Trashëgimia kulturore dhe historike e vendit tonë po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga vizitorët.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se gjatë dy muajve të parë të vitit 2026, plot 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të njihen nga afër me historinë dhe kulturën shqiptare.
Sipas tij, 21,134 persona kanë vizituar muzetë kombëtarë, 14,394 parqet arkeologjike, ndërsa 6,723 të tjerë kanë eksploruar kalatë dhe monumentet e kulturës.
Gonxhja theksoi gjithashtu se tre sitet më të frekuentuara kanë qenë Parku Arkeologjik i Shkodrës me 8,587 vizitorë, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 8,176 vizitorë dhe Kalaja e Gjirokastrës me 5,513 vizitorë. /skyweb.al
















