• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 6 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria miraton rregullat për kreditë me garanci shtetërore që nuk janë shlyer

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
0
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka miratuar rregullat e reja për mënyrën se si do të trajtohen kreditë e marra me garanci shtetërore që nuk janë shlyer nga huamarrësit. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton procedurat për rikuperimin e detyrimeve dhe administrimin e pasurive të debitorëve që kanë mbetur pa u paguar.

Sipas vendimit, procesi do të menaxhohet nga Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera. Procedurat nisin në momentin kur Ministria e Financave paguan garancinë shtetërore në vend të huamarrësit ndaj bankës ose kur konstatohet një detyrim i pashlyer ndaj shtetit.

Në fazën e parë, Agjencia i dërgon debitorit një njoftim për shlyerjen e borxhit dhe kryen verifikimin e gjendjes së tij financiare. Në këtë proces kontrollohen të ardhurat dhe mundësia reale për të paguar detyrimin.

Në rast se rezulton se huamarrësi ka kapacitet pagese, Agjencia mund të kërkojë bllokimin e llogarive bankare dhe sekuestrimin e shumave për të rikuperuar detyrimin që është shlyer nga shteti në emër të tij.

Nëse borxhi nuk shlyhet, procedura kalon në gjykatë dhe më pas ndiqet me përmbarim deri në rikuperimin përfundimtar të detyrimit ndaj Ministrisë së Financave. Të gjitha fondet e rikuperuara derdhen në llogarinë e thesarit të shtetit.

Vendimi përcakton gjithashtu mënyrën e administrimit të garancive sovrane. Bankat e nivelit të dytë do të raportojnë çdo muaj për gjendjen e kredive me garanci shtetërore, ndërsa Agjencia verifikon çdo kërkesë për pagesë përpara se ajo të miratohet nga Ministria e Financave.

Në rast se debitorët vazhdojnë të mos shlyejnë detyrimet, pasuritë e vendosura si garanci, por edhe pasuri të tjera të tyre, mund të kalojnë në administrim të Agjencisë përmes procedurave përmbarimore. Këto pasuri më pas mund të shiten përmes ankandit publik sipas rregullave për shitjen e pronës shtetërore, ndërsa të ardhurat kalojnë në buxhetin e shtetit për të mbuluar detyrimet e papaguara.

Vendimi i ri shfuqizon gjithashtu një akt të vitit 2009 që rregullonte trajtimin e kredive të transferuara nga bankat shtetërore te Agjencia e Trajtimit të Kredive. Rregullat e reja synojnë të krijojnë një mekanizëm më të qartë për administrimin dhe rikuperimin e kredive të garantuara nga shteti. /skyweb.al

Artikulli para

Qeveria kompenson bizneset për rritjen e pagës minimale, mbulohen kontributet shtesë deri në shtator 2026

Artikulli pas

Franca shton numrin e kokave bërthamore, çfarë do të thotë doktrina e re e saj për Europën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë
Ekonomi

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

5 Shtator, 2026
Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri
Ekonomi

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

4 Shtator, 2026
Volkswagen në vështirësi, gjiganti gjerman do të shkurtojë 100 mijë vende pune
Ekonomi

Volkswagen në vështirësi, gjiganti gjerman do të shkurtojë 100 mijë vende pune

4 Shtator, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Ushqimet po prodhohen më shtrenjtë, çmimet e fabrikave mbeten 30% mbi vitin 2021

4 Shtator, 2026
GRAFIKET/ Kursi i këmbimit po shkatërron eksportet shqiptare, rënie e ndjeshme nga 2023
Ekonomi

Shkatërruam eksportet, por tashmë “super Leku” nuk po na avantazhon më as te importet

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
Franca shton numrin e kokave bërthamore, çfarë do të thotë doktrina e re e saj për Europën

Franca shton numrin e kokave bërthamore, çfarë do të thotë doktrina e re e saj për Europën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Valë e re infeksionesh me HIV në Shqipëri gjatë 2025, rekord që nga 2016
Shëndet

Valë e re infeksionesh me HIV në Shqipëri gjatë 2025, rekord që nga 2016

Nga Editor
22 Prill, 2026
0

Shqipëria po përballet me një rritje të re të rasteve me HIV, duke arritur nivelet më të larta që nga...

Lexo të plotë
Dallga e madhe e rritjes së çmimeve nuk ka ardhur, dhe do të prekë pikërisht ushqimet

Dallga e madhe e rritjes së çmimeve nuk ka ardhur, dhe do të prekë pikërisht ushqimet

21 Maj, 2026
Shqipëria, në mesin e 5 destinacioneve më të kërkuara globale

Shqipëria, në mesin e 5 destinacioneve më të kërkuara globale

29 Mars, 2026
A shkakton artrit kërcitja e gishtave?

A shkakton artrit kërcitja e gishtave?

9 Gusht, 2026
Rutte videomesazh në konferencën në Tiranë: NATO e fuqishme në hapësirën kibernetike, përballojmë çdo sulm

Rutte videomesazh në konferencën në Tiranë: NATO e fuqishme në hapësirën kibernetike, përballojmë çdo sulm

9 Tetor, 2025

Të Fundit

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

5 Shtator, 2026
Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr