• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tatimet publikojnë linkun për të kontrolluar nëse duhet të dorëzoni DIVA 2025

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Tatimet publikojnë linkun për të kontrolluar nëse duhet të dorëzoni DIVA 2025

Fotoja eshte prodhuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore ka publikuar zyrtarisht linkun përmes të cilit çdo individ mund të verifikojë nëse ka detyrim për të plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2025, e njohur si DIVA.

Qytetarët mund të kontrollojnë statusin e tyre përmes shërbimit elektronik “Tax Test” në faqen zyrtare të Tatimeve:

https://www.tatime.gov.al/c/3/10/652/deklarata-individuale-vjetore-e-te-ardhurave

Ky test funksionon si një pyetësor i thjeshtë orientues që jep përgjigje të menjëhershme nëse individi klasifikohet apo jo si subjekt deklarimi për vitin 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimi nuk kërkon hyrje me emër përdoruesi apo fjalëkalim, nuk mbledh të dhëna konfidenciale dhe bazohet në disa pyetje bazike mbi nivelin dhe burimin e të ardhurave.

Testi është i vlefshëm si për rezidentët ashtu edhe për jorezidentët që kanë realizuar të ardhura në Shqipëri.

Afati për dorëzimin dhe pagesën e DIVA 2025 është 31 mars 2026. Subjekt deklarimi janë individët që gjatë vitit 2025 kanë realizuar të ardhura bruto 1.200.000 lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga; ata që kanë qenë në më shumë se një marrëdhënie pune për të paktën një muaj; si dhe individët që kanë përfituar mbi 50.000 lekë të ardhura për të cilat nuk është mbajtur tatim në burim, përfshirë qiradhënien apo të ardhurat nga platforma si Booking apo AirBnB.

Administrata Tatimore sqaron se edhe individët që nuk kanë detyrim të drejtpërdrejtë, por plotësojnë kushtet për rimbursim për fëmijët në ngarkim apo për shpenzime arsimore, duhet të dorëzojnë deklaratën për të përfituar zbritjet përkatëse. Publikimi i linkut synon të shmangë paqartësitë dhe penalitetet, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të kontrollojnë paraprakisht nëse duhet të kryejnë deklarimin. /skyweb.al

Etiketat: diva 2025
Artikulli para

PROJEKTLIGJI/ Forcohet roli i komunitetit në projektet mjedisore, mungesa e konsultimit çon në anulim

Artikulli pas

Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK-u shpartalloi planin e aktorëve të dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa te DURANA, deputeti i PS ka një propozim për funksionimin e parkut
Ekonomi

SPAK-u shpartalloi planin e aktorëve të dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa te DURANA, deputeti i PS ka një propozim për funksionimin e parkut

30 Mars, 2026
Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private
Ekonomi

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zbulohen thesare 2 000-vjeçare në një tempull antik në ishullin Evia
Aktualitet

Zbulohen thesare 2 000-vjeçare në një tempull antik në ishullin Evia

Nga Editor
18 Janar, 2026
0

Në ishullin grek të Evias, arkeologët kanë zbuluar një tempull rreth 2 mijë vjeçar, i ndodhur pranë Tempullit të Artemisit...

Lexo të plotë
“Nuk është kurrë vonë”, 90-vjeçarja diplomohet 70 vite pasi nisi studimet

“Nuk është kurrë vonë”, 90-vjeçarja diplomohet 70 vite pasi nisi studimet

18 Tetor, 2025
Rinasi ndër rritjet më të larta post-pandemike në Europë, i pari në Ballkan

Rinasi ndër rritjet më të larta post-pandemike në Europë, i pari në Ballkan

6 Shkurt, 2026
“Travel and Tour World”: “Magji” dimërore në Korçë, destinacioni që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: “Magji” dimërore në Korçë, destinacioni që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

30 Dhjetor, 2025
Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

21 Prill, 2025

Të Fundit

SPAK-u shpartalloi planin e aktorëve të dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa te DURANA, deputeti i PS ka një propozim për funksionimin e parkut

SPAK-u shpartalloi planin e aktorëve të dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa te DURANA, deputeti i PS ka një propozim për funksionimin e parkut

30 Mars, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

30 Mars, 2026
Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr