Dollari amerikan duket se po rimerr gradualisht terren në tregun vendas valutor, ndërsa euro vijon të mbetet në nivele të dobëta kundrejt lekut, duke reflektuar një prirje që është vërejtur gjatë javëve të fundit.
Në tregun e këmbimit, dollari blihet këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe shitet me 83.3 lekë.
Edhe pse ndryshimet nga një ditë më parë janë të vogla, monedha amerikane po tregon shenja stabilizimi dhe rikuperimi pas luhatjeve të mëparshme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se dollari është regjistruar në nivelin 82.80 lekë në kursin zyrtar të datës 6 mars 2026, duke u stabilizuar pas disa javësh me lëvizje të moderuara në treg.
Ndërkohë euro vijon të mbetet nën presion.
Në tregun e këmbimit ajo blihet sot me 95.7 lekë dhe shitet me 96.4 lekë, duke e mbyllur javën në nivele më të ulëta.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro ka zbritur në 95.89 lekë më 6 mars 2026, duke konfirmuar trendin e dobësimit të saj kundrejt lekut.

Franga zvicerane shfaqet relativisht e qëndrueshme këtë mëngjes, pa lëvizje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë. Ajo blihet me 105.2 lekë dhe shitet me 106.2 lekë në tregun vendas.
Ndërkohë paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë duke fituar pikë në raport me lekun.
Monedha britanike blihet sot me 109.8 lekë dhe shitet me 110.8 lekë, duke e mbyllur javën në territor pozitiv në tregun e brendshëm valutor. /skyweb.al
















