• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 18 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Plas në Gjoricë të Bulqizës, banorët kundër dhënies me qira të kullotave nga bashkia te privatët

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Mars, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Plas në Gjoricë të Bulqizës, banorët kundër dhënies me qira të kullotave nga bashkia te privatët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një dëgjesë publike e organizuar nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës në fshatin Gjoricë e Poshtme është shoqëruar me tensione të forta, ku në qendër të debatit ka qenë kundërshtimi i banorëve ndaj dhënies me ankand të sipërfaqeve pyjore dhe kullosore.

Takimi, që synonte informimin për parcelat që pritet të jepen për përdorim ekonomik, u kthye në një përplasje të drejtpërdrejtë mes komunitetit dhe përfaqësuesve të Bashkisë.

Banorët ngritën shqetësimin se këto toka përdoren prej vitesh si kullota dhe janë jetike për mbajtjen e bagëtive.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave nuk specifikuan qartë zonat që do të jepen në ankand, çka shtoi dyshimet dhe acaroi më tej situatën.

Përfaqësuesit e Bashkisë u mbrojtën me argumentin se toka është pronë e institucionit dhe mund të përdoret për projekte të ndryshme ekonomike.

Por për banorët, problemi është më i thellë.

“Po na merren kullotat, nuk kemi ku të mbajmë bagëtinë”, ishte një nga reagimet më të forta gjatë dëgjesës, siç raporton Bulqizaime.com.

Sipas tyre, dhënia e vazhdueshme e tokave për projekte, kryesisht energjetike, po redukton ndjeshëm hapësirat për blegtori, duke goditur drejtpërdrejt burimin kryesor të të ardhurave për shumë familje.

Ata paralajmërojnë se nëse ky trend vijon, zona rrezikon të boshatiset nga aktiviteti tradicional dhe të humbasë funksionin ekonomik rural.

Banorët theksojnë se nuk janë kundër investimeve, por kundërshtojnë mënyrën se si po realizohen, duke pretenduar se procesi i dëgjesave është formal dhe pa ndikim real në vendimmarrje.

Sipas tyre, në disa raste ka pasur edhe presion për të dhënë dakordësi, ndërsa dyshojnë se fituesit e ankandeve janë të paracaktuar.

Brenda pak javësh, Bashkia Bulqizë ka dhënë me ankand mbi 100 hektarë tokë për projekte energjetike, ndërsa në plan janë edhe sipërfaqe të tjera.

Kjo po shihet nga banorët si një përhapje e pakontrolluar e projekteve që po “gërryen” kullotat dhe hapësirat e përbashkëta.

Nga ana tjetër, një pjesë e banorëve mbështetën iniciativën, duke argumentuar se investimet sjellin zhvillim dhe të ardhura për zonën, ndërsa theksuan se Bashkia ka të drejtë të vendosë për përdorimin e pronës së saj.

Megjithatë, përplasja në Gjoricë e Poshtme nxori në pah një konflikt të qartë mes zhvillimit të projekteve dhe mbijetesës së ekonomisë lokale, ku blegtoria mbetet ende shtylla kryesore e jetesës për komunitetin.

Artikulli para

Vendimi për të mbyllur Zërin e Amerikës konsiderohet i paligjshëm nga gjykata

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vendimi për të mbyllur Zërin e Amerikës konsiderohet i paligjshëm nga gjykata
Aktualitet

Vendimi për të mbyllur Zërin e Amerikës konsiderohet i paligjshëm nga gjykata

18 Mars, 2026
Aeroporti i Tiranës dhe ACI Europe nënshkruajnërezolutën për angazhimin drejt “Net Zero”
Aviacion

Aeroporti i Tiranës dhe ACI Europe nënshkruajnërezolutën për angazhimin drejt “Net Zero”

18 Mars, 2026
Borë në pranverë, zbardhet Dardha e Korçës
Aktualitet

Borë në pranverë, zbardhet Dardha e Korçës

18 Mars, 2026
LIGJI/ S’ka më letra, transporti i mallrave do të rregullohet përmes një dokumentacioni të unifikuar digjital
Ekonomi

LIGJI/ S’ka më letra, transporti i mallrave do të rregullohet përmes një dokumentacioni të unifikuar digjital

18 Mars, 2026
Jo vetëm protesta: Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID
Aktualitet

Jo vetëm protesta: Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID

18 Mars, 2026
Spanja kryeson rritjen ekonomike në Europë, Gjermania mbetet në fund
Ekonomi

Spanja kryeson rritjen ekonomike në Europë, Gjermania mbetet në fund

18 Mars, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet
Aktualitet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Nga Editor
27 Dhjetor, 2025
0

Është bërë e zakonshme që sa herë ka ndonjë ditë feste që bie afër fundit apo fillimit të javës edhe...

Lexo të plotë
Rama, kritika Europës nga Arabia Saudite: E kanë mendjen të armatosja dhe jo te paqja

Rama, kritika Europës nga Arabia Saudite: E kanë mendjen të armatosja dhe jo te paqja

28 Tetor, 2025
Integrimi në BE, Marta Kos: Më e vështirë mbyllja se hapja e kapitujve

Integrimi në BE, Marta Kos: Më e vështirë mbyllja se hapja e kapitujve

16 Shtator, 2025
Rama: Balluku, çështje e mbyllur. Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur. Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

15 Mars, 2026
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Interesat e larta dhe praktikat agresive të mbledhjes së pagesave të pashlyerja, institucionet financiare jobanka fituan 58 milionë euro gjatë 2024

10 Korrik, 2025

Të Fundit

Aeroporti i Tiranës dhe ACI Europe nënshkruajnërezolutën për angazhimin drejt “Net Zero”

Aeroporti i Tiranës dhe ACI Europe nënshkruajnërezolutën për angazhimin drejt “Net Zero”

18 Mars, 2026
Borë në pranverë, zbardhet Dardha e Korçës

Borë në pranverë, zbardhet Dardha e Korçës

18 Mars, 2026
“Travel and Tour”: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri

“Travel and Tour”: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri

18 Mars, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta

18 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr