• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 7 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria kompenson bizneset për rritjen e pagës minimale, mbulohen kontributet shtesë deri në shtator 2026

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Qeveria vendos: E premtja ditë pushimi për administratën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka miratuar një skemë kompensimi për bizneset që preken nga rritja e pagës minimale në vend. Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe parashikon mbulimin nga buxheti i shtetit të kostos shtesë që u krijohet punëdhënësve nga rritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas vendimit të ri, shteti do të kompensojë çdo muaj kontributet e punëdhënësit në masën 16.7 për qind, të llogaritura mbi diferencën mes pagës së mëparshme dhe pagës së re minimale prej 50 mijë lekësh. Skema vlen për punonjësit që në shtator të vitit 2025 kanë pasur pagë bruto nga 40 mijë deri në 49 999 lekë.

Kompensimi do të jepet për periudhën kontributive janar – shtator 2026 dhe do të përfitohet nga subjektet private që kanë punonjës të deklaruar në këtë fashë page.

Përfitimi do të llogaritet mbi bazën e numrit maksimal të punonjësve që kanë qenë të deklaruar në listëpagesë në shtator 2025. Edhe në rast se një biznes redukton numrin e punonjësve, kompensimi do të jepet mbi një fond mesatar për punonjës, të shumëzuar me numrin aktual të të punësuarve.

Aplikimet për këtë skemë do të kryhen vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania. Subjektet mund të aplikojnë nga data 1 prill 2026 deri më 31 tetor 2026 për periudhën për të cilën kërkojnë kompensim.

Verifikimi i kërkesave do të bëhet përmes ndërveprimit elektronik të sistemeve shtetërore, ndërsa pagesat do të kryhen nga drejtoritë rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Pagesat do të kalojnë në llogaritë bankare të subjekteve përfituese brenda 10 ditëve të para të çdo muaji për kërkesat e muajit paraardhës.

Skema financohet nga buxheti i shtetit për vitin 2026 në kuadër të programit “Tregu i punës” të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Nga 1 janari 2026 paga minimale në Shqipëri u rrit me 10 mijë lekë, duke arritur në nivelin 50 mijë lekë. Skema e kompensimit synon të zbusë ndikimin e kësaj rritjeje te bizneset dhe të lehtësojë koston e tyre për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. /skyweb.al

Artikulli para

A mbrohen nga policia nëpërmjet pagesave mujore Call Centera-t që po mashtrojnë Europën nga Tirana?

Artikulli pas

Qeveria miraton rregullat për kreditë me garanci shtetërore që nuk janë shlyer

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit
Ekonomi

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit

7 Mars, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

Qeveria miraton rregullat për kreditë me garanci shtetërore që nuk janë shlyer

7 Mars, 2026
Pasojat e punës në Call center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurizore
Ekonomi

A mbrohen nga policia nëpërmjet pagesave mujore Call Centera-t që po mashtrojnë Europën nga Tirana?

7 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Rriten kostot, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme

7 Mars, 2026
Po na këpusin me taksa! Shteti është spekulanti më i madh në tregun e karburanteve
Ekonomi

Po na këpusin me taksa! Shteti është spekulanti më i madh në tregun e karburanteve

6 Mars, 2026
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Ekonomi

Nafta deri në 150 USD/ fuçi: Katari paralajmëron katastrofë energjetike nëse lufta intensifikohet

6 Mars, 2026
Artikulli pas
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Qeveria miraton rregullat për kreditë me garanci shtetërore që nuk janë shlyer

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

MINIKASKO në SIGAL, zgjidhje inteligjente për vetëm 3 000 lekë
Ekonomi

MINIKASKO në SIGAL, zgjidhje inteligjente për vetëm 3 000 lekë

Nga SkyWeb
15 Tetor, 2025
0

Prej më shumë se një dekade, SIGAL Insurance Group ofron në tregun shqiptar siguracionin MINIKASKO, një produkt praktik dhe i...

Lexo të plotë
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

10 Prill, 2025
Alba Zylfo dhe Lorela Ballabani nxjerrin zbuluar Nadir Çaushollin: “Jemi pronare në letra, kontrollin e ka CFO Pharma”

Alba Zylfo dhe Lorela Ballabani nxjerrin zbuluar Nadir Çaushollin: “Jemi pronare në letra, kontrollin e ka CFO Pharma”

14 Nëntor, 2025
Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

360 mijë pasagjerë nga rajoni përdorën TIA-n në 7-mujorin e parë të 2025-ës

4 Tetor, 2025
“Një tra në Llogara”, si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

“Një tra në Llogara”, si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

4 Shtator, 2025

Të Fundit

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit

7 Mars, 2026
Franca shton numrin e kokave bërthamore, çfarë do të thotë doktrina e re e saj për Europën

Franca shton numrin e kokave bërthamore, çfarë do të thotë doktrina e re e saj për Europën

7 Mars, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Qeveria miraton rregullat për kreditë me garanci shtetërore që nuk janë shlyer

7 Mars, 2026
Qeveria vendos: E premtja ditë pushimi për administratën

Qeveria kompenson bizneset për rritjen e pagës minimale, mbulohen kontributet shtesë deri në shtator 2026

7 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr