• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 7 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

A mbrohen nga policia nëpërmjet pagesave mujore Call Centera-t që po mashtrojnë Europën nga Tirana?

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pasojat e punës në Call center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurizore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një investigim i përbashkët mes gazetarëve të emisionit Piranjat dhe ekipit italian të emisionit investigativ “Le Iene” ka zbuluar një rrjet të gjerë call centerash mashtrues që operojnë në disa zona të Tiranës, duke synuar shtetas europianë përmes skemave të rreme investimi.

Operacioni investigativ nisi në nëntor të vitit të kaluar, kur një i ri italian u infiltrua në një prej grupeve që vepronin në një kullë luksoze në qendër të kryeqytetit. Pas disa muajsh dokumentimi me kamera të fshehta dhe dëshmi të brendshme, ndërhyrja e SPAK çoi në mbylljen e një call centeri dhe arrestimin e tetë personave, të dyshuar për përfshirje në mashtrim ndërkombëtar.

Megjithatë, investigimi tregon se aktiviteti i këtyre strukturave nuk është ndalur. Sipas një harte të siguruar nga një ish-punonjës i këtyre call centerave, aktiviteti mashtrues është i shpërndarë në disa zona të Tiranës, përfshirë Kompleksin Delijorgji, zonën e Farmacisë 10, kompleksin Halili në Rrugën e Dibrës dhe ndërtesa në zonën e Bllokut.

Gazetarët vizituan një sërë adresash të identifikuara në hartë, por në shumë prej rasteve gjetën vetëm ambiente të boshatisura ose dyer të mbyllura, çka sipas tyre tregon se aktivitetet zhvendosen vazhdimisht për të shmangur kontrollin e autoriteteve.

Në një rast tjetër, investigimi identifikoi një ambient të ri në Rrugën e Kavajës, pranë kompleksit Delijorgji, ku sipas dëshmive të një ish-punonjëseje ishte hapur një call center i ri. Kamera e gazetarëve regjistroi hyrjen e operatorëve dhe konsulentëve të punësuar në këtë strukturë, ndërsa policia u njoftua për ndërhyrje.

Megjithatë, sipas ekipit investigativ, ndërhyrja e policisë nuk u realizua në momentin e parë, duke i dhënë kohë operatorëve të largoheshin nga ambientet.

Investigimi zbulon gjithashtu se një call center i mbyllur më parë nga SPAK në Kullën e Gjelbër është rihapur në një tjetër ambient në Ring Center, në zonën e Zogut të Zi. Sipas të dhënave të mbledhura gjatë investigimit, infrastruktura e sekuestruar në një nga këto ambiente përfshinte tavolina pune, kompjutera, monitorë dhe pajisje të tjera për rreth 500 operatorë, me një vlerë që kalon 1 milion euro.

Ambientet ku zhvillohet aktiviteti janë shpesh të blinduara, me hyrje të kontrolluar me karta dhe me roje sigurie që monitorojnë çdo lëvizje pranë tyre.

Sipas materialeve të dokumentuara nga investigimi, rrjeti i call centerave mashtrues në Tiranë nuk përbëhet nga raste sporadike, por nga një strukturë e shpërndarë në disa pika të kryeqytetit, e cila synon shtetas të huaj përmes telefonatave dhe platformave të rreme investimi.

Gazetarët theksojnë se aktiviteti gjeneron qindra milionë euro në muaj nga mashtrimet ndaj qytetarëve europianë, ndërsa grupet kriminale zhvendosin vazhdimisht vendndodhjen për të shmangur hetimet.

Investigimi vijon, ndërsa pritet që autoritetet shqiptare të verifikojnë edhe adresat e tjera të identifikuara në hartën e call centerave që operojnë në kryeqytet.

Etiketat: call centerat
Artikulli para

Rriten kostot, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme

Artikulli pas

Qeveria kompenson bizneset për rritjen e pagës minimale, mbulohen kontributet shtesë deri në shtator 2026

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit
Ekonomi

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit

7 Mars, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

Qeveria miraton rregullat për kreditë me garanci shtetërore që nuk janë shlyer

7 Mars, 2026
Qeveria vendos: E premtja ditë pushimi për administratën
Ekonomi

Qeveria kompenson bizneset për rritjen e pagës minimale, mbulohen kontributet shtesë deri në shtator 2026

7 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Rriten kostot, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme

7 Mars, 2026
Po na këpusin me taksa! Shteti është spekulanti më i madh në tregun e karburanteve
Ekonomi

Po na këpusin me taksa! Shteti është spekulanti më i madh në tregun e karburanteve

6 Mars, 2026
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Ekonomi

Nafta deri në 150 USD/ fuçi: Katari paralajmëron katastrofë energjetike nëse lufta intensifikohet

6 Mars, 2026
Artikulli pas
Qeveria vendos: E premtja ditë pushimi për administratën

Qeveria kompenson bizneset për rritjen e pagës minimale, mbulohen kontributet shtesë deri në shtator 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

MINIKASKO në SIGAL, zgjidhje inteligjente për vetëm 3 000 lekë
Ekonomi

MINIKASKO në SIGAL, zgjidhje inteligjente për vetëm 3 000 lekë

Nga SkyWeb
15 Tetor, 2025
0

Prej më shumë se një dekade, SIGAL Insurance Group ofron në tregun shqiptar siguracionin MINIKASKO, një produkt praktik dhe i...

Lexo të plotë
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

10 Prill, 2025
Alba Zylfo dhe Lorela Ballabani nxjerrin zbuluar Nadir Çaushollin: “Jemi pronare në letra, kontrollin e ka CFO Pharma”

Alba Zylfo dhe Lorela Ballabani nxjerrin zbuluar Nadir Çaushollin: “Jemi pronare në letra, kontrollin e ka CFO Pharma”

14 Nëntor, 2025
Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

360 mijë pasagjerë nga rajoni përdorën TIA-n në 7-mujorin e parë të 2025-ës

4 Tetor, 2025
“Një tra në Llogara”, si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

“Një tra në Llogara”, si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

4 Shtator, 2025

Të Fundit

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit

7 Mars, 2026
Franca shton numrin e kokave bërthamore, çfarë do të thotë doktrina e re e saj për Europën

Franca shton numrin e kokave bërthamore, çfarë do të thotë doktrina e re e saj për Europën

7 Mars, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Qeveria miraton rregullat për kreditë me garanci shtetërore që nuk janë shlyer

7 Mars, 2026
Qeveria vendos: E premtja ditë pushimi për administratën

Qeveria kompenson bizneset për rritjen e pagës minimale, mbulohen kontributet shtesë deri në shtator 2026

7 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr