• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rritet çmimi i naftës, pse Gjiri i Hormuzit është i rëndësishëm për ekonominë botërore

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Rritet çmimi i naftës, pse Gjiri i Hormuzit është i rëndësishëm për ekonominë botërore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ngushtica e Hormuzit është mbyllur zyrtarisht nga forcat iraniane, një zhvillim që rrezikon të prodhojë tronditje të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe në ekuilibrat gjeopolitikë.

Korridori detar që lidh Gjirin Persik me pjesën tjetër të botës është ndër arteriet më jetike për furnizimin global me naftë dhe gaz, ndaj ndërprerja e qarkullimit aty shihet si një nga skenarët më të ndjeshëm për ekonominë botërore.

Sipas vlerësimeve të institucioneve ndërkombëtare të energjisë, përmes kësaj rruge kalon afërsisht një e pesta e naftës që konsumohet çdo ditë në planet, me volume që arrijnë rreth 20 milionë fuçi në ditë.

Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e tregtisë globale të gazit natyror të lëngshëm, kryesisht nga Katari, përdor të njëjtin kalim, ndërsa pjesa dërrmuese e këtyre furnizimeve ka si destinacion tregjet aziatike.

Bllokada pritet të ketë efekt të menjëhershëm në çmimet e energjisë dhe në zinxhirët e furnizimit, me ndikim të drejtpërdrejtë te ekonomitë e mëdha importuese.

Kina, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohen ndër më të ekspozuarat ndaj një ndërprerjeje të zgjatur, për shkak të varësisë nga furnizimet që kalojnë në këtë korridor.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pasoja të rënda mund të ketë edhe për vetë Iranin, pasi kufizimi i trafikut në Hormuz rrezikon të reduktojë ndjeshëm të ardhurat nga eksportet energjetike, një nga burimet kryesore të financimit të ekonomisë së vendit.

Kërcënimi për mbylljen e ngushticës ka qenë i përsëritur prej dekadash, duke u përdorur si mjet presioni në momente tensionesh të larta ndërkombëtare.

Përpjekjet e vendeve të rajonit për të ndërtuar korridore alternative përmes tubacioneve tokësore kanë reduktuar pjesërisht rrezikun, por kapacitetet e tyre mbeten shumë më të ulëta se fluksi që zakonisht kalon përmes Hormuzit, duke e bërë këtë rrugë ende nyjen më kritike të furnizimit global me energji. /skyweb.al 

Etiketat: cmimi naftesgjiri hormuzitiraniizraelishba
Artikulli para

Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi

Artikulli pas

Bie avioni, 20 të vdekur: Rrugët mbushen me para

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit
Ekonomi

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Kryesore

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani
Ekonomi

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Artikulli pas
Bie avioni, 20 të vdekur: Rrugët mbushen me para

Bie avioni, 20 të vdekur: Rrugët mbushen me para

Të Përzgjedhura

Deutsche Aircraft prezanton avionin që do të bëjë revolucion në drejtim të kostos së fluturimit
Aviacion

Deutsche Aircraft prezanton avionin që do të bëjë revolucion në drejtim të kostos së fluturimit

Nga SkyWeb
29 Maj, 2025
0

Deutsche Aircraft ka prezantuar zyrtarisht prototipin e shumëpritur të avionit të ri turboprop D328eco, i njohur si “TAC1”. Ky model...

Lexo të plotë
Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti

Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti

3 Dhjetor, 2025
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

Përfitimet nga falja dhe paqja fiskale, Administrata Tatimore publikon datat për afatet

20 Maj, 2026
Inteligjenca Artificiale dhe zhvillimit teknkologjike: Si mund të jetë bota në vitin 2050

Inteligjenca Artificiale dhe zhvillimit teknkologjike: Si mund të jetë bota në vitin 2050

4 Janar, 2026
Italia gjobit Philip Morris me 7 milionë euro

Italia gjobit Philip Morris me 7 milionë euro

10 Qershor, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr