• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Njëri Pastor, kush janë katër ministrat e rinj të kabinetit Rama

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
0
Njëri Pastor, kush janë katër ministrat e rinj të kabinetit Rama
Share on FacebookShare on WhatsApp
Kryeministri Rama ndryshoi mbrëmë përbërjen e qeverisë, duke emëruar katër emra të rinj në poste kyçe ministrore. Ndryshimet përfshijnë drejtimin e marrëdhënieve me Parlamentin, diplomacinë, infrastrukturën dhe mbrojtjen, me emërimet e Erjona Ismailit, Ferid Hoxhës, Enea Karakaçit dhe Ermal Nufit në kabinet.

Erjona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Erjona Ismaili ka marrë detyrën e Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ajo është lindur më 26 mars 1990 në Sarandë. Ka studiuar për drejtësi dhe më pas ka përfunduar një master profesional në të Drejtën Administrative si dhe një master shkencor në Shkencat e Komunikimit, Marrëdhënie Publike Politike.

Ismaili ka punuar në media dhe administratën publike dhe është angazhuar në projekte të Bashkimit Evropian. Ajo ka shërbyer si Koordinatore Rajonale në projektin zviceran “Bashki të Forta”. Në zgjedhjet e fundit kandidoi dhe fitoi si deputete në Qarkun Vlorë nën siglën e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Përveç funksionit të deputetes, së fundi ka qenë edhe zëdhënëse e grupit parlamentar të PS.

Ferid Hoxha merr drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ferid Hoxha është emëruar Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ai është diplomat karriere me mbi tre dekada përvojë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në BE, Francë, Belgjikë dhe në OKB. Hoxha lindi më 22 shkurt në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1988 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për Gjuhë dhe Kulturë Frënge në Universitetin e Tiranës.

Ai është diplomuar gjithashtu në Institutin Holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael” në Hagë. Karrierën diplomatike e nisi në vitin 1991 në Ministrinë e Jashtme. Në vitin 1998 u emërua ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Bashkimit Evropian në Bruksel deri në vitin 2001. Më pas shërbeu ambasador në Francë dhe Portugali, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe në vitin 2009 ambasador i Shqipërisë në OKB, njëkohësisht i akredituar edhe për Kubën.

Enea Karakaçi në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Enea Karakaçi është emëruar Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai ka drejtuar OSHEE Group dhe ka mbajtur poste kyçe në hartimin e politikave për energjinë, burimet e rinovueshme dhe eficiencën energjetike. Karakaçi është jurist me master në të Drejtën e BE-së nga Universiteti i Amsterdamit.

Ai ka eksperiencë të gjatë në sektorin energjitik dhe rregullator. Më herët ka qenë Drejtor i Përgjithshëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ka qenë përgjegjës për zhvillimin e politikave dhe strategjive për energjinë, energjinë e rinovueshme, naftën, gazin, mineralet dhe eficiencën energjetike. Përvojat e para i ka marrë në Entin Rregullator të Energjisë dhe më pas në Ministrinë e Energjitikës në poste të ndryshme.

Ermal Nufi emërohet Ministër i Mbrojtjes

Ermal Nufi ka marrë detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Ai ka shërbyer si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe ka përvojë të gjerë si jurist, avokat dhe konsulent ligjor.

Nufi ka mbajtur poste drejtuese në institucione si ARRSH, ASHK dhe ASIG, duke kombinuar eksperiencën ligjore me administrimin publik. Ai vjen në këtë detyrë me një profil të gjatë në administratë dhe në sektorin ligjor, ndërsa njihet nga qytetarët edhe si Pastor në një kishë. /skyweb.al

Etiketat: ermal nufiferit hoxha
Artikulli para

Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave që SPAK thotë se Samir Mane e bleu me vila dhe bileta për në Disneyland

Artikulli pas

Risi në Instagram, prindërit do të njoftohen kur fëmijët kërkojnë për vetëvrasjen

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ironi me hurmat e Veliajt dhe xhihadin në Siri, Ahmed Kalaja sulm faqes Lol Albania, reagon AGSH: Censurë ndaj fjalës së lirë!
Aktualitet

Ironi me hurmat e Veliajt dhe xhihadin në Siri, Ahmed Kalaja sulm faqes Lol Albania, reagon AGSH: Censurë ndaj fjalës së lirë!

13 Prill, 2026
Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?
Aktualitet

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Aktualitet

Shqiptarët nuk heqin dorë nga vetura me naftë, zunë rreth 60% të blerjeve të reja në janar-mars

13 Prill, 2026
Dy orë ankth në ajër, avioni i RyanAir drejt Athinës bën ulje emergjente në Katania
Aktualitet

Dy orë ankth në ajër, avioni i RyanAir drejt Athinës bën ulje emergjente në Katania

13 Prill, 2026
Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!
Aktualitet

Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

12 Prill, 2026
Rama: Në qershor rriten pagat në shëndetësi, përfitojnë edhe rojet e spitaleve
Aktualitet

Rama: Në qershor rriten pagat në shëndetësi, përfitojnë edhe rojet e spitaleve

12 Prill, 2026
Artikulli pas
Sondazhi: 1 në 5 të mitur thonë se shohin përmbajtje seksuale të padëshiruara në Instagram

Risi në Instagram, prindërit do të njoftohen kur fëmijët kërkojnë për vetëvrasjen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

KURSI/ “Ngec” euro, forcohen dollari dhe paundi britanik

Nga SkyWeb
9 Dhjetor, 2025
0

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot...

Lexo të plotë
WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhet pa përgjigje

WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhet pa përgjigje

20 Tetor, 2025
Trafiku dhe ndotja e ajrit, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Trafiku dhe ndotja e ajrit, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

18 Dhjetor, 2025
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

17 Dhjetor, 2025
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Tiranasit në krye për depozitat, cili qark renditet i fundit

3 Nëntor, 2025

Të Fundit

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026
Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr