• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përshkallëzimi i tensioneve mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit po shndërron Ngushticën e Hormuzit në një nga pikat më të rrezikshme gjeopolitike të momentit, me pasoja të mundshme për tregjet globale të energjisë dhe për furnizimin me naftë dhe gaz.

Kriza u thellua pasi Garda Revolucionare iraniane deklaroi se ka marrë “kontroll të plotë” mbi këtë korridor detar prej rreth 39 kilometrash dhe paralajmëroi se çdo anije që përpiqet të kalojë mund të bëhet objekt sulmi.

Në reagim të menjëhershëm, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Marina e SHBA do të shoqërojë cisternat e naftës për të garantuar kalimin e tyre në këtë zonë strategjike. Një lëvizje e tillë rrit rrezikun e një përplasjeje direkte mes forcave amerikane dhe atyre iraniane në një nga rrugët më të rëndësishme detare të botës.

Ndërsa tensionet rriten, analistët paralajmërojnë se një nga përfituesit e mundshëm të kësaj krize mund të jetë Rusia.

Ekspertët e energjisë vlerësojnë se nëse furnizimet nga Irani dhe Venezuela reduktohen për shkak të konfliktit dhe sanksioneve, vendet aziatike mund të mbështeten gjithnjë e më shumë tek nafta ruse. Kina, një nga importuesit më të mëdhenj të energjisë në botë, mund të rrisë varësinë nga furnizimet ruse për të kompensuar mungesat në treg.

Kriza gjithashtu mund të ndikojë edhe në Europë. Në një moment kur Bashkimi Europian po përpiqet të reduktojë varësinë nga gazi rus, një krizë e zgjatur energjetike mund të detyrojë disa vende të shtyjnë planet për shkëputjen nga furnizimet e Moskës për të garantuar rezervat strategjike të gazit.

Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më kritike të transportit energjetik në botë. Përmes saj kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe rreth 30% e tregtisë botërore të gazit të lëngshëm (LNG). Çdo ditë në këtë korridor detar transportohen rreth 20 milionë fuçi naftë.

Tashmë qindra cisterna nafte po qëndrojnë në pritje në hyrje dhe dalje të Gjirit Persik, ndërsa kompanitë e transportit dhe siguruesit presin të kuptojnë nëse kërcënimi për bllokim të ngushticës do të kthehet në realitet.

Ndërkohë edhe industria e gazit ka filluar të ndjejë presionin. Kompania shtetërore e Katarit, QatarEnergy, e cila eksporton pjesën më të madhe të prodhimit drejt Kinës, Koresë së Jugut dhe Indisë, ka shpallur forcë madhore për disa kontrata, duke paralajmëruar rrezik për ndërprerje të furnizimeve.

Sipas analistëve, mbyllja e plotë e Ngushticës së Hormuzit do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, i cili garanton lirinë e lundrimit në rrugët strategjike detare.

Megjithatë, edhe një kërcënim i vazhdueshëm për ndërprerje mjafton për të rritur kostot e transportit dhe primet e sigurimit për anijet që kalojnë në rajon.

Ekspertët theksojnë se faktori vendimtar për ndikimin në tregje do të jetë kohëzgjatja e krizës. Nëse tensionet zgjasin vetëm disa ditë ose javë, rezervat globale të energjisë mund të amortizojnë goditjen. Por nëse ndërprerja e trafikut në Hormuz zgjat më shumë, tregjet mund të përballen me rritje të forta të çmimeve, shtrenjtim të karburanteve dhe presion të madh mbi ekonominë globale. /euronews.com

Etiketat: gjiri hormuzitirani
Artikulli para

Franca shton numrin e kokave bërthamore, çfarë do të thotë doktrina e re e saj për Europën

Artikulli pas

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut
Ekonomi

Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut

9 Nëntor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Përshpejtohet rritja e çmimeve në Shqipëri, përmbyset tendenca sezonale: Tetori më i shtrenjtë se shtatori, frikë për nëntorin dhe dhjetorin

9 Nëntor, 2026
Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa
Ekonomi

Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa

9 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve, vetëm nga këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

Të Përzgjedhura

Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog
Ekonomi

Ligji i faljes, tatimet njoftojnë një mundësi të dytë për të përjashtuarit

Nga SkyWeb
25 Qershor, 2026
0

Tatimpaguesit që kanë marrë njoftim nga Administrata Tatimore se nuk plotësojnë kushtet për të përfituar nga Ligji për Faljen e...

Lexo të plotë
Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë

Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë

9 Korrik, 2026
KUJDES! Dita më e zakonshme e javës për të pësuar ATAK në zemër!

KUJDES! Dita më e zakonshme e javës për të pësuar ATAK në zemër!

19 Gusht, 2026
Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”

Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”

5 Prill, 2025
Tatimet nisin kontrollet për të ardhurat nga Booking

Tatimet nisin kontrollet për të ardhurat nga Booking

27 Gusht, 2026

Të Fundit

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr