• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 17 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Konkurrenca hap hetim për tregun e sigurimeve: Fokusi te TPL dhe Kartoni Jeshil

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës pritet të hapë një hetim për tregun e sigurimeve në Shqipëri, duke e vendosur këtë sektor në qendër të vëmendjes institucionale për shkak të dyshimeve mbi funksionimin e konkurrencës.

Kreu i Komisionit të Konkurrencës, Denar Biba, ka konfirmuar se tregu i sigurimeve do të jetë së shpejti objekt hetimi, duke iu përgjigjur kërkesave të përsëritura nga Komisioni Kuvendor për Ekonominë, Financat dhe Punësimin, por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi shtrirjen apo kohëzgjatjen e procesit.

Në fokus të diskutimeve ka qenë veçanërisht tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, një segment që prej kohësh ngre pikëpyetje mbi nivelin real të konkurrencës.

Një projektrezolutë e hartuar vitin e kaluar nga Komisioni i Ekonomisë, edhe pse nuk u miratua nga Kuvendi, kërkonte hetim me prioritet të produkteve TPL dhe Karton Jeshil. Dokumenti parashikonte analizimin e praktikave që mund të kenë ndikuar në kufizimin e konkurrencës dhe në fiksimin e çmimeve, si dhe mënyrën e shkëmbimit të informacionit mes operatorëve të tregut.

Sipas projektrezolutës, hetimi duhet të përfshijë edhe verifikimin e ndikimit të këtij shkëmbimi informacioni në sjelljen tregtare të kompanive të sigurimit, si dhe të identifikojë çdo mekanizëm që mund të çojë në koordinim çmimesh apo ndarje tregu.

Një tjetër element i ngritur është ekzistenca e mundshme e platformave digjitale apo algoritmeve që mund të përdoren për koordinimin e çmimeve dhe shpërndarjen e të ardhurave mes kompanive, çka nëse provohet do të përbënte një shkelje të rëndë të konkurrencës.

Nga ana tjetër, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka mbajtur një qëndrim më të rezervuar. Në një deklarim të mëparshëm për Monitor, AMF vlerësonte se tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik shfaq një nivel të pranueshëm të konkurrencës, duke theksuar se natyra e rregulluar dhe e standardizuar e këtij produkti ndikon në mënyrën si funksionon tregu.

Sipas AMF-së, pavarësisht këtyre karakteristikave, ekziston presion konkurrues mes shoqërive të sigurimit, megjithatë vlerësimi përfundimtar mbi sjelljet anti-konkurruese mbetet kompetencë ekskluzive e Autoritetit të Konkurrencës.

Tregu i sigurimit TPL nuk është për herë të parë nën vëzhgim. Edhe në të kaluarën ai ka qenë objekt hetimi, por problematikat e evidentuara janë adresuar kryesisht përmes rekomandimeve ndaj Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Hetimi i ri pritet të japë një panoramë më të qartë mbi funksionimin real të këtij tregu dhe nëse praktikat e ndjekura nga operatorët kanë cenuar konkurrencën dhe interesat e konsumatorëve.

Artikulli para

Një dosje per SPAK/ OBP bën çorap tenderin e reagentëve derisa ia jep deputetit të PS Vasil Llajo me ofertën më të LARTË: Plasin ankesat në KPP

Artikulli pas

Celibashi nxjerr në shitje fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 Majit bashkë me zarfet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët
Ekonomi

AKSHI shpall fituesin e tenderit të recetave në mes të stuhisë së hetimeve të SPAK pas mega-vjedhjes së fondeve publike

17 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

17 Mars, 2026
Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri
Ekonomi

Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri

17 Mars, 2026
Qeveria heq kontrata 1 euro, ndryshon ligji i koncesioneve
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor, rritet lehte euro, bie dollari

17 Mars, 2026
Celibashi nxjerr në shitje fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 Majit bashkë me zarfet
Aktualitet

Celibashi nxjerr në shitje fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 Majit bashkë me zarfet

17 Mars, 2026
Një dosje per SPAK/ OBP bën çorap tenderin e reagentëve derisa ia jep deputetit të PS Vasil Llajo me ofertën më të LARTË: Plasin ankesat në KPP
Ekonomi

Një dosje per SPAK/ OBP bën çorap tenderin e reagentëve derisa ia jep deputetit të PS Vasil Llajo me ofertën më të LARTË: Plasin ankesat në KPP

17 Mars, 2026
Artikulli pas
Celibashi nxjerr në shitje fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 Majit bashkë me zarfet

Celibashi nxjerr në shitje fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 Majit bashkë me zarfet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen të prekurit. Prurjet e plastikës në lumenj, krim!
Aktualitet

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen të prekurit. Prurjet e plastikës në lumenj, krim!

Nga Editor
11 Janar, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se moti I keq ka qene jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin....

Lexo të plotë
PROJEKTI/ Kulla ngjyra-ngjyra në Vlorë

PROJEKTI/ Kulla ngjyra-ngjyra në Vlorë

10 Korrik, 2025
Shqiptarët jetojnë “të dalë ku të dalë”, të fundit në rajon për sigurimin e jetës: Pse kjo nuk shkon

Shqiptarët jetojnë “të dalë ku të dalë”, të fundit në rajon për sigurimin e jetës: Pse kjo nuk shkon

22 Tetor, 2025
“South Texas News”: Shqipëria, destinacioni evropian nën radarin e turistëve amerikanë

“South Texas News”: Shqipëria, destinacioni evropian nën radarin e turistëve amerikanë

16 Dhjetor, 2025
Gazsjellësi TAP, një mundësi e humbur e Shqipërisë?

Gazsjellësi TAP, një mundësi e humbur e Shqipërisë?

9 Prill, 2025

Të Fundit

DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët

AKSHI shpall fituesin e tenderit të recetave në mes të stuhisë së hetimeve të SPAK pas mega-vjedhjes së fondeve publike

17 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

17 Mars, 2026
Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri

Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri

17 Mars, 2026
Mbi 42 mijë vizitorë panë nga afër sitet e trashëgimisë kulturore gjatë dy muajve

Mbi 42 mijë vizitorë panë nga afër sitet e trashëgimisë kulturore gjatë dy muajve

17 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr