Barra e lartë e taksave, që arrijnë në gati gjysmën e çmimit është arsyeja kryesore që konsumatorët e varfër shqiptarë e paguajnë naftën kaq shtrenjtë, ndërkohë q buxheti ka arkëtuar në mars rreth 3.3 milionë euro më shumë TVSH vetëm nga shtrenjtimi i çmimit.

Burimi: Tregu, Bordi pas datës 26 shkurt

/monitor.al 

Artikulli para

Lufta ndihmon eksportet shqiptare, përmes naftës së shtrenjtë; përkeqësohet industria fason në mars

Artikulli pas

Shqipëria dhe Kosova do të prodhojnë armë bashkë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse po shtohen të pasurit? Dy milionë të rinj u bënë milionerë gjatë vitit 2025
Ekonomi

Pse po shtohen të pasurit? Dy milionë të rinj u bënë milionerë gjatë vitit 2025

31 Gusht, 2026
Para pa fund, te Vangjel Tavo ka Lekë për të gjithë! 130 mln euro tenderë brenda vitit dhe saga vazhdon…
Ekonomi

Para pa fund, te Vangjel Tavo ka Lekë për të gjithë! 130 mln euro tenderë brenda vitit dhe saga vazhdon…

31 Gusht, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Skema Kombëtare 2026, shtyhet afati për fermerët: Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 11 shtator

31 Gusht, 2026
Tatimet: 250 mln lekë kompensim karburanti për shoqëritë e transportit, kur nisin aplikimet
Aktualitet

Përsëritet shantazhi i pronarëve të autobusëve ndaj qeverisë: Na jepni lekë nga taksat e shqiptarëve, ose i lëmë në këmbë!

31 Gusht, 2026
Raporti i AMF për 7-mujorin: SIGAL dëmshpërbleu mbi 16 milionë euro
Ekonomi

Raporti i AMF për 7-mujorin: SIGAL dëmshpërbleu mbi 16 milionë euro

31 Gusht, 2026
Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete
Aviacion

Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete

31 Gusht, 2026
Artikulli pas
Shqipëria dhe Kosova do të prodhojnë armë bashkë

Shqipëria dhe Kosova do të prodhojnë armë bashkë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

A mundet që një shtet të jetë super i pasur dhe mbi të gjitha: Cilat janë rreziqet
Ekonomi

A mundet që një shtet të jetë super i pasur dhe mbi të gjitha: Cilat janë rreziqet

Nga SkyWeb
4 Prill, 2026
0

Norvegjia është kthyer në simbolin më të qartë të një shteti që ka arritur një nivel të jashtëzakonshëm pasurie, duke...

Lexo të plotë
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

9 Qershor, 2026
Komedia në KPP, Gerond Meçe: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t nuk e kemi bërë ne, na kanë piratuar e-Albanian

Komedia në KPP, Gerond Meçe: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t nuk e kemi bërë ne, na kanë piratuar e-Albanian

22 Gusht, 2025
Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025

Rinasi do jetë aeroporti i parë në Europë pa kontroll pasaporte

26 Tetor, 2025
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “i nxehtë” i verës 2026

“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “i nxehtë” i verës 2026

5 Maj, 2026

Të Fundit

Devijohet për tre ditë kalimi në Autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet lëvizja

Devijohet për tre ditë kalimi në Autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet lëvizja

31 Gusht, 2026
Estonia forcon masat për mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve në epokën digjitale

Estonia forcon masat për mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve në epokën digjitale

31 Gusht, 2026
Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

31 Gusht, 2026
E shkarkoi Veliaj, Anuela Ristani largohet nga Bashkia e Tiranës: Çfare po luhet në prapaskenë?

E shkarkoi Veliaj, Anuela Ristani largohet nga Bashkia e Tiranës: Çfare po luhet në prapaskenë?

31 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr