• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Tingujt bëhen “ilaç”, fuqia e muzikës për trurin dhe shëndetin

Editor Nga Editor
13 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
Tingujt bëhen “ilaç”, fuqia e muzikës për trurin dhe shëndetin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga ndihma për përballimin e çrregullimeve që lidhen me moshën, deri te ndryshimi i mënyrës si e përjetojmë dhimbjen fizike, ndikimi i muzikës në trupin dhe trurin tonë është i thellë, shkruan BBC.

Çdo të premte në mëngjes, në Limerick të Irlandës, terapistet muzikore Cathy McGlynn dhe Ann Blake drejtojnë një kor të veçantë: pjesëmarrësit janë persona me Parkinson ose familjarë të tyre. Kori, i quajtur Parkinsongs, ndihmon anëtarët të përballen me dridhjet, vështirësitë në frymëmarrje apo problemet me zërin. Studimet tregojnë se ndërhyrjet përmes këndimit mund të përmirësojnë fuqinë dhe cilësinë e zërit, si edhe disa simptoma motorike te pacientët me Parkinson.

Sipas profesorit të neuroshkencës Larry Sherman, angazhimi i vazhdueshëm me muzikën mund të përmirësojë funksionin neurologjik dhe të krijojë një “rezervë” më të madhe qelizash dhe sinapsesh, duke vonuar shfaqjen e sëmundjeve neurologjike që lidhen me moshën. Hulumtimet sugjerojnë gjithashtu se muzika mund të përmirësojë funksionin njohës dhe kujtesën episodike te personat me demencë, pasi kujtesa muzikore ruhet në zona të trurit që preken më pak nga përparimi i Alzheimer-it.

Megjithatë, efektet ndryshojnë sipas sëmundjes. Për shembull, te Parkinsoni fokusi shpesh është përmirësimi i funksionit motorik, ndërsa përmirësimet njohëse mund të jenë më të kufizuara në faza të avancuara.

Edhe tek personat e shëndetshëm, praktikimi afatgjatë i muzikës rrit neuroplasticitetin, aftësinë e trurit për të krijuar lidhje të reja dhe forcon strukturën e tij. Kjo bëhet veçanërisht e rëndësishme me kalimin e moshës, kur funksionet njohëse mund të bien.

Ndikimi i muzikës nuk kufizohet vetëm te sëmundjet. Një studim nga Universiteti i Aarhusit në Danimarkë zbuloi se muzikantët e përjetojnë më pak dhimbjen fizike krahasuar me jo-muzikantët, dhe sa më shumë vite praktikë të kenë, aq më e ulët është ndjeshmëria ndaj dhimbjes. Një shpjegim i mundshëm është se truri “ul” sinjalet e dhimbjes për shkak të shpërblimit që lidhet me arritjen e përmirësimit dhe kënaqësinë nga muzika.

Në thelb, muzika aktivizon zona të gjera të trurit dhe mbetet një mjet i fuqishëm për shëndetin mendor e fizik, në çdo moshë. /skyweb.al

Etiketat: muzike
Artikulli para

Pas Mirlinda Karçanajt, shkarkohet edhe Engjell Agaçi

Artikulli pas

Mbyllet një epokë, një “Ramë” zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sa cigare në ditë konsumoni? Numri i tyre lidhet me rritjen e rrezikut për demencë
Shëndet

Sa cigare në ditë konsumoni? Numri i tyre lidhet me rritjen e rrezikut për demencë

15 Nëntor, 2026
Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh
Shëndet

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Truri mund të mbrohet nga Alzheimeri edhe përmes mëlçisë, çfarë zbuloi studimi i ri shkencor
Shëndet

Truri mund të mbrohet nga Alzheimeri edhe përmes mëlçisë, çfarë zbuloi studimi i ri shkencor

14 Nëntor, 2026
Lajm i mirë për të “fiksuarit”! Studimi zbulon ndikimin e madh të kafesë në zorrë dhe sistemin tretës!
Shëndet

Lajm i mirë për të “fiksuarit”! Studimi zbulon ndikimin e madh të kafesë në zorrë dhe sistemin tretës!

14 Nëntor, 2026
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj
Shëndet

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Mbyllet një epokë, një “Ramë” zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria

Mbyllet një epokë, një "Ramë" zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria

Të Përzgjedhura

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Do ta kalojmë natën në shesh
Aktualitet

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Do ta kalojmë natën në shesh

Nga Editor
20 Qershor, 2026
0

Protesta kombëtare e nisur në orën 19:00 mbrëmjen e sotme, të cilës i është bashkuar edhe Diaspora, duket se nuk...

Lexo të plotë
Industria jep sinjal paralajmërues, bien porositë dhe bizneset presin rritje të çmimeve

Industria jep sinjal paralajmërues, bien porositë dhe bizneset presin rritje të çmimeve

2 Shtator, 2026
Pse një domain në internet mund të kushtojë dhjetëra milionë euro

Pse një domain në internet mund të kushtojë dhjetëra milionë euro

14 Tetor, 2026
Çfarë duhet të dini për hepatitin B dhe vaksinimin?

Çfarë duhet të dini për hepatitin B dhe vaksinimin?

7 Dhjetor, 2025
Qeveria planifikon të shtetëzojë transportin publik, ngrihet shoqëria shtetërore MobAl

Qeveria planifikon të shtetëzojë transportin publik, ngrihet shoqëria shtetërore MobAl

18 Shtator, 2025

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr